Blog
15°Tiranë
Hyr

Blog › VIP Shqip

Berisha pranon sfidën e kovës me akull

Ish-kryeministri ka pranuar dhe nominimin e bërë për provën e kovës me akull të thirrur nga Artur Neli. "Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri…

·

Ish-kryeministri ka pranuar dhe nominimin e bërë për provën e kovës me akull të thirrur nga Artur Neli.

“Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë e kanë njoftuar në Facebook etj, se më kanë sfiduar me gjestin e derdhjes së kovës së ujit me akull mbi kokë, si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore që ka si qëllim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerozë amiotrofike laterale ALS (Amyotrophic Lateral Sclerosis).

Kjo është një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës së kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve të vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, lëvizjes së gjymtyrëve.

Duke falenderuar përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që më kanë nominuar, e pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur në llogarinë bankare të kësaj lëvizjeje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj, një shumë modeste”, – shkruan ish-kryeministri në Facebook.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?