Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Zbardhet shkresa, policia tentoi të shoqëronte Sali Berishën
Publikuar me 12 Dhj 2016

Zbardhet shkresa, policia tentoi të shoqëronte Sali Berishën

Ndërsa ka vijuar gjatë pasdites të së hënes mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, një e dhënë interesante e bërë e ditur në lidhje me dëshmitarin Sali Berisha.

Sipas burimeve mësohet se sot paradite policia ka shkuar në banesën e ish-kryeministri Sali Berishabpër ta marrë atë forcërisht.

Kjo vërtetohet në një shkresë që komisariati Nr.1 në kryeqytet i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit dhe konkretisht kreut të komisionit hetimor, Taulant Balla.

Por policia pretendon se nuk ka gjetur njeri në banesë dhe se dera nuk u hap kur ata trokiten.

Më pas shkresa për thirrjen me forcë të Berishës iu la punonjësit të Gardës së Republikës, që kujdesen për sigurinë e shtëpisë së ish-kryeministrit.

Por Berisha e ka nxierr blof urdhër-shoqërimin pasi zgjodhi të shkonte vetë në komision gjatë pasdites.

Gjithsesi Berisha ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Taulant Ballës, të cilin e ka akuzuar disa herë si “shpifës ordiner”. Lapsi.al siguron shkresën e policisë.

Nëse Berisha do të shoqërohej në makinën e policisë kjo nuk do të ishte hera e parë për të.

Kujtojmë se në vitin 2000 kur kryeministër ishte Ilir Meta, Sali Berisha u shoqërua për në një komisariat të Tiranës për disa orës për tu pyetur për disa ngjarje të ndodhura në Tropojë.

http://img.top-channel.tv/foto/lajme/1481568579121216_BERISHA_22_12.jpg


1229
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI