Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Mediat italiane: "Korabi", anija e mbushur me mbeturina radioaktive
Publikuar me 14 Nen 2016

Mediat italiane: "Korabi", anija e mbushur me mbeturina radioaktive

Gjate emisionin "le iene", qe transmetohet nga media italiane (Italia uno, Mediaset), ne nje kronike qe fliste per anije te mbushura me mbetje radioaktive apo kimike qe mbyteshin qellimisht ne thellesite e adriatikut apo te jonit ka dale ne shesh edhe ajo e anijes shqiptare "Korabi".

Ne kronike ajo permendet se gjate viteve 90 ajo ka tentuar te ankorohej prane portit italian te Palermos por eshte refuzuar pasi eshte zbuluar se anija kishte rezatim teper te forte radioaktiv. Mepas ajo i eshte drejtuar portit te Kalabrise (gjithmone ne jug te italise) dhe mepas nuk ka rezultuar te kete rrezatim radioaktiv.

Gazetari italian pyeste me te drejte se ku mund ta kishte lene ngarkesen radioaktive qe me shume gjasa duhet ta kete hedhur ne det te hapur.
Kronika qe kishte ne qender te fokusit te saj anijen italiane "Rigel" e mbushur me ngarkese radioaktive e cila ishte fundosur qelimisht per te zhdukur ngarkesen e saj. Por kane ne pah se numeri i anijeve te mbushura me mbeturina kimike apo radioaktive jane me shume, rreth 40 te tilla te shperndara ne mesdhe.

Nje masaker ambientale e ketyre permasave do te kete efektete katastrofike per popullsine, duke filluar nga peshkimi ku mund te gjejme peshq me rrezatim radioaktiv e deri tek ndotjet e plazhve te te gjithe mesdheut.

Kronika e televizionit italian na sjell ne mend se sa e sigurte eshte importimi i mbeturinave, se sa te pergjegjshem jane politikanet tane qe per pak desh na sollet armet kimike ne shqiperi, se ambjenti qe na rrethon do te jete e ardhmja e femijeve tane. Po helmojme planetin ne te cilin jetojme vete ne.

Shiko Kroniken "La nave radioattiva nascosta nel nostro mare"


1346
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI