Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Protesta: Organizatorët rrëfejnë censurën e pushtetit dhe tentativën për ti përçarë
Publikuar me 18 Nen 2013

Protesta: Organizatorët rrëfejnë censurën e pushtetit dhe tentativën për ti përçarë

Protestat tek Kryeministria

Kryeminitri Rama ne tentativen e tij per te rifituar kredit mbi elektoratin e tij dhe politiken populiste tha se ishte i ekzaltuar se njerezit ishin te lire te protestonin pa pasur frike qe dikush ti qelloje nga kryeministria, por a ishte me te vertete keshtu? Ai tha gjithashtu se nuk do ti tradhetonte kurre ata qe e kishin zgjedhur nderkohe qe parimisht kishte pranuar ti sillte armet por terheqja e tij ishte per shkak te presionit te protestuesve dhe jo se i interesonte rreziku qe sillnin keto arme. Ne deklaratat e tij Rama asnjehere nuk permendi perfitimin ekonomik qe do te merrete shqiperia nese do ti pranonte ato duke vene ne nje plan jeten e njerezve me parate qe do te merrte.

Gjate intervistes se tyre ne “Panorama”, tre iniciatoret e faqes ne FB, “nje milione shqiptare kunder armeve kimike”,  Albi Bardhi, Vehap Kola dhe Ergi Bardhi tregojne perpjekjen e shoqatave per t’i percare, tentativen e “MJAFT”-it per t’i larguar nga sheshi naten e se enjtes dhe pranojne se para Kryeministrise iu bllokuan telefonat. 

“Ishte shumë bukur të shikoje mëngjesin e së premtes. Fillimisht na u afruan shumë gjimnazistë në protestë, pastaj vinin prindërit dhe studentët. Ne nuk mbeteshim asnjëherë vetem dhe ky ndërrimi i brezave për të njëjtën kauzë ishte shumë i bukur. Në fund protestës iu bashkuan edhe më shumë protestues, pasi ne po njoftonim për pjesëmarrje masive në orën 17:00. Në këtë moment patëm shumë probleme me valët e telefonave dhe nuk po postonim dot thirrje te faqja në Facebook. Detyroheshim të largoheshim deri te TVSH-ja për të bërë postimet nga telefoni. Na ndihmoi edhe një miku jonë që punon në një kompani celulare, i cili na solli një përforcues valësh të lëvizshëm”- thote Albi Bardhi.

Kurse Vehap Kola, thote se dtën e premte shoqatat kanë dashur ta përçajnë protestën, duke i ndarë grupet shoqërore, gjë që ata nuk e donin.

“Madje, të premten paradite kur ne nuk kishim foni ende, përfaqësues të shoqatave po montonin një foni të fuqishme te Piramida. Ne i ndaluam duke i paralajmëruar që të mos e përçanin protestën, ndryshe do ndesheshin me reagimin e studentëve”- thote ai.


777
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI