Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Humbja tragjike, mesazhe pa fund ngushëllimi
Publikuar me 21 Nen 2013

Humbja tragjike, mesazhe pa fund ngushëllimi

Mesazhe te shumta ngushellimi per humbjen e madhe familjes, te afermve e miqve. 

Basha: “Koli do te mbetesh perjete mes nesh”. Me kete mesazh kreu i PD-se Lulzim Basha ka shoqeruar postimin me te fundit ne faqen e tij zyrtare ne FB, se bashku me nje foto te deputetit te ndjere Sokol Olldashi. 

Isa Mustafa: Partia Demokratike e Shqipërisë humbi një veprimtar të madh të demokracisë së re shqiptare kurse shteti shqiptar një anëtar të spikatur të legjislacionit. Vdekja tragjike e Sokol Olldashit është një humbje e cila kapërcen kufijt e shtetit shqiptar. Ishte njeri me dije dhe kulturë evropiane, njeri që komunikonte me gjuhën dhe logjikën evropiane, prandaj të gjithë ne do ta ndjejmë mungesën e njeriut tone-shkruan Isa Mustafa ne mesazhin e tij ngushellues. I shpreh ngushllimet e mia më të thella familjes Olldashi për humbjen e më të dashurit të saj, kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe Parlamentit Shqiptar për humbjen e një figure të madhe të demokracisë.

Fatos Nano: Me hidhërim të thellë morra vesh lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe.
Jakup Krasniqi: Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe. Humbje e madhe për familjen dhe për Kuvendin. Familja ka humbur njeriun më të dashur

Oerd Bylykbashi: Do të të kujtoj ashtu si në ditën e parë kur u njohëm në gjimnaz në 1988. Do të të kujtoj si nxënës i shkëlqyer, inteligjent, i shkathët, poet i talentuar dhe me kitarën tënde në dorë. Të mbaj mend në qindra momente të tjera në këto 25 vite miqësi e punë. Mbi të gjitha, do të të kujtoj atë ditë të ftohtë të shkurtit 1991, në palestrën e gjimnazit “Naim Frashëri”, kur mes nxënësve që protestonim dhe solidarizoheshim me grevën e urisë së studentëve, ti u ngjite mbi kokat tona mbi një shkallë druri të mbështetur në mur. Në atë moment ti u bëre lider i të gjithë neve. Ai do jetë imazhi që do ruaj përgjithmonë për ty, mik i vjetër! U prehsh në paqe Koli!

Tritan Shehu: Humbëm një shok, një mik. Humbje e tmerrshme për atë dhe familjen. Humbje e tmerrshme për politikën e shoqërinë. Ngushëllimet më të thella.

Eglantina Gjermeni: E tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i kolegut Sokol Olldashi. Ngushëllime të sinqerta familjarëve për këtë humbje të rëndë. U prefsh në paqe Sokol!
Majlinda Bregu: Lamtumire Koli! Lamtumire miku im i mire!
Pac paqe ne ate bote me shume se trazirat e kesaj qe le!

Mesila Doda: Lamtumire miku im! Ishe me i mire se c’duhej per kete bote. Zoti te dhente paqen! 

Eduard Halimi: Lamtumirë i dashur miku im. 

Ramush Haradinaj: Në këto momente të rënda të dhimbjes e të pikëllimit, u përcjell ngushëllimet më të thella juve personalisht, ish-kryeministrit Berisha dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke bashkëndjerë me të gjithë ju për humbjen e madhe, më lejoni t’jua përcjellë respektin e thellë për figurën dhe personalitetin e z. Olldashi, për kontributin e tij të shquar në ngritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë, të demokracisë dhe të shtetit shqiptar në kohën e tranzicionit, e veçanërisht në dekadën e fundit, ku z. Olldashi la gjurmë dhe u shqua në të gjitha përgjegjësitë, qoftë si ministër, qoftë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Duke qenë me juve në këto momente, ua përcjellë bindjen se do të gjeni forcën dhe kurajon për ta përballuar dhimbjen për humbjen e kolegut të mirë dhe politikanit të shquar shqiptar, z. Sokol Olldashi. 

Behgjet Pacolli: Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lartë kontrubutin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta e Olldashit është e dhimbshme.

Ali Ahmeti: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një telegrami ngushëllimi ka shprehur ngushëllime në adresë të familjes Olldashi, lidhur me vdekjen tragjike të birit të tyre dhe deputetit Sokol Olldashi në aksidentin që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Tiranë – Elbasan. 
“Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohëshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të BDI dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Kontributi i Sokolit në të gjitha zhvillimet demokratike në Shqipëri është i lartë dhe vepra e tij do të kujtohet me shumë respekt dhe mirënjohje nga të gjithë shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në çdo vend tjetër ku ata jetojnë. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”, theksohet në telegramin e kryetarit të BDI-së.

Shpëtim Idrizi: U prehtë në paqe Koli, Zoti ia lehtësoftë humbjen e dhimbjen familjes dhe miqve!

Kastriot Islami: I dashur Koli! Sonte morëm vesh një lajm tronditës deri në fund të pabesueshëm. Një ngjarje e rëndë për familjen e të afërmit, miqtë, kolegët, të gjithë ne… Uroj të prehesh i qetë. Zoti i dhëntë forcë familjes!

Gerti Bogdani: Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen, prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t’i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre! R.I.P. MIK!

Shegushe Ligori: Kam biseduar me të kur ishte ministër i Transporteve për punimet në rrugën që i mori jetën! Fliste me shumë pasion për këtë investim! Madje edhe për ristrukturimin e rrugës së vjetër për ta bërë atë turistike… Ngushëllime familjes dhe të afërmve të deputetit e politikanit të karrierës, Sokol Olldashi!

Taulant Balla: Një lajm i hidhur në këtë mbrëmje për të gjithë ndarja nga jeta e kolegut tonë, Sokol Olldashi. U prefsh në paqe, Sokol!

Erjon Braçe: U prehtë në paqe Sokol Olldashi!

Piro Lutaj: I trishtuar pa masë për aksidentin tragjik, i cili i mori jetën kolegut tim Sokol Olldashi, nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjarët e Sokolit, në mënyrë të veçantë bashkëshorten dhe 2 djemtë. U prehtë në paqe Sokoli i paharruar!

Rudina Seseri: Ngushëllime dhe keqardhje për Sokol Olldashin dhe familjen e tij në këtë mbrëmje të vështirë.

Andis Harasani: Refuzoj ta besoj lajmin për mikun tim, Sokol Olldashi!

Astrit Bushati: Humbëm një mik! Ndihem keq! Pushofsh në paqe, Kol!

Alfred Peza: E tmerrshme… E takova mikun dhe kolegun tim Sokol Olldashi sot ne 18:30 ne bar-in e Hotel Rogner…


828
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI