Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

"Fiks Fare" zbulon blerien e votave nga Partia Socialiste në Korçë
Publikuar me 05 Nen 2013

"Fiks Fare" zbulon blerien e votave nga Partia Socialiste në Korçë

Dymijë lekë një votë! Kaq ka kushtuar vota e një studenti të qytetit të Korçës për kandidatin e majtë për postin për kryetar bashkie të këtij qytetit, Sotiraq Filo.

“Fiks Fare” zbuloi abuzimet e shtabit elektoral të kandidatit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e së dielës në bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo.

Për të sigurt fitoren në këtë qytet anëtarët e shtabit elektoral të PS, nën siglën e Rilindjes, kanë paguar studentët që kanë ardhur nga Tirana për të votuar.

Kamerat e “Fiks Fare” kanë filmuar të gjithë procesin e pagesës që u është bërë studentëve në këmbim të votës.

Fitorja e Filos- sipas KQZ-së- ishte me një numër të madh votash kundrejt kundërshtarit të tij.
Taktikat e përdorura nga Partia Socialiste për të arritur fitoren në këtë qytet, u zbuluan nga kamerat e fshehta të emisionit “Fiks Fare”.

Shtabi i PS-së nuk mund të linte çdo gjë në mëshirë të fatit duke kontribuar edhe vetë, sipas mënyrës së tyre, në fitoren e kandidatit Sotiraq Filo.
Një shtab pune i ngritur posaçërisht për fushatën u kujdes deri në detaje.

Qëllimi kryesor për ta në këto zgjedhje ishte vota e studentëve korçarë, që vazhdojnë studimet e larta në Tiranë.
Mënyra për t’i tërhequr drejt kutive të votimit, ishte mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit gjatë fundjavës, pra, 2000 lekë të reja për çdo votë pro PS-së.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë zbuluar me detaje mënyrën se si shtabi i PS-së operonte me studentët, të cilët më përpara kontaktoheshin në telefon, ku u tregohej fillimisht që duhet të votonin e më pas të shpërbleheshin.

Të gjithë studentët që do të votonin kandidatin e PS-së, ishin të regjistruar në një listë, të cilën e mbanin disa të rinj, anëtarë të shtabit të zotit Filo.
Në këtë listë studentët ishin të regjistruar me numra telefoni celular.

Pasi verifikonin që studentët kishin votuar nëpërmjet bojës në gishtin e madh të dorës, atëherë bëhej pagesa prej dymijë lekësh.
Gazetarët e “Fiks Fare” arrijnë të komunikojnë vetë me disa studentë, të cilët pohojnë se janë kontaktuar në telefon nga shtabi i PS-së së Korçës në bazë të një liste të përpiluar nga vetë ata, ku dhe u është komunikuar shpërblimi prej 2000 lekësh të reja në shkëmbim të votës. 

Të gjithë këta studentë, të cilët ishin telefonuar nga shtabi i PS-së dy ditë përpara ditës së zgjedhjeve, drejtoheshin tek zyra e ngritur posaçërisht për të marrë shpërblimin prej 2000 mijë lekësh të reja.

Si zyrë për të tërhequr lekët e votimit shërbente një shtëpi në një lagje të Korçës.
Studentët, me kartën e tyre të identitetit, drejtoheshin tek kjo zyre ku u mbaheshin shënim të dhënat si dhe numrat e telefonit.

Studentët që nuk kishin emrin në listë nuk përfitonin shpërblimin.
 
Biseda me dy vajza korçare, studente në Tiranë
Studentja – Mua më thanë, bile i takova atje tek qendra e votimit. Votove, po, po, i thashë unë, pa merak, edhe më tha bile ma jep çik emrin që të ashu, që të them që votove, nuk është se do vëmë vetë. Mjafton dhe atje te dera të rrish, i kupton të tëra, nuk është e nevojshme, ça është ky 2 mijë lekësh që hyn e del. Tek Dolce Vita, rrugica ktu ku ikën për te 3-shi, te Folia. Kemi ikur me studime të gjithë  në Tiranë dhe nuk kthehemi më. Partia Socialiste jep shuma lekësh që unë të votoj për ta.
Fiksi – Sa lek do ju japim ju ata?
Studentja – 20 mijë (të vjetra).
Fiksi – Po pak janë.
Studentja – Po vetëm rrugën që të vesh e të vish, sepse s’vinë të votojnë njëherë, është p.sh si në Selanik, e marrin ata që janë emigrantë dhe paguajnë vetëm rrugën, nuk është se japin lek… Nuk ka shumë votues.
 
Biseda me dy qytetarë korçarë, të cilët tregojnë ku ndodhej zyra e PS-së që ndante lekët.
Fiksi – Ku është ajo selia, se s’po e gjej tamam se… selia e PS, se do marr ca lek?
Banor i Korçës – Kjo këtu thua?
Fiksi - Jo, që do merrja lekët.
Banor i Korçës – Aaaaaa, është na rruga tjetër, do ikësh drejt.
Fiksi – Këtej?
Banor i Korçës – Po.
Fiksi – Është e sigurt që është këtej se mua më thanë këtej?
Banor i Korçës – Po, e sigurt është, jo, jo, ja si ta shpjegoj, drejt e ke majtas.
Fiksi – Unë jam studente dhe më thanë që hajde voto e të japim lekët.
Banor i Korçës – Ku votove? Në cilën lagje?
Fiksi – Ëë…
Banor i Korçës – Në cilën lagje voton, ku e ke emrin se ti duhet ta dish?
Fiksi – Ore, unë jam për një shoqe.
Banor i Korçës – Aha.
Fiksi – Po më tha ajo shko se s’kam ëë… Lagjja nr.4.
Banor i Korçës – A, lagjja nr.4. Rruga drejt e ke majtas.
 
Biseda me anëtarët e shtabit të Rilindjes
Studentja : Mirëdita! Si jeni? …. quhem.
Stafi i Rilindjes: Si? Ju kanë lajmëruar?
Studentja: Po, më kanë marrë në telefon, ku më thanë që pasi të votoja, duhet të vija të paraqitesha këtu.
Stafi i Rilindjes: Po (pohon me kokë numrin e telefonit).
Studentja: 06……
Stafi i Rilindjes: Po përderisa je njoftuar, duhet të jesh në rregull, se na duhen dhe për herë të tjera ëëëë….
Studentja: Po, patjetër!
Stafi i Rilindjes: Ju faleminderit që na mbështesni!
 
***
Studentja: Si jeni, mirë? Erdha përsëri se solla këto gocat e tjera që s’e dinin.
Stafi i Rilindjes: Si e keni emrin? Hidhni një firmë këtu dhe shikoni është numri yt këtu?
Votuesja: Po, faleminderit e mirupafshim!
Stafi i Rilindjes: … Të kanë njoftuar në telefon?
Studentja: Po.
Studentja 2: Mua ma sollën emrin?
Stafi i Rilindjes: Jo, jo, s’ka ardhur, po ashtu siç folëm në telefon.
Stafi i Rilindjes: Nuk ka ……
Stafi i Rilindjes: Si, si e ka? Kush të ka sjellë ty?
Studentja: ……
Studentja: Mund të largohem unë nëse s’e gjeni emrin?
Stafi i Rilindjes: Ja prit dhe pak të lutem!
Studentja: Ja…
Stafi i Rilindjes: Ky është numri, ju kanë marrë në telefon edhe ty, edhe vëllain?
Studentja: Po.
Stafi i Rilindjes: (pyesin njëra– tjetrën nëse e kanë emrin në listë të studentes).
Fiksi: 06… kush e ka?
Stafi i Rilindjes: Unë e kam (vajza me shall).
Fiksi: Ky numër na ka marrë ne.
(Një student thërret një nga vajzat e stafit të Rilindjes duke i treguar një emër)
Stafi i Rilindjes: Po pra, po, nuk e kam fare as tek emigrantët, as tek studentët.
Stafi i Rilindjes: Kur je lajmëruar?
Studentja: Pardje.
Stafi i Rilindjes: Të premten në darkë.
Ku është ajo me të verdhë (lista), që e kishim në shtesa?
Ajo mos është në kompjuter?
Epo shihe aty në kompjuter.
 
***
Stafi i Rilindjes: Në qershor keni ardhur, keni tërhequr??
Studenti: ….
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka marrë në telefon?
Studenti: Urdhëro!
Stafi i Rilindjes: Ju kanë marrë në telefon?
Studenti: Po, na kanë lajmëruar…
Stafi i Rilindjes: Kush ju ka lajmëruar?
Studenti: Po nuk e di, më lajmëruan.
Stafi i Rilindjes: Vajzë, mashkull?
Studenti: Vajzë ishte.
Stafi i Rilindjes: I mbani mend emër apo mbiemër?
Studenti: Jo!
Stafi i Rilindjes: (kërkojnë nëpër lista) Nuk ka… Nuk kam as numrin tuaj të telefonit.
Studenti: Mirupafshim!

 


1053
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI