Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Emigrantët shqiptarë: Vjedhja si alternativë pune
Publikuar me 19 Dhj 2013

Emigrantët shqiptarë: Vjedhja si alternativë pune

Po behet gjithnje e më problematik krimi i vjedhjes ne itali. Kriza ekonomike, papunesia ne shqiperi po behen faktore per te bere nje grusht para me ane te vjedhjes ne shtepia. Vetem pak dite mepare ne qytetin e Breshas ne itali nje i ri shqiptare, rreth 26 vjec, u vra nga i zoti i shtepise pasi e zyri ate duke vjedhur ne shtepine e tij. Pervec shqetesimit te vete banoreve nga vjedhjet e shumta keto kohe, banoret e Breshas jane solidalizuar me ate qe kreu vrasjen, biles edhe vete drejtesia italiane e ka lene te lire autorin e vrasjes pasi nuk ka fakte se ishte nje vrasje me dashje.

Ky fenomen po demton shume imazhin emigranteve shqiptare qe jetojne e punojne ndershmerisht dhe po ben qe te rritet ksenofobia ndaj tyre. Liberalizimi i vizave ka bere qe shume te rinj shqiptare te shtyre nga papunesia dhe pamundesia per te gjetur pune ne vendet evropiane t'i futen rruges se krimit te vjedhjes ne banesa.

Mirepo ky fenomen po behet shume shqetesues per vendasit dhe pervec shembullit te keq qe po i krijojne emigranteve te ndershem kjo mund t'i kushtoje shtrenjt shqiperise duke çuar drejt penalizimit liberalizimin e vizave. Kjo mund te verehet edhe ne refuzimin e statusit te vendit kandidat pak dite mepare nga disa vende evropiane. Qeveria shqiptare duhet te beje menjehere marreveshje me vendet evropiane per t'i dhene pergjigje ketij fenomeni te shemtuar.


916
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI