Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Deklarata që çuditi botën:"Sarina lahet me sapun". Braçe kërkon falje
Publikuar me 16 Nen 2013

Deklarata që çuditi botën:"Sarina lahet me sapun". Braçe kërkon falje

Deputetit i PS, Erion Braçe ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij se me lëndën kimike sarinë mund të lash duart edhe me sapun.

“Unë nuk jam specialist i këtyre armëve, kam pyetur e kam dëgjuar për to. Nëse dikujt, më profesional, artikulimi im për sarinën në gjendje të lëngshme, për më tepër në rrugë e në kushte të papërshtatshme shpjegimi, i duket jo korrekt, kërkoj ndjesë”, u shpreh Braçe.

Deklarata e Braçes që çuditi botën

Deputeti Erjon Braçe zhvilloi një bisedë me studentët që kishin dalë në protestë për armët kimike, duke i tallur për njohuritë dhe informacionin që ata kanë për armët kimike.

Braçe: Kush të ka thënë që është armë?

Studenti: Media.

Braçe: E para të ka gënjyer, çfarë është arma? Shpërthen apo nuk shpërthen?

Studenti: Shpërthen.

Braçe: Atëherë kush do ta shpërthejë, unë dhe ti...

Studenti: Po vendet e tjera pse nuk e duan këtë armë?

Braçe: Ku e di ti?

Studenti: Kemi parë të gjitha hartat, studimet, nuk i lënë të kalojnë as në ujërat territoriale.

Braçe: Kë studim, mor kë studim?

Studenti: Unë s’po flas kot, kemi parë gjithë ato lajme.

Braçe: Kë studim, më thuaj kë studim?

Studenti: Po nuk ka rëndësi.

Braçe: A e kuptoni që po ju gënjejnë mor, po ju gënjejnë... A e di çfarë është sarina?

Studenti: Po e di, gaz është...

Braçe: Po nuk është gaz mo, është lëng, e di si të vret? Vetëm me shpërthim. Mund ta marrësh, ta prekësh në dorë dhe s’të bën asgjë. Ti lash duart me sapun dhe s’të bën asgjë. Çfarë dëgjoni mo?

Studenti: Pse nuk e duan vendet e tjera, vetëm një gjë më thuaj, pse nuk e duan?

Braçe: Cilat vende mo, cilat vende?

Studenti: Finlanda.

Braçe: E di ti ku bie Finlanda mo? Nga do t’i bjeri mo për të shkuar në Finlandë? E di ti ku është Siria?


1151
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI