Llogaria ime
AOL Portal
Revista

"100 vjetori" Mbërrijnë armët e Skënderbeut
Publikuar me 19 Nen 2012

"100 vjetori" Mbërrijnë armët e Skënderbeut

Kanë mbërritur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë mesditën e së hënës, kushte të larta sigurie, reliket e Skënderbeut, të cilat do të ekspozohen për shqiptarët më 22 nëntor. 

Objektet e Heroit tonë Kombëtar erdhën në vendin tonë nga Porti i Durrësit dhe pas mbërritjes në Muze, për 24 orë, përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut, si edhe gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Heroit tonë Kombëtar, do të qëndrojnë të ambalazhuara kështu, siç edhe kanë mbërritur pasi sipas specialistëve, objektet duhet të përshtaten me temperaturat e reja.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi thotë se objektet do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës. "Eshtë përcaktuar që ekspozita do të hapet në Sallën e Skënderbeut pasi aty është vendi më i përshtatshëm.

Objektet janë të mbyllura dhe janë të vendosura me kujdes nga vetë specialistët", thotë Malltezi. Ekspozita me reliket e Skënderbeut do të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar për 45 pas datës 22 nëntor dhe përpos kushteve të tjera të sigurisë, një kamera e posaçme është vendosur saktësisht në mjedisin ku do të ekspozohen armët e përkrenarja e Skënderbeut.

Reliket e Skënderbeut janë koleksionuar nga Muzeu i Vjenës prej vitit 1588.   


1121
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI