Llogaria ime
AOL Portal
Revista

Në kërkim të Mona Lisa-s
Publikuar me 11 Gus 2013

Në kërkim të Mona Lisa-s

Shkencëtarët në qytetin italian të Firences kanë hapur një varr për nxjerrjen e ADN-së që ata shpresojnë se do të identifikojnë modelen që pozoi për pikturën e famshme të Mona Lisa-s te piktorit dhe shkencëtarit të famshëm Leonardo Da Vinci.

Varri përmban familjen e Lisa Gherardini, gruaja e një tregtari mëndafshi, e cila besohet të jetë ulur përpara artistit.

Arkeologët shpresojnë se ADN do të ndihmojë për identifikimin e saj nga tre skelete të gjetura vitin e kaluar pranë një manastiri.

Për shekuj me rradhë ekspertët kërkojnë gruan në portretin e Mona Lisa-s, dhe arsyen për buzëqeshjen e saj të fshehtë.

Për të gjetur ADN u desh që shkencëtarët të hapin një vrimë në dyshemenë prej guri të kishës mbi dhomën e nëndheshme të tregtarit fiorentin të mëndafshit, Francesco Giocondo. Varri qëndron prapa altarit të Bazilikës Santissima Annunziata.

Shkrimtari dhe studiuesi Silvano Vinceti synon të krahasojë ADN nga eshtrat me atë të tre grave varrosur në manastirin e afërt të Shën Ursula. Lisa Gherardini vdiq atje si një murgeshë në 1542.

Shpresohet që disa nga kockat e gjetura t’i përkasin të paktën njërit prej personave me të cilët ajo kishte lidhje gjaku, sipas të gjitha gjasave me atë të të birit Pietro.

“Nëse gjejmë një lidhje midis nënës dhe fëmijës atëherë ne do të kemi gjetur se kush është Mona Liza”, tha Vinceti.

Leonardo da Vinçit iu deshën rreth 15 vjet për të përfunduar portretin më të famshëm të të gjitha kohërave dhe një nga pikturat e preferuara të artistit.

Portreti ishte vjedhur nga Muzeu i Francës në 1911 nga një ish-punonjës, i cili besonte se i përkiste Italisë.

Nëse ADN-ja përputhet, atëherë imazhi i Gherardini mund të gjenerohet përmes kafkës dhe të krahasohet me pikturën.


1191
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI