Llogaria ime
AOL Portal
Lifestyle

Virusi HIV, del në shitje aparati i vetëtestimit
Publikuar me 28 Pri 2015

Virusi HIV, del në shitje aparati i vetëtestimit

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura shpesh bëhen burim i përhapjes së virusit HIV, plagës më të madhe të shekullit XX, shkaktar për sëmundjen e SIDA-s.

Në Britaninë e Madhe vlerësohet se rreth 25 000 vetë nuk e dinë që janë mbartës të virusit, çka i bën ata rrezik për shoqërinë.

Prej ditës së hënë, në Mbreterine e Bashkuar ka dalë në shitje një aparat me anet te të cilit njerëzit mund të vetëtestohen ne çast nëse janë ose jo mbartës të virusit HIV,.

Kjo shpikje pritet të rrisë ndjeshëm numrin e personave që do të bëhen më të ndërgjegjshëm për sëmundjen dhe pasojat e saj.

Pajisja e quajtur BioSure teston antitrupat e gjakut tuaj nga vetëm pak pika të mbledhura nga një gisht i dorës dhe të jep rezultatin brenda 15 minutave, që sipas krijuesve është 99,7% i saktë.

SIDA është një sëmundje e menaxhueshme në ditët e sotme nëse zbulohet herët, por nëse virusi lihet pas dore, atëherë mund të ulë ndjeshëm jetëgjatësinë e personit të prekur

“Besoj se shumicën e njerëzve që kanë virusin HIV i pengojnë tri gjëra për të mos e zbuluar: mungesa e informacionit, paragjykimi dhe vetëbesimi i tepruar.

Shumë njerëz mendojnë se SIDA është sëmundje vetëm e personave gay dhe se atyre nuk do t’i ndodhë kurrë”, thotë Pol Fleming, përfaqësues i organziatës bamirëse “HIV Positive”.

Sipas tij, ky test shtëpiak do të ndihmojë mjaft në uljen e numrit të personave të padiagnostikuar me virusin, megjithatë ai ngre shqetësimin e reagimit që mund të ketë një person në shtëpi, i vetëm pasi zbulon që është mbartës i virusit HIV, edhe pse kompania BioSure rekomandon një vizitë urgjente te mjeku në këtë rast.


1524
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI