Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Simptomat e dominimit të stresit në shëndetin tuaj
Publikuar me 30 Sht 2016

Simptomat e dominimit të stresit në shëndetin tuaj

Stresi është 1 nga faktorët që ndikon më së shumti në shëndet.

Ja simptomat që tregojnë se stresi ju është kthyer në një sëmundje dhe po ndikon në jetën e përditshme:

Harresa: Sipas studiuesti Robert M. Sapolsky, stresi kronik shkakton probleme në tru. Nëse ai ju vazhdon për një kohë të gjatë do të keni probleme me kujtesën, me përqëndrimin etj.

Dhimbje koke: Shumica e dhimbjeve të kokës që përjetojnë të rriturit vijnë si pasojë e tensionit apo stresit. Në shumicën e njerëzve stresi kontrakton muskujt e pasëm të kokës dhe muskujt e qafës. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga stresi zakonisht shoqërohen me vështirësi për të fjetur gjumë, me nervozizëm, me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës dhe zhurmave etj.

Probleme me tretjen: Sipas dr Kenneth Koch, stresi ndikon edhe ne sistemin tretës. Stresi rrit aciditetin e stomakut dhe shkakton dispepsi. Ndonjëherë stresi mund të shkaktojë të përziera dhe të vjella gjithashtu.

Ndryshime të pashpjegueshme në peshë: Stresi shkakton renie apo shtim në peshë në mënyrë të pakuptueshme, në varësi të njerëzve.

Sëmundje të shpeshta: Njerëzit që kanë stres kronik sëmuren më shpejt dhe më lehtë. Kjo për arsyen se stresi kronik dobëson sistemin imunitar. Stresi prodhon nivele të larta të citokineve, komponime inflamatore qe janë të lidhura me çrregullimet autoimune.

Rënie flokësh: Stresi çrregullon ekuilibrin hormonal dhe për këtë arsye do të keni rënie flokësh, probleme me lëkurën, psoriasis etj.


1917
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI