Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Të lindurit në pranverë, rrezik nga tumoret e lëkurës
Publikuar me 26 Maj 2014

Të lindurit në pranverë, rrezik nga tumoret e lëkurës

Kush ka lindur mes muajit mars dhe maj ka shanse me te medha te zhvillimit te melanomes se lekures gjate jetes.

Ky eshte alarmi i dhene nga universiteti i Stanfordit dhe ai suedez i Landit te publikuar ne revisten International Journal of Epidemiology. Ekspertet thone se muajt e pare te shfaqes ne rrezet e diellit jane themelore per zhvillimin e melanomes qe ndikon ne zhvillimin e tumoreve te lekures.

CFARE ESHTE?
Melanoma eshte nje lloj tumori, i cili eshte me agresivi nder tumoret e lekures. E thene ndryshe: Nje femi i cili eshte ekspozuar vazhdimisht ne rrezet e diellit qe ne muajt e pare te jetes, ka me shume mundesi te zhvilloje nje tumore lekure kur te rritet. Studimi na thote se femijet e lindur ne pranvere kane mundesi te rrine me shume ne diell dhe me gjate per shkak te veres qe pason ne dallim me ata qe lindin ne vjeshte apo dimer.

Ne fakt, te gjithe duhet jemi te kujdesshem ndaj nishaneve qe kemi ne trup, pa dallim, nese jemi me floke te kuq apo kemi lekuren e bardhe, aplikimi i dusheve diellore (solar) apo kemi me shume se 50 nishane.
Duhet te verejme nese dalin nishane te reja apo ndryshijne ngjyre apo forme ato qe kemi sepse mund te jete nje sinjal qe nuk duhet ta nenvleresojme. Per kete duhet t'i drejtohemi nje dermatologu qe kryejme nje kontroll te nishaneve ne trup qe kemi.

KUJDESI
Ne cdo rast duhet te evitojme daljen ne diell gjate oreve me te nxehta gjate veres ose mbajme dicka te veshur qe na mbron nga rrezet e diellit. Ne plazhe, pishina etj. duhet te perdorim kremera me mbrojtje te larte qe na mbrojne nga rrezet e diellit, duke e lyer trupin cdo dy apo tre ore.


1802
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI