Llogaria ime
AOL Portal
Lifestyle

Studimi, fëmijët refuzojnë ushqimin nëse u themi se është i mirë
Publikuar me 21 Maj 2014

Studimi, fëmijët refuzojnë ushqimin nëse u themi se është i mirë

Prinder, sa here jeni munduar t'u jepni dicka per te ngrene femijeve duke u thene se eshte i mire apo se do ti beje me bukur, inteligjente etj.? Qindra here besoj.

Nje studim i kryer nga Universiteti i Northwestern ne SHBA dhe publikuar ne revisten "Journal of Consumer Research" tregon se femijeve u bie interesi kur dikush u premton se nje ushqim u ben mire, te bukur, te mençur, te shendetshem etj.

Femijet gjate moshes se rritjes mendojne se ushqimi nuk mund te kete disa funksione si: t'u beje mire dhe te shendetshem dhe njekohesisht te jete nje ushqim i shijshem. Sa here qe duam te detyrojme femijet te hane dicka, atyre u duket se duam t'ua imponojme duke i genjyer per shijen se gjoja u ben mire per dicka tjeter.

Studiuesit thone se kur duam t'u japim dicka per te ngrene eshte me mire te mos u themi gjë ose vetëm se eshte i mire dhe asgje me shume.

Kerkuesit kane kryer pese eksperimente ne 270 femije ne mosha te ndryshme (3 - 14) duke u treguar atyre histori femijesh qe hanin gjera te mira, te shendetshme apo qe nuk specifikonin asgje mbi efektet e ushqimit. Pothuajse ne te gjitha rastet femijet hanin ate ushqim te cilit nuk ishte specifikuar asgje. Apo hanin nje ushqim qe paraqitej si shume i shijshem ne krahasim me nje tjeter qe sjell benefitet te tjera si inteligjent, shendetshem, te bukur etj.

Tek adoleshentet - per shembull - ata nuk pelqejne me shume se gjashte lloje ushqimesh, duke u ndaluar vetem tek ushqimet qe realisht e dine se u pelqejne.


996
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI