Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Skandali! Materiale kafshësh në dhëmbët e pacientëve
Publikuar me 02 Kor 2014

Skandali! Materiale kafshësh në dhëmbët e pacientëve

Rregullimi i dhembeve kushton shtrenjt ne vendet e huaja? Hajde ti rregullojme ne shqiperi se kushton më lirë! Sa here e kemi degjuar kete teme te flitet mes emigraneve apo vete shqiptareve qe banojne ne atdhe mbi kostot e odontoiatrise. Besoj me qindra here.

Ndonese jemi gjithmone skeptike mbi sherbimet e shendetesise ne shqiperi prapeseprape aty shkojme, jo sepse duam qe ekonomia shqiptare te rritet por se na mungojne leket. Skepticizmin na e konfirmoje vete Komisioni i Punes dhe Ceshtjeve Sociale e Shendetesise qe tha se pajisjet e dentisteve ne shqiperi perdoren per kafshet ne BE. Me ne fund nje qe ankohet per cilesine e sherbimeve.
Mos valle eshte e nevojshme qe te flasim dhe per materialet e mbushjeve te dhembeve? Mos duam te flasim edhe per 70% te marterialeve te dentisteve qe futen kontrabande?

Sistemi shendetesor eshte pothuajse jashte kontrollit duke filluar nga klinikat dentare, spitalore etj. qe hapen cdo dite pa asnje lloj kontrolli nese vete ushtruesit e ketyre 'BIZNESEVE' kane nje diplome te vertete per ate cfare bejne. Le te marrim disa shembuj ne vendin tone fqinj, italia. Nuk jane te pakta rastet ku zbulohen pothuajse cdo dite dentiste, stomatologe, dietologe etj. falso, qe nuk kane asnje license dhe madje nuk kane asnje titull qe te ushtrojne kete profesion.
Kthehemi ne shqiperi: Jo pak studio te tilla jane hapur ne shqiperi qe me 'krenari' qe reklamojne se doktoret jane italiane, turq, grek etj. Si shpjegohet kjo?
Normal, ne shqiperi nuk ka kontrolle cilesie, titujsh e aq me pak fiskale. Mund te krijosh biznesin tend duke bazuar aktivitetin ne pune te zeze apo duke mos dhene asnje fature fiskale klientit, qe tek e fundit ata duhet ta kerkojne nje te tille pasi ne mes eshte vete shendeti i tyre.

Ketu nuk dua te flas per kirurgjine estetike pasi ai eshte sektori me i pasigurte qe mund te ekzistoje ne nje vend si puna e shqiperise.

Nese nuk e besoni qe sistemi shendetesor ne shqiperi ka nje pjese te profesionisteve qe jane falso mjafton t'ju sjell ne mend vdekjen e nje te riu italian ne tirane para nje viti (pothuajse) ku, gjithashtu "mjeket" ishin italian, e kuruan me sode buke pasi ishte i semure me tumor. Rezultati? Vdiq!

Prandaj, kujdes! Me mire tek nje doktor qe realisht e njihni qe ushtron punen e tij me nje diplome te vertete (aq me mire nese eshte nga ata te 'partise se punes') se sa tek italianet, turqit apo greket.


1126
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI