Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Shqiptarët e 2025-en, të plakur dhe të varfër
Publikuar me 23 Qer 2007

Shqiptarët e 2025-en, të plakur dhe të varfër

Vetëm reformat urgjente mund të ndihmojnë në zbutjen e problemeve fiskale afatgjata

Banka Botërore paralajmëron për rreziqet e fshehura nga plakja e popullsisë në Evropën Lindore, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në këto vende problemet janë përkeqësuar, si rezultat i nevojës për të shpejtuar tranzicionin ekonomik dhe në të njëjtën kohë, për të ndërmarrë hreforma urgjente afatgjata që trajtojnë pasojat demografike.

Ky rajon është parashikuar të pësojë një ulje të numrit të popullsisë prej rreth 24 milionë, në dy dekadat e ardhshme. Vetëm Rusia parashikohet të humbasë 17 milionë njerëz. Përveç zvogëlimit, popullsia do të jetë gjithashtu më e plakur.

Në vitin 2025, shumë vende të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik do të kenë një popullsi ndër më të plakurat në botë. Kjo përbën një kërcënim për sukseset ekonomike të kohëve të fundit në rajon, nëse hreformat e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor nuk trajtohen siç duhet dhe nëse nuk zbatohen politika të cilat promovojnë rritjen e eficiencës. Kudo në botë shoqëritë e plakura përballen me rrezikun e pasojave serioze ekonomike. Sipas një Raporti të ri të Bankës Botërore, ende, Evropa Lindore dhe ish Bashkimi Sovjetik, që përfshijnë 28 vende, nga Rusia deri tek Shqipëria, përbëjnë rajonin e vetëm në botë, i cili përballet me sfidën e kombinuar të plakjes së shpejtë, kryesisht me popullsi të varfër dhe një tranzicion i papërfunduar drejt një ekonomie tregu të zhvilluar. Në këto vende problemet janë përkeqësuar, si rezultat i nevojës për të shpejtuar tranzicionin ekonomik dhe në të njëjtën kohë, për të ndërmarrë hreforma urgjente afatgjata që trajtojnë pasojat demografike, thuhet në raportin e Bankës Botërore, "Tranzicioni i tretë" i popullsive në plakje në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik". "Vendet më të pasura dhe më të zhvilluara, si Franca, Italia dhe Japonia janë shumë më të afta për t'u përballur me sfidat e plakjes sesa vendet në plakje të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik",- shpjegon Arup Banerji, menaxher i Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore dhe bashkautor i raportit. "Asnjë vend në plakje nuk është aq i varfër sa Gjeorgjia. Me një të ardhur bruto kombëtare për frymë pak më shumë se $1000, ajo do të humbasë pothuajse një të pestën e popullsisë në dy dekadat e ardhshme. Zhvillimi institucional më i gjerë është ende prapa në shumë vende, edhe në ato që janë anëtarësuar në BE. Ndërveprimi i këtyre tri tranzicioneve: demografik, ekonomik dhe politik, e bën rajonin dhe sfidat e tij, unike". Ky rajon është parashikuar të pësojë një ulje të numrit të popullsisë prej rreth 24 milionë, në dy dekadat e ardhshme. Vetëm Rusia parashikohet të humbasë 17 milionë njerëz. Përveç zvogëlimit, popullsia do të jetë gjithashtu më e plakur. Në vitin 2025, rreth 1/5 ose çereku i popullsisë në 9 vende të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik - nga Azerbajxhani tek Republika Sllovake- do të jetë mbi moshën 65-vjeç. Në vitin 2025, më shumë se 1 në 5 bullgarë do të jenë më shumë se 65-vjeç. Mosha mesatare në Slloveni do të jetë 47 vjeç; ndër më të lartat në botë.

Sfidat më të vështira burojnë nga shqetësimi se popullsia në plakje do të ushtrojë presione të reja dhe madje të papërballueshme mbi shpenzimet publike, sidomos për pensionet dhe kujdesin afatgjatë ndaj moshës së tretë. Këto probleme bëhen më të dukshme nga fakti që në shumë vende ish-komuniste, financimi i këtyre sistemeve është pothuajse i pamjaftueshëm. "Zbatimi i politikave të ndjeshme mund të lehtësojë ndikimin e plakjes mbi shpenzimet. Ndonëse disa rritje në shpenzimet publike janë të paevitueshme, ekziston mundësia që të reduktohet ndikimi. Për këtë qëllim, vendet në rajon duhet të vënë në zbatim politika, të cilat e bëjnë sistemin e pensioneve të qëndrueshëm financiarisht edhe në kushtet kur ka më shumë pensionistë, dhe të ndërmarrin masa pro-aktive për financimin e kujdesit afatgjatë",- komenton Mukesh Chawla, ekonomist në Bankën Botërore dhe bashkautor i këtij raporti. Presionet e kostos së pensioneve rriten me rritjen e moshës së popullsisë, por raporti tregon se në të gjitha vendet ku janë kryer parashikime të hollësishme, këto kosto do të balancohen nga ndryshimet në politikat përkatëse. Mënyra më e mirë për ta realizuar këtë është duke rritur moshën e daljes në pension, e cila ka tendencë të jetë shumë e ulët në rajon. Kursimet mund të rezultojnë edhe nga ndryshimi i formulave të llogaritjes së normës së përfitimit. Reformat e sakta që nevojiten për secilin vend, do të ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri, p.sh., një kombinim i të dyja masave në Lituani dhe Republikën Sllovake, përqendrim më i madh tek moshat më të ulëta të daljes në pension për Shqipërinë, Rumaninë, Serbinë dhe Turqinë. Efekti i shpenzimeve të kujdesit afatgjatë shkakton një shqetësim të veçantë: me një numër në rritje të njerëzve të plakur, të paaftë për t'u kujdesur për veten dhe në kushtet kur institucionalizimi është një zgjidhje e kushtueshme dhe shpesh joefektive. Çelësi i zgjidhjes është rregullimi i shërbimeve, të cilat janë më pak të kushtueshme sesa shërbimet në spital. Për të arritur këtë, është e nevojshme të njihen dhe mbështeten ofruesit informalë të këtyre shërbimeve. Përfitimet në lekë apo shërbime duhet të përfshihen në përkujdesjen për moshën e tretë, si një mjet për të pasur gjithnjë në dispozicion shërbim përkujdesjeje. Megjithatë, vendet në rajon nuk kanë pasur progres dhe kanë qenë shumë të ngadaltë në realizimin e kësaj detyre, si dhe në fillimin e punës për përgatitjen e politikave dhe ngritjen e institucioneve, të cilat do të ulin ndikimin e mundshëm mbi shpenzimet.

Bazuar në gjykimin tradicional, lloji i ndryshimit demografik që haset sot në rajon mund të ndalojë zhvillimin ekonomik. Popullsia në plakje do të reduktojë fuqinë punëtore dhe njerëzit e vjetër në moshë do të kursejnë më pak; dhe rrjedhimisht fuqia punëtore dhe kapitali i nevojshëm që rajoni të ruajë ritmet e shpejta të zhvillimit, do të reduktohet.

"Ky raport jep argumente se një e ardhme me nivel të ulët zhvillimi mund të shmanget",- shprehet Gordon Betcherman, ekonomist në Bankën Botërore dhe bashkautor i raportit. "Nëse merren masa për të përmirësuar efektivitetin e fuqisë punëtore, kjo mund të kompensojë humbjet e shkaktuara nga numri më i vogël i fuqisë punëtore. Në vendet në plakje, prodhimi mund të rritet shumë si rezultat i pjesëmarrjes në rritje të fuqisë punëtore, nëpërmjet rritjes së moshës së daljes në pension dhe inkurajimit të formave fleksible të punësimit. Dhe, nëse politikat e lejojnë, mungesa e fuqisë punëtore mund të minimizohet me migracionin ndër-rajonal". Sipas Bankës Botërore, niveli i lartë i prodhimit do të jetë absolutisht i rëndësishëm, nëse vendet e Evropës Lindore dhe të ish-Bashkimit Sovjetik do të vazhdojnë të rriten me shpejtësi dhe të integrohen në standardet e të ardhurave dhe të jetesës së Bashkimit Evropian. Kjo do të kërkojë hreforma për të thelluar tregjet financiare, të cilat do të rrisin kursimet dhe investimet dhe do të bëjnë më fleksibël tregun e punës. Së fundi, një edukim dhe angazhim më i mirë për të nxënë gjithë jetën dhe novacionet, janë të nevojshme që vendet e rajonit të mund të shfrytëzojnë maksimumin nga burimet njerëzore, në pakësim të vendeve të tyre.


1914
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI