Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Shkaqet se pse ndodh steriliteti
Publikuar me 11 Jan 2007

Shkaqet se pse ndodh steriliteti

Ngjizja ndodh nga fekondimi i vezës (gametës femërore) me spermatozoidin (gametën mashkullore). Pas derdhjes sperma kalon përmes tubit fallopian dhe fekondimi “transferohet” në tubin fallopian. Jetëgjatësia e zakonshme e spermës mendohet të jetë 24 orë, ndërsa jetëgjatësia e vezës mendohet të jetë 12 orë. Që akti seksual të përfundojë me një fekondim duhet të bëhet 12 orë para ovulimit (shkarkimi i vezës nga vezorja). Kjo shpjegon arsyen pse çiftet dështojnë në arritjen e ngjizjes së një fëmije edhe pse si mashkulli dhe femra janë shumë pjellorë. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë e aftë të përputhet në kohë të shkurtët pas ovulimit, kur veza është e shëndetshme, pasi aty ndodhen edhe shanset më të mira për të rezultuar pozitive përpjekja për të nisur një fëmijë. Edhe pse ka një sërë faktorësh si për shembull lëvizshmëria e spermës, realizueshmëria e spermës etj, fekondimi mund të ndodhë. Për të arritur në një fekondim duhet që të dy partnerët të nxisin dhe eksitojnë sa më shumë njëri tjetrin në mënyrë që edhe “forca” e seksit të jetë më e madhe, po kështu dëshira për të vazhduar aktin dhe si pasojë edhe mundësia që të kryhet fekondimi. Një mashkull duhet të ndihet i stimuluar nga femra që të përpiqet që ta kënaqë atë, por të kënaqë edhe veten në mënyrë që fekondimi të behët në mënyrën më të mirë të mundshme.
Steriliteti
Shkaku më i zakonshëm që prek më së shumti meshkujt dhe aftësinë e tyre për të riprodhuar është sasia e pakët e spermës, e cila mund t’i detyrohet një sërë faktorësh, por studiuesit nuk kanë mundur të gjejnë ende shkakun. Nëse në një nga venat e testikujve akumulohet gjak temperatura e organit gjenital të mashkullit rritet, gjë që dëmton rëndë testikujt dhe ul sasinë e spermës.
Bllokimi i kanaleve-sëmundje të tilla si gonorrea, hernia mund të çojë në bllokimin e kalimit mes herdheve dhe penisit. Në këtë rast sperma do të jetë e munguar nga fara.
Shkaqet
Çekuilibri hormonal- është një çekuilibrim mes hormoneve që mund të vijë si pasoje e hipofizës apo gjendrës së veshkës mund të çojë në sterilitet.
Abuzimi me substancat – ka të bëjë me marrjen e tepruar të alkoolit dhe drogave të lehta që çojnë në sëmundje tek individi dhe rrit nivelin e estrogjenit i cili si kundërpërgjigje ndrydh prodhimin e spermës.
Testikujt- dëmtimi i testikujve si ndodh edhe si pasojë e një ushtrimi apo edhe një përplasje mund të ulë sasinë e spermës tek një mashkull. Testikujt vendosen në pjesën e jashtme të trupit sepse mund të prodhojnë spermë në një mjedis më të ftohtë, ndaj veshje të tilla si xhinse të shtrënguara, mbathje nejloni por edhe banjot e nxehta si sauna mund të dëmtojnë prodhimin e spermës.
Efektet e një mjekimi të gjatë- disa ilaçe mund të kenë efektin e tyre anësor në prodhimin e spermës. Ilaçe të tilla janë mjekimet kundër tensionit, kundër kancerit etj.
Njerëzit të cilët punojë me substanca të dëmshme si plumb, nikel, pesticide, rreze x etj i kanë mundësinë më të lartë që në të ardhmen të vuajnë nga sasia e pakët e spermës.


4925
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI