Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Qorre per 25 vjet, nje infarkt i kthen shikimin
Publikuar me 24 Jan 2006

Qorre per 25 vjet, nje infarkt i kthen shikimin

“Jo gjithmonë e keqja vjen për keq”. Për të konfirmuar këtë shprehje të vjetër është historia e Joyce Urch, një 74 vjeçare, të cilës iu kthye shikimi mbas një infarkti në zemër. Mjekët britanikë të spitalit Walgrave në Koventri, ku gruaja u shtrua pas infarktit nuk arritën dot të shpjegonin nga pikëpamja mjekësore se si kësaj gruaje të moshuar iu kthye shikimi mbas 25 vjetësh. Mjekët të habitur nga ky fakt tani flasin vetëm për një mrekulli. Shumë e habitur edhe gruaja e cila tregoi emocionin që pati kur arriti të shikonte fytyrën e saj dhe ato të të dashurve të saj ( 5 fëmijë që nuk i kishte parë të rritur, dhe shumë nipër dhe mbesa ).” Herën a parë që shikon fytyrën tënde në pasqyrë pyet veten: jam realisht unë?” .Dhe kur për herë të parë , në krevatin e spitalit gruaja hapi sytë, fjalët e para të saj për burrin ishin: “ I dashur , sa qënke plakur”.


1802
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI