Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Nobeli i Mjekesise, tre shkencetareve te ADN
Publikuar me 09 Nen 2007

Nobeli i Mjekesise, tre shkencetareve te ADN

Nje italian, nje amerikan dhe nje britanik, te cilesuar si "inxhinieret e ADN-se", jane vleresuar ne Stokholm me cmimin Nobel per Mjekesine. Behet fjale per emrat Mario Renato Kapeki, i cili ka lindur ne Verona te Italise ne vitin 1937, anglezin Martin J. Evans dhe amerikanin Oliver Smith. Qe te tre kane marre cmimin Nobel, lidhur me zbulimet qe kane bere per qelizat zevendesuese embrionale. Kane qene keto studime, te cilat kane cuar ne zbatimin e teknikes, te quajtur si "gene targeting", e cilesuar si e nje rendesie shume te madhe nga Komiteti Shkencor i Institutit te Stokholmit, i cili jep opinionin e tij, lidhur me dhenien e cmimit te madh.

Nga ana e tij, Kapeki eshte diplomuar per kimi dhe fizike ne Kolegjin "Antioch" ne vitin 1961 dhe i ka persosur me pas ato per biofizike ne Universitetin e Harvardit ne vitin 1967, duke mbrojtur nje teze doktorature ne biologjine molekulare. Teknika e tij, "gene targeting", e vene ne pune nga skuadra e tre shkencetareve ne fjale, te cilet kane punuar ne tre laboratore, te ndare nga njeri-tjetri, ka konsistuar ne faktin e venies ne dukje te ndryshimeve ne pasurine gjenetike te minjve, duke perdorur qeliza zevendesuese embrionale.

"Ka qene nje surprize fantastike!". Keto kane qene fjalet e para, te thena nga shkencetari italian, menjehere sapo iu komunikua dhenia e cmimit Nobel. "Eshte nje nder shume i madh,- nenvizoi ai,- qe ta ndash nderkaq kete cmim me dr. Oliver Smith dhe dr. Martin Evans. Jemi qe te tre me fat, qe kemi nje miqesi te zgjatur shkencore njeri me tjetrin. Dhe, pikerisht, ky cmim tregon perpjekjet tona te perbashketa ne fushen shkencore". Cmimi Nobel per Mjekesine eshte i pari cmim, qe jepet nga fondacioni, i krijuar per nder te themeluesit te dinamitit, i cili dorezohet vit per vit. Pervec nderimit shkencor dhe vleresimit maksimal, qe te jep ky cmim, se bashku me te dorezohet edhe shuma prej 10 milione koronash suedeze.

Deri ne fund te javes do te mesohen edhe emrat e fituesve te cmimit Nobel ne fizike, kimi, i paqes dhe letersise. Nderkaq, shuma e caktuar do te ndahet ne muajin dhjetor.

Shkencetari Kapeki eshte nje emigrant nga Verona, i cili shkoi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kur ishte vetem 9 vjec. Pas nje karriere te gjate akademike, ai tani eshte bashkedrejtues i departamentit te gjenetikes ne Shkollen Mjekesore te Universitetit te Utahut. Nderkaq, dy shkencetaret e tjere te cilet kane punuar me te per studimin ne fjale, qofte Evans, qofte Smith, kane lindur ne Britanine e Madhe.

Cmimi Nobel

Cmimi Nobel per Mjekesine eshte i pari cmim, qe jepet nga fondacioni i krijuar per nder te themeluesit te dinamitit, i cili dorezohet vit per vit. Pervec nderimit shkencor dhe vleresimit maksimal, qe te jep ky cmim, se bashku me te dorezohet edhe nje shume prej 10 milione koronash suedeze.


1748
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI