Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Lindja me operacion çezarian ndryshon përbërjen gjenetike
Publikuar me 01 Tet 2009

Lindja me operacion çezarian ndryshon përbërjen gjenetike

Stockholm - Sipas një studimi kryer në Suedi, tek fëmijët që lindin me operacion çezarian vërehen ndryshime në përbërjen gjenetike.

Mjekët suedezë nisën të studionin këtë fenomen pasi gratë në një masë të madhe preferojnë ti lindin fëmijët e tyre me operacion.

Sipas Institutit të mirënjohur Karolsinska në Stockholm, në lindjet me operacion çezarian te fëmijët vihen re ndryshime gjenetike të cilat mund ti hapin udhë sëmundjeve të diabetit, kancerit dhe astmës.

Gjatë studimit janë krahasuar lidhja e kordonit mes fëmijëve që lindin me operacion dhe atyre me lindje të natyrshme. Në rruazat e kuqe të dy rasteve u panë ndryshime të dukshme.

Mjekët e lidhin këtë ndryshim me stresin që përjetojnë fëmijët gjatë operacionit çezarian. Sipas tyre gjatë një lindjeje normale fëmija përjeton gjithashtu stres, porse është i përballueshëm. Ndërsa në radhët e fëmijëve që lindin me operacion stresi është i menjëhershëm dhe shumë më i theksuar, çka ndikon tejet negativisht në shëndetin e tij.

Prof. Dr. Michael Norman i ka kushtuar një rëndësi specifike këtij studimi. “Gjatë lindjes disa gjene janë aktivë e të tjerë pasivë. Stresi gjatë lindjes me operacion çezarian ndikon në këto gjene ndaj ndryshon DNA e fëmijës. Në studimet tona fëmijët që përjetojnë këto ndryshime gjenetike janë të predispozuar të vuajnë nga sëmundje kanceroze, diabet dhe astmë”, sqaroi ai.

Më tej profesor Norman kërkoi nga nënat që të jenë më të vëmendshme duke mos e parë operacionin çezarian si të parrezikshëm.


2193
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI