Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Kontraceptivët ndikojnë në kujtesë
Publikuar me 18 Sht 2011

Kontraceptivët ndikojnë në kujtesë

Një studim i ri ka treguar se femrat të cilat marrin pilula kontraceptive ndodhitë i kujtojnë ngjashëm sikurse meshkujt, ndërsa ato te të cilat cikli rregullohet në mënyrë natyrore, u kushtojnë më shumë rëndësi detajeve dhe shfrytëzojnë gjysmën e majtë të trurit.Participantet të cilat kanë përdorur pilula kontraceptive kanë mundur të kujtojnë më pak detaje të ndonjë ndodhie, megjithatë dallimi kishte qenë shumë i vogël. Psikologët thonë se këto rezultate do të mund të ofrojnë përgjigje rreth çështjes pse femrat më shpesh se meshkujt vuajnë nga stresi post-traumatik, si edhe do të ofrojnë njohuri për dallimin në kujtesë që është i bazuar në gjini. Meshkujt për kujtesë e shfrytëzojnë gjysmën e djathtë të trurit dhe më mirë e mbajnë mend atmosferën sesa detajet. /Telegrafi/


975
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI