Llogaria ime
Veriu Portal
Lifestyle

Disa dimensione të trupit paralajmërojnë për sëmundjet
Publikuar me 18 Shk 2009

Disa dimensione të trupit paralajmërojnë për sëmundjet

Me qëllim të zbulimit të ndonjë tendencë ndaj depresionit ose për të përcaktuar se sa dikush është i gatshëm fizikisht, mjafton për ta parë atë në dorë. Lidhja midis gishtit të unazës dhe gishtit tregues tregon ekspozimin ndaj hormonit seksual të mashkullit në mitrën e nënës, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Gishti i gjatë i unazës tregon rritjen e pranisë së testosteroneve, ndërsa gishti tregues vlerën e shtuar të hormonit femëror (estrogjenit). Disa nga studimet më intriguese rreth teorisë së matjes së gishtave i ka botuar psikologu i evolucionit, profesori Xhon Mening, në librin “The Finger Ratio” (proporcionet e gishtave). Përveç kondicionit superior fizik dhe rrezikut më të shtuar nga depresioni, gishti më i gjatë, i unazës, mund të tregojë edhe në rrezikun nga autizmi dhe në çrregullimin me hiperaktivitetin tek fëmijët. Po ashtu, mund ta lidhim me rrezikun e zvogëluar nga sulmi në zemër në moshë të re, pjellori më të madhe dhe agresivitet tek meshkujt, si dhe sëmundjet e ndryshme psikike. Mirëpo, nuk janë vetëm gishtat që tregojnë rreth shëndetit dhe jetëgjatësisë. Pa marrë parasysh se sa në rrethet shkencore konsiderohen kontroverse, studimet që e lidhin madhësinë e kokës dhe IQ-s thonë se sa më e gjerë dhe më e gjatë të jetë ajo, aq më i madh është koeficienti i inteligjencës. Ndërsa, studiuesit skocezë janë marrë me gjatësinë e këmbëve, ndërsa rezultatet e studimit tregojnë se personat këmbëgjatë kanë shtypje më të ulët të gjakut, nivel normal të kolesterolit dhe indeks të masës trupore.

Rregullisht mateni belin
Gjatësia e belit është treguesi më i mirë i rrezikut nga sëmundjet e zemrës, ka treguar një studim i qendrës ‘New York Obesity Research’. Studiuesit kanë konstatuar vlerat e duhura - gjatësia mbi të cilën nuk duhet të kalojmë është 88 centimetra për meshkuj dhe 83 centimetra për femra.

Shtatgjatët u shmangen problemeve me zemër
Rezultatet e studimit të universitetit të Bristolit tregojnë se gjatësia e njerëzve lidhet me rrezikun më të vogël nga sëmundjet e zemrës, por nga kanceri i prostatës.

Burrave nuk duhet t’u shikohen këmbët
Madhësia e organeve seksuale mashkullore nuk ka të bëjë asgjë me gjatësinë e këmbëve. Sipas studimit të spitalit “Naval and Veterans” në Athinë, i cili u zhvillua me meshkujt të moshës rreth 40-vjeçare, gjatësia e penisit është i lidhur vetëm me gjatësinë gishtit tregues.

Gjatësia ideale e femrave është 175 cm
Femrat supertërheqëse janë të larta deri në 175 cm, perimetri i belit është 76 për qind e perimetrit të gjoksit dhe 70 për qind e kofshëve, ka treguar një studim në Poloni.

Mateni proporcionin e gishtave tuaj
Gishtin tregues dhe gishtin e unazës e kanë të barabartë femrat.  Për shkak të më shumë testosteroneve në mitër, gishti i unazës tek meshkujt është zakonisht më i gjatë se gishti tregues, tek disa edhe një centimetër të tërë.


2593
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI