Paketa Fiskale 2027: Rama prezanton 10 masat e reja ekonomike pas protestave

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027. Këto masa vijnë si një përgjigje direkte ndaj presioneve të kostos së jetesës dhe protestave të fundit…
Ndaje
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar zyrtarisht 10 pikat kryesore të Paketës Fiskale 2027. Këto masa vijnë si një përgjigje direkte ndaj presioneve të kostos së jetesës dhe protestave të fundit, me synimin e deklaruar për të ngushtuar hendekun social midis shtresave të pasura dhe atyre në nevoje. Për herë të parë, buxheti i shtetit shqiptar pritet të kalojë pragun historik prej 10 miliardë eurove.
Këto janë 10 ndryshimet kryesore që prekin taksat, çmimet dhe pagat në Shqipëri:
1. Lehtësimi i shportës dhe taksat mbi konsumin
- Ushqimet bazë dhe TVSH-ja standarde: TVSH-ja ulet nga 20% në 6% për 54 produkte elementare (si mishi, peshku, bulmeti dhe mielli), një masë që synon t'u kursejë familjeve rreth 150 milionë euro në vit. Për kompensim, TVSH-ja standarde për mallrat e tjera rritet me 1%.
2. Ndryshimet në tatimin mbi pagat dhe biznesin e madh
- Taksat mbi dividentin dhe pagat: Tatimi mbi dividentin për bizneset e mëdha rritet nga 8% në 15% (tatimi i fitimit mbetet 15%). Për shtresën e mesme, pragu i sipërm i tatimit mbi pagën ngrihet në 300 mijë lekë të reja, ndërsa pagat mbi 700 mijë lekë tatohen me 30%.
3. Biznesi i vogël, turizmi dhe kontrolli digjital
- Pragu i TVSH-së dhe hoteleria: Kufiri i TVSH-së ulet për xhirot mbi 5 milionë lekë, ndërsa taksa zero e fitimit për biznesin e vogël vijon deri në 2029. TVSH-ja në hoteleri bëhet 10% (përjashtohet agroturizmi).
4. Super-taksat e reja dhe ekonomia digjitale
- Taksimi digjital dhe i pronave të luksit: Fillon taksimi i ekonomisë digjitale dhe rrjeteve sociale, si dhe aplikohen super-tasa për apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat e luksit. Pranë Ministrisë së Financave krijohet Byroja e Kontrollit të Specializuar me formularë të rinj sipas standardeve të BE-së.
5. Ndryshimi i madh për karburantin
- Heqja e taksës së qarkullimit nga nafta: Çmimi në pompë ulet automatikisht me 32 lekë për litër, pasi taksa zhvendoset te mjetet nëpërmjet Drejtorisë së Transportit Rrugor, ndërsa vendoset edhe një taksë qarkullimi për mjetet e huaja në vend.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.