Lajme
12°Tiranë
Hyr

Lajme › Aktualitet

Zbatimi i Aktit Normativ ndez sërish bulevardin, konfrontime dhe shoqërime në ditën e 174-të të protestës

Zbatimi i Aktit Normativ ndez sërish bulevardin, konfrontime dhe shoqërime në ditën e 174-të të protestës

Mobilizimi i qytetarëve në kryeqytet ka hyrë në ditën e tij të 174-të, duke u shoqëruar sërish me momente të forta tensioni pranë godinës së qeverisë. Forca të shumta policore…

·

Mobilizimi i qytetarëve në kryeqytet ka hyrë në ditën e tij të 174-të, duke u shoqëruar sërish me momente të forta tensioni pranë godinës së qeverisë. Forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mos lejuar tubimin e pjesëmarrësve në shesh në bazë të Aktit Normativ të miratuar së fundmi nga ekzekutivi.
 
Kjo masë ndaluese është cilësuar si e paligjshme dhe absurde nga protestuesit, të cilët refuzuan të largohen, çka solli shtyrje fizike me uniformat blu. Efektivët ndërhynë duke i zhvendosur me forcë qytetarët drejt trotuareve — madje duke mos kursyer as personat që ndodheshin tashmë aty — dhe kryen disa shoqërime në komisariat.
 
Pavarësisht bllokadës policore, në shesh ranë në sy pankartat paralajmëruese për një mobilizim të madh më 28 Nëntor, të shoqëruara me imazhe të flamingove, si simbol i rikthimit të asaj që njihet si “revolta e flamingove”.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?