Lajme
13°Tiranë
Hyr

Lajme › Ekonomi

Qeveria godet biznesin e vogël, ulet pragu për pagimin e TVSH

Qeveria godet biznesin e vogël, ulet pragu për pagimin e TVSH

Pragu për pagesën e TVSH-së do të ulet me plot 50%.

·

Me paketën e re fiskale, qeveria propozon ndryshime edhe në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për bizneset.

Nga 1 janari 2027, pragu i regjistrimit të detyrueshëm për TVSH-në propozohet të ulet nga 10 mln lekë, që është aktualisht, në 5 mln lekë qarkullim vjetor.

Sipas relacionit shoqërues të projektvendimit, ndryshimi pritet të përfshijë rreth 17,516 tatimpagues të rinj në skemën e TVSH-së.

Aktualisht, bizneset me qarkullim vjetor mbi 10 mln lekë janë të detyruara të regjistrohen në skemën e TVSH-së, ndërsa ato me qarkullim mbi 5 mln lekë mund të zgjedhin regjistrimin vullnetar, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

179 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?