Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Politike

Rama tërhiqet nga ’’Shqipëria e madhe’’: Bashkimi i shqiptarëve vetëm në BE

Rama tërhiqet nga ’’Shqipëria e madhe’’: Bashkimi i shqiptarëve vetëm në BE

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kthesë 180 gradë në qendrimin e tij për bashkimin e shqiptarëve.Ai ka deklaruar sot në Prishtinë se bashkimi i shqiptarëve do bëhet vetëm në BE.Rama tha se nuk ka asnjë skenar tjetër bashkimi.Vetëm pak…

·

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kthesë 180 gradë në qendrimin e tij për bashkimin e shqiptarëve.

Ai ka deklaruar sot në Prishtinë se bashkimi i shqiptarëve do bëhet vetëm në BE.

Rama tha se nuk ka asnjë skenar tjetër bashkimi.

Vetëm pak javë më parë Rama kishte deklaruar se bashkimi i shqiptarëve ishte i pashmangshëm.

Në fjalën e tij në ceremoninë e ngritjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë kryeministri Rama u shpreh i nderuar dhe nënvizoi se misioni i Plakut të Madh nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë, edhe pse simbolike, në Prishtinë.

“Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve. Sa herë që një shtatore e Plakut të Madh lartësohet para nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që rishpallet.

Rikthimi i shëmbëlltyrës së bronxtë të kësaj figure të madhe të kombit tonë, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, deklaroi Rama.

Përsa i përket bashkimit të shqiptarëve Rama tha se do të bëhet vetëm në BE.

“Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t’i përpijë shqiptarët”, tha Rama.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?