Protestat kundër qeverisë vazhdojnë, sot dita e 119‑të, kërkohet dorëheqja e Ramës

Në ditën e 119‑të të protestave, qytetarët kthehen në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
Ndaje
Sot, në ditën e 119‑të të qëndrimit qytetar, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vazhdojnë në Tiranë. Qytetarët priten të mblidhen përsëri në shesh për të shprehur kërkesën për dorëheqje.
Protesta e djeshme përfshinte fjalime, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, duke përfunduar me një marsh në rrugët e kryeqytetit. Gjatë marshimit u dëgjuan slogane si "Rama në burg", "Arrestoni Ramën dhe Ballukun" dhe "Dorëheqje".
Në ditën e 118‑të, protestuesit shprehën kundërshtimin përmes pankartave, duke përfshirë një me tekstin "Me SHISH e me polici, nuk e mbani dot këtë tirani". Një tjetër pankart i drejtohej SPAK-ut, duke kritikuar situatën në shëndetësi: "Shëndetësia ra, fiktiviteti u pa! SPAK mos rri, por vepro, hajdutët na i ndëshkoi".
Aktivisti Edison Lika deklaroi se "koha për dorëheqje ka mbaruar" dhe kërkoi arrestimin e Ramës. Sot, protestuesit pritet të vazhdojnë me fjalime, pankarta dhe marsh në rrugët e kryeqytetit.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.