Lajme
17°Tiranë
Hyr

Lajme › Analiza

Gafa e Ramës, sulmon opozitën, nuk ngushëllon familjen e të vetëvarurit

Gafa e Ramës, sulmon opozitën, nuk ngushëllon familjen e të vetëvarurit

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të sulmuar Partinë Demokratike për akuzat e saj, pas vetëvrasjes së Qamil Zelës, por nuk ka gjetur kohën dhe mundësinë për të ngushëlluar familjen që humbi njeriun e saj në kushte depresive si…

·

Kryeministri Edi Rama ka gjetur kohë për të sulmuar Partinë Demokratike për akuzat e saj, pas vetëvrasjes së Qamil Zelës, por nuk ka gjetur kohën dhe mundësinë për të ngushëlluar familjen që humbi njeriun e saj në kushte depresive si pasojë e mbajtjes ne paraburgim prej dy muajsh për një lidhje të paligjshme dhe nje detyrimi prej 3500 lekësh ndaj OSHEE-së.

Me një shënim të tij në Facebook, Rama shkruan për faktin që Zela nuk ishte i ndaluar për borxh ndaj OSHEE-së.

“Ju thanë që ishte në burg për 35 mijë lekë të vjetra apo jo? 

Shikojini këto dy dokumenta që ta kuptoni kollaj fare se ç’është politika e hienave!”, shkruan Rama.

Sipas tij, “nuk hyn askush në burg për borxhe ndaj OSSHE-së, kush ka borxhe lidh marrëveshjen me kompaninë ose i ndërpriten dritat. 

Në burg, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, shkojnë 3-5 vjet vetëm ata që kapen duke e vjedhur energjinë”.

“Prandaj kush këtu ha symbyllur bar Shqupi të vaditur me lotë krokodili, nuk i shet dot kujt as mend e as moral jo e jo!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama.

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?