Rama: 8 dhjetori simbol i fuqisë së rinisë, Berisha- Basha si Enveri me Ramizin

Në ditën e Rinisë, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e XVI e Asamblesë së Rinisë. Aktiviteti është hapur nga ministri i Mirëqendies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Gjatë fjalës…
Ndaje
Në ditën e Rinisë, në Tiranë është zhvilluar mbledhja e XVI e Asamblesë së Rinisë. Aktiviteti është hapur nga ministri i Mirëqendies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ndërkohë që i pranishëm ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka cmuar rolin e madh të lëvizjes së dhjetorit 1990, që lëkundi themelet e sistemit që konsiderohej i pathyeshëm.
“Hapën rrugë aty ku mendohet që nuk kishte rrugë. E tillë ishte edhe levizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri, që i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri e demokraci, kur liria dhe demokracia për atë brez të diktaturës nuk ishin vecse përmasa e një imagjinate të formësuar vit pas viti, pa zë e brenda vetvetes”- tha Rama.
Sipas tij, sot ne jemi fatlume se kemi mundesine qe gjerat t’i ndryshojme permes votes, te ndertojme procese komunikimi te pazevendesueshme permes politikes.
“Eshte iluzion i madh te mendosh qe po nuk u more ti me politiken, politika nuk do te merret me ty. Sa me pak te merremi ne, njerezit me politiken, aq me shume rrezikojme te jemi viktima te vendimeve te gabuara te saj’- tha ai.
Kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se, “Rënia e perdes së hekurt edhe për Shqipërinë kapi në surprizë si Lindjen dhe Perëndimin, çliroi shpresën për sisteme politike njerëzore që ndërtohen nga njerëzit për njerëzit”.
Kryeministri ironizoi sot edhe takimin e Bashës e Berishës në Qytetin Studenti.
“Enveri&Ramizi i PD e tregojnë Lëvizjen e Dhjetorit njësoj siç e tregonin Nacionalçlirimtaren Hoxha e Alia! Tragjedia që përsëritet si komedi”, shkruan Rama në facebook.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.