Rama në Pekin si yll rroku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Pekin për tu takuar me homolugun e tij kinez, Li Keqiang, si dhe për të marre pjese ne Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.Rama është pritur në aeroport nga zv-drejtori per Europën…
Ndaje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur sot në Pekin për tu takuar me homolugun e tij kinez, Li Keqiang, si dhe për të marre pjese ne Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.
Rama është pritur në aeroport nga zv-drejtori per Europën në Ministrisë e Jashtme Kineze, Chen Guo You, por ndryshe nga vendasit të cilët ishin të veshur në mënyrë zyrtare, veshja e kryeministri tonë ishte mjaft sportive dhe aspak protokollare.
I veshur me një këmishë të zezë dhe syze të zeza, Rama ka zbritur nga avioni me pamjen e një ylli rroku për tu takuar me zyrtarët kinez.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi qyetarve shqiptarë në rrjetet sociale pasi kanë parë veshjen e kryeministrit të tyre në një pritje zyrtare.
Ata nuk kanë nguruar të krijojnë barcoleta me momentin e zbritjes së kryeministri nga avioni, ku sipas tyre zyrtarët kinez mund të kenë pyetur: Mirë ju, po kryeministri ku është ?!!!
Takimet në Kinë
Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërriti sot në mëngjes në Pekin, duke filluar vizitën e tij në Kinë.
Shefi i qeverisë shqiptare pritet të drejtojë të mërkurën, sesionin interaktiv “Suksesi i një Ekonomie të Re Krijuese” në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Tianjin të Kinës Lindore.
Në një komunikim me gazetarët një ditë më parë, Rama tha se janë hapur kanalet e komunikimit me qeverinë kineze për disa projekte.
“Do të vazhdojë axhendën e parashikuar për të zhvilluar një vizitë në Kinë, ku bashkë me kryeministrin kinez do të diskutojmë mbi disa projekte për Shqipërinë”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama po ashtu ditën e enjte do të mbajë një leksion për studentët dhe akademikët e Universitetit të Financës dhe Ekonomisë të Tianjin-it.
Më parë, Kryeministri Rama është takuar me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, zotin Li Keqiang, në kuadër të takimit me krerët e qeverive të Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës më 26 nëntor të 2013-ës, në Bukuresht.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kinës, si edhe prioritetin që Qeveria shqiptare i ka dhënë projekteve rajonale në fushën e transportit, infrastrukturës dhe energjisë. Kryeministri Rama e njohu homologun kinez me reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si edhe me disa nga projektet kryesore në fushat e lartpërmendura.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.