Jump to content
Veriu Forum

AAAA

Antare
  • Content Count

    145
  • Joined

  • Last visited

Everything posted by AAAA

  1. Ministri i Jashtëm gjerman, Steinmeier, vlerëson përparimet e mëdha në drejtim të afrimit me BE Gjermania, mbështetje Shqipërisë në NATO Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit të vendit në NATO. Gjatë një vizite që zhvilloi dy ditë më parë në Gjermani, Basha zhvilloi takime me drejtues të lartë të shtetit gjerman, të cilët vlerësuan progresin e Shqipërisë në drejtim të afrimit në NATO dhe BE. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier nënvizoi se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në drejtim të afrimit në BE dhe NATO dhe për këto përpjekje ajo duhet vlerësuar. "Një datë vendimtare për Shqipërinë, mbi një pranim të mundshëm në NATO, do të jetë viti 2008", u shpreh kreu i diplomacisë shqiptare, duke shtuar në këtë mënyrë shpresat e Shqipërisë për të marrë ftesën në Samitin e Bukureshtit. Duke evidentuar vlerësimet pozitive për Shqipërinë në gjirin e vendeve anëtare, ministri i Jashtëm gjerman theksoi se çdo progres i mëtejshëm do të shtojë shanset e Shqipërisë për marrjen e ftesës.
  2. Korrupsioni Rama, si ndryshonte preventivi i projektit nga ai i zbatimit Tenderat në Bashkinë e Tiranës nuk zhvilloheshin aspak mbi frymën e një konkurrence të lirë për vet faktin se diferenca e fondit limit dhe vlerës së kontratës nuk e kalonte 2 milionë lekë. Jo vetëm kaq, por nga 7-8 kompani ndërtimi që tërhiqnin formularin për pjesëmarrje në tender, në të shumtën e rasteve procesi zhvillohej me tre të tilla. KLSH në raportin e saj ka konstatuar në shumë raste ndryshim të çmimeve në preventivat e punimeve, duke bërë krahasimet me atë të paraqitur më parë dhe atij që zbatohej projekti. Kështu, në tenderin e zhvilluar sipas urdhrit prokurimit.Nr 123, dt 06.04.2005 me objekt “Sistemimin dhe rikonstruksionin i infrastrukturës të bllokut të rrugëve kufizuar nga rrugët Qemal Stafa- A li Pashë Gucia- 4 Dëshmorët- Unaza”, me fond limit 193.825.000 lekë fitues ofertuesi “......” shpk me vleftë kontrate 192.931.000 lekë, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore.
  3. A_Une e kuptoj qe ju,pamevarsishte se jeni me nje bagazhe apsolut e keni te pa mundur ta kuptoni,por po ju ndihmoj ,sa kame mundesi: kanceri ne tru eshte vdekje prures per personin qe e mbaret. B-Krimi i organizuar eshte nje kancer per Shteti! C-Sollaku eshte nje nga drejtuesit dhe mburoja e krimin te organizuar! D- Ku bie balldreni!
  4. Ne qofte se arrin ta kuptoni gazetaria eshte pushteti i katert ! Pra duke qene i pushteteshm keni mundesi informacjoni dhe te tjeret gjykojn sipas keti informacjon! Shikojeni paralelizmin prefek te temes. Modeli «rama», Kopje E Modelit «salvo Lima», Kryetarit Mafioz Të Bashkisë Së Palermos (holivudi ka bere dhe filme per famia silvo lima )
  5. A ju duket Modeli «rama», Kopje E Modelit «salvo Lima», Kryetarit Mafioz Të Bashkisë Së Palermos
  6. Bush Takoi Kryebashkiakun E Fushë-krujës, Refuzoi "kryebashkiakun E Botës” E keni fshire pasi e keni te veshtir ti pranoni te verteten a po ?
  7. Me dukeni shume provincjal. Pastaj njerzit qe mendonje njesoj gjenden vetem ne kopshtin e adami te partis socjalist! Temes mundeni ti pergjigjeni ,pasi eshte ne nderin tuaj si politolg pergjigjia, dhe jo fshirja !
  8. Duke pare qe jeni nje teodolog i pa imagjinushem,ju lutem ma kopjoni nje nga leksjonet e xhamis tuaj per : C'FARE ESHTE RAMAZANI?
  9. "Green Card" se shpejti edhe ne Europe Drejt Evropës, tani me “Green Card” Plakja e Evropës, alarmi në Bruksel: Si do t’i afrojmë të huajt Evropa duket se i ka kthyer sytë nga kontinenti fqinjë. Evropianëve u është dukur “një gjetje” e dobishme stili pragmatist amerikano-verior i kontrollit dhe menaxhimit të emigracionit ekonomik dhe nuk kanë hezituar të fillojnë ta kopjojnë. Duket se viti 2005 ka vënë në axhendën e ekzekutivit të Brukselit shqyrtimin e praktikës “Green Card” që aplikohet sot masivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo do të jetë një nga opsionet më kryesore që evropianët do të shqyrtojnë në fundin e këtij viti. Qëllimi është jo vetëm mbajtja nën kontroll e fluksit të emigrantëve ekonomikë që i afrohen me shumicë çdo ditë dyerve të Evropës, por edhe kurimi i një prej plagëve më serioze të shoqërisë moderne evropiane, plakja e popullsisë së saj. Projekti Në funksion të kësaj ideje, Komisioni Evropian ka hedhur për diskutim të gjerë publik një kartë mbi rregullat “më të përshtatshme” komunitare për mënyrën se ç’duhet bërë me ekstrakomunitarët që në këmbim të krahut të tyre të punës dëshirojnë të fitojnë bukën e gojës në hapësirën evropiane. Qëllimi i këtij debati tepër sensibël për vendet komunitare, është që në fund të këtij viti, Komisioni Evropian të përgatisë një plan veprimi që do të trajtojë në detaje çështjen e kontrollit dhe të mirëmenaxhimit të emigracionit ekonomik. Franko Frattini, komisioneri evropian i çështjeve të drejtësisë, u tha gazetarëve se, “Komisioni Evropian përpara se të parashtrojë propozimin e tij, dëshiron t’i drejtohet fillimisht të gjithë aktorëve që preken nga ky fenomen”. Më tej, ai ka shtuar se “vetëm nëpërmjet të qënit sa më të hapur për thithjen e sa më shumë mendimeve, Brukseli do të arrijë të inkurajojë një qëndrim pozitiv në drejtim të emigrantëve ekonomikë. Kjo, pa dyshim, do të jetë shumë më e mirë në raport me imazhin e deritanishëm të tyre, si një kërcënim ndaj qytetarëve evropianë”. Një çështje e tillë është tepër e ndjeshme dhe e mprehtë për të gjithë protagonistët socialë duke përfshirë jo vetëm sindikatat dhe shoqatat e biznesit, por mbi të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por, edhe për këtë temë qëndrimet janë të ndryshme mes anëtarëve të klubit evropian. Qëndrimet Disa shtete-anëtare, si për shembull Gjermania, këmbëngulin në të drejtën e brendshme të çdo vendi për të vendosur vetë mbi numrin e emigrantëve që do t’u duhen. “Karta nuk lë shteg për një numër të pakufizuar emigrantësh ekonomikë apo çfarëdo qofshin ata”, vijon më tej ish- ministri i Jashtëm i Italisë, Frattini, duke shtuar se, “qëllimi është që Evropa të ndërtojë një sistem procedurial qoftë dhe minimal, por që do të jetë më transparent se sa procedurat që përdoren aktualisht brenda BE-së”. Gjithsesi, komisioni është i mendimit se Bashkimi Evropian i nevojitet një plan i përbashkët në qoftë se do të dojë të përmbushë me sukses strategjinë e Lisbonës, me qëllimin final krijimin e ekonomisë më dinamike në botë në 2010, si dhe të zgjidhë problematikën e shkaktuar nga plakja e popullsisë së saj. “Emigracioni në vetvete nuk është zgjdhja e ndryshimeve demografike”, shprehet komisioneri i çështjeve sociale, Vladimir Spidla. Por, ai paralajmëron se nëse niveli i emigracionit mbetet në kufijtë e sotëm, Bashkimi Evropian, midis viteve 2010 dhe 2030, do të përballet me një mungesë të krahut aktiv të punës në një numër prej rreth 20 milionë të punësuarish. Shtetet e preferuara të emigrantëve Franca dhe Anglia, në krye të kërkesave për azil Shtetet evropiane janë bërë destinacioni më i kërkuar i emigracionit botëror. Gjatë vitit 2004, 75 për qind e totalit të kërkesave për azil të regjistruara në 36 vendet më të industrializuara në botë, i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian. Në gjashtëmujorin e parë të 2004-ës, janë regjistruar gjithsej 147,340 kërkesa në të 25 vendet e BE-së, një rënie kjo prej 18 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2003. Mesatarja mujore e azilkërkuesve në këto vende gjatë 2004-ës kap shifrën 24,560, më e ulëta që prej 1997. Franca është në krye të toplistës për numrin e kërkesave të regjistruara për dhënie azili, vend që e mban qysh prej vitit 2003. Kërkesat për aplikim në këtë vend kanë pësuar një rritje me 15 për qind për vitin 2004. Britania e Madhe zë vendin e dytë pas Francës. Referuar statistikave të UNHCR, ajo (B.M.) ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara të Amrikës të cilat janë të pozicionuara në vend të tretë me një rënie prej 6 për qind, në krahasim me tremujorin e tretë të 2004-ës. Gjermania renditet e katërta e ndjekur nga Austria, Suedia, Belgjika e Qipro. Rritjen më të dukshme të numrit të azilkërkuesve e kanë pësuar vendet e sapoanëtarësuara të BE-së. Qiproja, ky ishull i vogël, ka pësuar një kërcim interesant nga vendi i 22-të në renditjen e 2003-it (me 510 kërkesa) në vendin e dhjetë në 2004-ën (me 2840 kërkesa). Ajo pasohet nga Sllovakia me 3839 kërkesa dhe Polonia me 1770 të tilla. Përjashtim ka bërë Republika Çeke, që ka shënuar një rënie 37 për qind në totalin e kërkesave për vitin që shkoi. Pasaportat Emigrantët në BE, zanatçinjtë mbizotërues Rusët, shumica e të cilëve mendohet të jenë çeçenë, përbëjnë grupin e parë të madh që tenton të kalojë në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas statistikave evropiane, ata edhe për vitin 2004 kanë ruajtur kreun e klasifikimit për numrin më të madh të emigrantëve në gjashtëmujorin e parë të 2004-ës. Ndërkohë, serbët dhe malazezët zenë vendin e dytë të ndjekur nga kinezët, turqit dhe indianët. Më pas, renditen afganët dhe irakianët, numri i të cilëve, në krahasim me vitet e kaluara, ka filluar të bjerë. Në mesin e listës, renditen edhe qytetarët shqiptarë të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për të zbarkuar në disa prej shteteve të fuqishme të Evropës, kryesisht në Itali, Gjermani e Angli. Ballkanasit që e njohin më pak azilkërkimin mbeten maqedonasit. Ushtria e azilkërkuesve udhëhiqet nga njerëzit e profesioneve si mekanikë, elektricistë zanatçinj e më pak nga intelektualë, mjekë e profesorë.
  10. "Seks me pagesë", tashmë përmes internetit Seks me pagesë". Një togfjalësh që më parë nuk shihej nëpër faqe interneti normal, apo nëpër forume ku rrinë dhe meshkuj e femra shqiptarë. Tashmë, parulla duket se nuk është më tabu. Vajza të ndryshme nga Tirana kanë zgjedhur një rrugë të re për të prostituuar, pa dalë në trotuare apo ndonjë rrëzë pallati, pa i parë askush (përveç fotove në internet). Madje, rrugë e sigurt edhe për të mos u ndaluar nga policia. Vajzat bisedojnë me njerëz, bëjnë pazare, madje lënë edhe vendet e takimit. Mjafton të shkosh me paratë në xhep. Madje, ato të krijojnë edhe luksin që t'i shikosh përpara se të vendosësh nëse do shkosh të paguash për seks apo jo. Megjithëse në internet nuk janë fotot e tyre të vërteta, prostitutat e epokës së internetit i krijojnë mundësinë kujtdo që t'i shikojë. Nëpërmjet një webcam-i (kamera interneti), ato të shfaqen monitorin e kompjuterit. Madje, zhvishen edhe nudo, preken e bëjnë gjeste të tjera erotike, për të bindur atë që është në anën tjetër, se ia vlen të paguash. Prosti "Online" Gazeta ka investiguar për disa kohë dhe ka zbuluar se si funksionon prostituimi "on-line". Në fakt është fare e thjeshtë, mjafton të futesh në disa faqe interneti forumesh, ku janë të regjistruar qindra djem e vajza shqiptarë. Dhe lehtë vihet re një emër i gjatë, i shkruar në vend të nichnames të vërtetë apo ndonjë pseudonimi të përdoruesit. "Seks me pagesë", është emri i një vajze 22 vjeçe nga Tirana. Një tjetër, 19 vjeçe (të paktën kjo është mosha që kanë shkruar), poshtë emrit ka vendosur sloganin "Pallohem me lekë, çmimi është i shtrenjtë, e kam prej floriri".Kushdo që u shkruan, vajzat përgjigjen menjëherë. Sidomos kur kërkon të bësh pazar me to. Të konsiderojnë budalla, nëse iu flet me edukatë, apo temës së seksit me para i bie "si nga Kina". "Po, për 100 euro në orë, mund të bësh seks me mua". Përgjigja është e menjëhershme dhe nga biseda vazhdon normalisht për të gjitha detajet e tjera të mundshme. Madje, vajzat të japin pa problem edhe adresën e MSN-së. Në rastin e 22-vjeçares me emrin e "artit", "Seks me pagesë", biseda për ta "peshkuar" ishte më me detaje. Pas futjes në MSN, ajo na lejoi edhe ta shikonim në kamera. Duke biseduar për pazarin dhe duke e parë në webcam, një dorë i afrohet dhe i vendos një pjatë e ajo fillon të hajë diçka. "Ishte mami, më solli diçka për të ngrënë dhe iku", - thotë vajza, e cila preferon t'i thërrasin Bianka, megjithëse pohon se ky nuk është emri i vërtetë i saj. Pas pak minutash, ajo ngrihet, mbyll derën me çelës dhe fillon të zhvishet. Në formën e një striptize, ajo heq të gjitha rrobat dhe për pak sekonda, është nudo para kameras. "Më pe? Kjo jam unë", - shkruan ajo në MSN, ndërsa sa i kthen përgjigje, vajza prek gjinjtë. Bianka nuk lejon t'i devijosh nga tema. Madje, as të tentosh t'i ulesh çmimin. "100 euro për një orë nëse do dhe bëj çfarë të duash ti. Më pak nuk bëhet fjalë. Jam për punë këto dhe jo për qejf. Nëse do, në rregull, nëse nuk do, po iki", thotë vajza 22-vjeçare, e cila pohon, se zbritje në çmim, deri në 60 euro për orë, mund të ketë vetëm për ata që bëhen klientë të rregullt ose i sigurojnë asaj të tjerë "blerës". E reja që ofron seks me pagesë, është e gatshme të lërë edhe vendin e takimit. Siguria E re në profesion, vajza thotë se nuk mund të ketë probleme me policinë. "S'kam pse të kem frikë. Askush nuk më njeh dhe askush nuk e di që unë e bëj këtë punë. Klientët i gjej në internet dhe bisedën nuk mund ta përgjojë njeri. Nëse ata bien dakord, lëmë vendin e takimit dhe më pas shkojmë në hotel. Kaq është", tregon vajza. Policia duket se nuk ka asnjë gjurmë të kësaj mënyre prostituimi, apo të vajzave që e bëjnë këtë punë. Uniformat blu "gjuajnë" zonat tashmë të njohura në kryeqytet, apo në rrethe të tjera, ku dihet që prostitutat dalin në rrugë, në lulishte apo trotuare, ndërkohë që teknologjia, bashkë me mendjen e njerëzve kanë avancuar dhe tashmë, shumë shërbime, ashtu si seksi me pagesë, nuk ka nevojë të rrinë më nëpër trotuare, sikur të ishin fruta e perime. "Bianka": Prostituoj që të bëj lekët për të nxjerrë motrën nga burgu Një person në ditë mesatarja, nga më të thjeshtët deri te politikanët, janë klientët e 22-vjeçares Bianka. Gjatë bisedës me Gazetën, ajo ka treguar se e bën këtë punë për të nxjerrë motrën nga burgu, për të cilën, një avokat italian i ka kërkuar 40 mijë euro. Sa kohë keni që bëni prostitutën? Kam 2 muaj. Si e fillove? Nga halli, e detyruar nga halli. Pse, ke tutor që të detyron me forcë? Jo, por ashtu kam një problem familjar. Çfarë problemi? Motrën time e kanë arrestuar në Itali. Ishte në makinë me të dashurin dhe i ndaluan. Në makinën e atij policia gjeti drogë dhe i kanë arrestuar. Ç'lidhje ka kjo me prostituimin tënd? Ka lidhje. Familja nuk do ta shohë më motrën time dhe ajo më shkruan letra mua, në të cilat më thotë se do vrasë veten nëse nuk del nga burgu. Avokati i ka kërkuar 40 mijë euro. Ajo dhe as unë nuk kemi ku t'i gjejmë. Prandaj po prostituoj, që të bëj lekët e saj. Sa lekë ke bërë deri tani? Shtatë mijë euro, më duhen edhe 33 mijë. Po pasi t'i bësh këto para? Do ta lë këtë punë. Ke frikë se do të zbulohesh? Në fakt trembem. Një shoku im i ngushtë e ka marrë vesh dhe më ka bërë namin, por do mundohem të ruhem. Më duhet ta nxjerr motrën nga burgu. (Qan, ose të paktën bën sikur derdh lot). Të gjithë klientët në internet i gjen? Shumicën po. Një pjesë m'i gjen dhe një grua, është rreth 40 vjeçe dhe unë i jap 20 euro për çdo klient. Me sa vetë shkon në ditë? Mesatarisht me një. Ka raste edhe dy e tre. I përzgjedh? Me të martuar nuk shkoj zakonisht, por edhe ndodh. I mban mend si emra? Nuk i pyes për emrat dhe as nuk dua t'i njoh. Di që kam shkuar edhe me politikanë, këta i njoh. Madje, njëri më ka dhënë 400 euro për një orë. Mund të më thuash ndonjë? Jo, është me rrezik për mua. Po nga familja s'ke frikë? Nëse e marrin vesh më vrasin. Besoj se për një vit do i bëj lekët e motrës dhe do e lë këtë zanat. Unë kam një punë, jam menaxhere diku dhe paguhem mirë, por po sakrifikoj për motrën.
  11. Emigranti shqiptar shpëton 6 njerëz nga mbytja! Një shqiptar nga Shkodra, rezident në Itali nga viti 1988, është dekoruar nga Kryetari i Bashkisë së Reggio Kalabrias me titullin e mirënjohjes "Palma e qytetit" për kurajën e treguar nga shkodrani, i cli brenda një dite arriti të shpëtojë 6 jetë njerëzish, që rrezikoheshin të mbyteshin në plazhin e këtij qyteti. Aleksandër Ndreca është një nga emigrantët e shumtë shqiptarë që janë vendosur në Itali, në kërkim të një jete më të mirë. Ndreca, aktualisht 44-vjeç, jeton në Reggio Clabria të Italisë nga viti 1988, së bashku me bashkëshorten Meri dhe tre fëmijët e tyre, Ergi, Karla e Lezli. Ai shërben në një prej plazheve të këtij qyteti, në ishullin Tonnara di Palmi, i njohur për plazhin me shkëmbinj, një plazh që frekuentohet nga shumë turistë për të shijuar bukuritë e këtij vendi dhe monumentet natyrore, siç është shkëmbi me degë ulliri që reziston prej shekujsh në atë vend. Në këtë pikë turistike, familja Ndreca nga Shkodra e ka ndërtuar jetën e saj duke marrë prej vitesh një lokal me qira dhe duke shërbyer për pushuesit e shumtë që vijnë në këtë vend. Por, teksa vazhdonin të punonin në këtë vend të bukur, para pak ditësh, Aleksandri do ishte personazhi kryesor i Reggio Calabrias. Gjatë një ceremonie të zhvilluar në qendër të qytetit, kryebashkiaku i Reggio Calabrias, Ennio Gaudio e ka dekoruar atë për aktin heroic të shpëtimit të jetëve të 6 turistëve të huaj, që ishin duke u mbytur në det. Për këtë, Kryetari i Bashkisë i dorëzoi shkodranit, Aleksandër Ndreca medaljen me mbishkrimin: "Për kurajën dhe bujarinë e treguar". *** Ngjarja që e bëri të njohur 44-vjeçarin jo vetëm në Reggio Calabria, por përmes shtypit dhe më tej, ka ndodhur me 11 gusht të këtij viti, në një ditë me një det shumë të trazuar dhe me dallgë. Në orët e paradrekës, aty rreth orës 10:30 një grua gjermane rreth moshës 30- vjeç ishte në rrezik dhe Aleksandri është nisur në drejtim të saj, duke arritur ta nxjerrë në breg. Më vonë, në 13:45 një burrë i moshës 50- vjeçare, rasti tjetër në vazhdim; një fëmijë 11- vjeçar aty rreth orës 12.00; rreth dy orë më vonë, një djalë rreth moshës 38-vjeç, kurse, rasti më dramatik ka qenë në orën 16:00, ku një fëmijërreth moshës 10-vjeç është thithur nga një dallgë e tmerrshme, e cila e merr me vete, ndërkohë që babai i tij që ishte me të në ujë, nuk e sheh më fëmijën e tij. Dallgët e forta arrijnë të marrin me vete djalin e vogël dhe më pas edhe babain e tij. I pajisur me mjetet e tij të shpëtimit, Aleksandri është nisur në drejtim të tyre dhe pas një kohe shumë të gjatë arrin tek ata, duke i lidhur rreth trupit të vet me konopin e gjatë, dhe që të tre së bashku arrijnë në breg. *** Shkodrani Aleksandër Ndreca, i kthyer në hero në Sardenjë të Italisë, duke folur për ngjarjen në fjalë: "Në momentin kur mbërrita në breg kam qenë shumë i lodhur, por kam dëgjuar zëra: "Bravo, bravo!" dhe duartrokitje të shumta. Për rastin e fundit, babai i djalit të shpëtuar është një biznesmen i rëndësishëmnë Milano dhe Aleksin e ka falënderuar për këtë gjest heroik, ndërkohë që më vonë më ka ofruar një dhuratë, që fillimisht e ka refuzuar, por me insistimin e tij më pas e ka pranuar. "Tani jemi bërë shumë miq me këtë familje, tregon Aleksi, ai më ka ftuar në Milano për një vizitë njëjavore në shtëpinë e tij me të gjithë familjen time",- vazhdon rrëfimin e tij shkodrani, dhe e gjithë kjo ngjarje nuk kishte se si të kalonte në heshtje. Në ditën e nesërme, tek Aleksandër Ndreca kanë ardhur gazetarë të shumtë, të cilët e kanë intervistuar për gjithçka ka ndodhur atë ditë, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë më ka telefonuar menjëherë, duke më falënderuar për aktin heroik, si dhe pas disa ditësh, në pjacën e qytetit, përpara një publiku të gjerë më kanë dhënë një medalje, në të cilën është e shkruar: "Per il coraggio, e la generosita dimostrata"…con gratitudine il Sinadaco Ennio Gaudio".
  12. ARMA ME E FUQISHME E MAFJES MEDIATIKE,SOCJALKOMUNISTE SHQIPETARE,ESHTE SHPIFJA!!! Në „shtetet“ ku sundon Katrahura, gjithshka ban vaki. Por ajo që besohet më lehtë nga të gjithë është shpifja! Po, po shpifja dhe mundësisht shpifja e botuar. Të interesuar për të shkatërruar më tej „shtetin“ në kushte Katrahure, në ballë të frontit janë të gjitha ato gazeta që botohen me fonde të dyshimta, nga persona që nuk përfaqsojnë asgja dhe që kanë një strategji nostalgjike sllavo – komuniste për të kaluarën. Këto mund të quhen edhe shoqata „joqeveritare“ ose sorroide (që kanë një lidhje me sorrat dhe me korbat e urdhëruar nga dashakeqësit shekullorë tanë dhe dashamirësit e përjetshëm të bashkësisë sllvave me i nxjerrë sytë mundësisht që në djep foshnjes së brishtë demokraci.) Ajo rracë intelektualësh „par exellente“ ka aftësi me depërtu deri në sferat më të larta të diplomacisë, politikës dhe mandej mbasi t‘i hypin në qafë „shtetit“, politikës, opinionit fluger (nga të fryj era) ia hyp dhe kombit qetsish duke i pshurrun bash përmbi zverk!... Katrahura Mediatike që lulëzon në Katrahurën Shtet, krijon tek lexuesit e pafajshëm ndjenjën e zymtë dhe pesimiste që „ne shqiptarët kurrë nuk do të bahemi!“. Pra, kuptohet që për atë armatë mediatike, që çon ujë në mullirin e hasmit, detyrë parësore është për të luajtur të gjithë gurët që të ngjasë katrahura. Kjo lloj mafie mediatike lufton çdo ditë, në çdo faqe dhe në çdo artikull apo shkrim të bëjë çbërjen! Fenomeni i Çbërjes, lidhet ngusht me Armën e Shpifjes, sepse vetëm me anën e shpifjes kërcënohet, rezikohet dhe asgjësohet e Vërteta! Kush e vrau Azem Hajdarin?Ali Ukajn!? Kush e vrau Xhemajl Mustafën?! Kush e vrau Bekim Kastratin!?… Kur kërcënohet dhe likujdohet e Vërteta, ndodh qorrollepsja e lexuesit. Shpifja bëhet frymë sunduese deri tek bisedat e përditëshme, hutia merr përmasa kombëtare, frika sundon e tremb gjithkend. Njerëzit shkojnë e vijnë të çoroditur me gazeta nëpër duar dhe me të drejtë mendojnë: „A mos kemi qenë ma mirë, kur ishim ma keq?“ Fatkeqësisht shpifja mbetet anonime, ndërsa me shpërndarjen e saj, merren të gjithë! Kjo ndodh sepse mungon informacioni. Mungon e Vërteta! Kjo ngjet sepse punojnë „ofiçinat e shpifjes“ më të sofistikuarat brenda nesh prej shekujsh. Fakte ka plot. Shpifësit dhe të shpifurit kanë shpikur tolerancën(!) Akuzuesit dhe të akuzuarit kanë shpikur konsensusin!
  13. "Kaini" është ki ini I dashur evlat! Letrën tënde të fundit e mora dhe u gëzova pa masë. Thashë të të shkruaj një letër, jo se kam ndonjë porosi po kot për hoby, siç i thoni ju andej sipër, të ksemolloisemi si prindi me djalin me demek për çlodhje. E mora atë pakon që më dërgoje dhe m'u bë qejfi. E mora dhe kasetën me këngën tënde e m'u bë di herë qejfi. Ja brezi që kemi rritur, i thashë Mehmetit. Edhe këngën e bën vetë e s'e lë t'ia bëjnë të tjerët si të duan, po si t'i duhet. Me këta djem mo, do eci përpara kauza jonë e përbashkët. Me shëndet mirë kam qënë. Tani në behar që ndërronet gjaku mo, bënem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrë lëngatë e jam gati të shkatërroj jo një, po tre grupe antiparti njeherësh. Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet këtu në ferr. Si të mësohet njeriu. Unë për vete jam ambjentuar aq mirë. Le që se mos kish ndonjë ndryshim ajo jeta jonë andej lart nga kjo që bëjmë këtu. Ati-ati janë. Kam zënë miq të rinj. Nga të gjitha kohët, nga të gjitha moshat, se ferr hesapi këtu, ka të bardhë e të zinj... Më hahet muhabeti me njërin që ka hapur një tavernë këto kohët e fundit. Kain e quajnë, zotni burrë. Ka vrarë të vëllanë, ndaj e kanë prurë në ferr po nejse. Ka hapur një tavernë trendy siç u thua ti atyre lokaleve të shtrenjta. Është i biri i Adamit e Evës. Ata që thonë se krijuan njerëzimin, po unë s'i besoj ato broçkulla. Për mua botën e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohë e as vegla për kësi punësh. Po nejse ai dhe emrin tavernës ashtu ja ka vënë: Bujtina Adami & Eva. -Pse s'i vure ndonjë emër tjetër, - e pieta, - ndonjë nga këta emrat amerikanë që s'i kupton dot njeri. -Jo po dua ta vë në nderim e për respekt të prindërve, Adamit e Evës. -Eh, se mos i bëre çirak sa qenë gjallë, po do t'i ngresh tani për së vdekuri, - i thom. -Po se mos ti e bërë çirak Halilin, tët atë, - ma pret kopili. - Harrove që u dogje dhe Kuranin, meqë qe hoxhë, e vetë qeshje kur ngroheshe në zjarr?! -Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjë për një baba udhëheqësi, - i thashë, - dhe thashë ta vdisja ca nga ca. Po i lëmë këto, - i thashë, - se të di njësoj jemi më duket. Artikull eshte shkruar nga gazetari i talentuar Shqipetare,MERO BAZE. NE VITIN 2001 DHE BOTUAR TE GAZETA 100%SHQIPETARE TEMA.
  14. A'ka' Qene Partia E Punes Nje Organizat Teroriste! 1-A eshte komunizmi terorizemi ? 2-Antaret e byros a jane teroriste ? 3- Cila parti politike e majte eshte perfaqesuesi i komunizmit? 4-A mendoni se teroristat enverjan munden te behen globalist?
  15. Rama si Lenini &Staline dhe 100% si enveri !!! Elmaz Sherifi, anetar i “Ushtrise se paqes”, e shikon Fatos Nanon si zgjidhje ekuilibruese ne PS, ndersa politiken e Rames e paralelizoi me ate te Leninit. “Nano do te ishte zgjidhja me e mire per vendosjen e ekuilibrave ne PS. Kam qene mbeshtetes i ish-kryetarit Nano dhe mendoj se ai do te ishte zgjidhja me e mire, per vete kontributin dhe aftesite e treguara ne vendosjen e ekuilibrave politike brenda PS-se, si dhe mund te ishte nje rregullator i institucioneve ne shtetin shqiptar. Nano nuk ka prirje diktatoriale, ai eshte kritikuar per liberalizem dhe ky liberalizem eshte i nevojshem ne Shqiperi”, - deklaroi Sherifi. Ai gjithashtu foli me tone te ashpra ndaj deklarates se Rames qe perjashtoi Nanon nga projekti i ri politik i PS-se. “Une nuk jam i befasuar nga deklarata e Rames, pasi kjo eshte nje teze e vjeter, qe me kujton tezen e famshme: “Kur themi Lenini, nenkuptojme partia”. Nano nuk perfaqeson vetveten, per faktin se ka qene 15 vjet kryetar i PS-se. Ai ka kontributet e tij reale dhe pozitive ne zhvillimin e demokracise ne Shqiperi, ne transformimin e PS-se ne nje parti me parime demokratike, ne nje parti qe u pranua ne Internacionalen Socialiste”, - shtoi Sherifi. Ky i fundit iu doli ne krah edhe 6 deputeteve qe votuan per Topin. “Mesa duket, tek z. Rama dhe strukturat qe e mbeshtesin ekziston mendimi qe, sa me pak te jemi, aq me te fuqishem jemi, ndersa une mendoj se ne demokraci veprojne numrat dhe nuk vepron cilesia. Cilesia me shume se sa sasia eshte teze e vjeter, teze komuniste, pra ta pastrojme partine, duke perjashtuar elementet armiq te saj”, - theksoi Sherifi, duke paralelizuar serish politiken e Rames me ate te Leninit. I. Saqellari
  16. Uzurpimi i PS nga ana e Ramës, kopje e shëmtuar e PKSH të stalinistëve Qemal Stafa dhe Enver Hoxha Sipas Statutit të ri të PS, pranë kësaj partie krijohet fondacioni politik që mban emrin e Qemal Stafës.Me sa duket emri i Qemal Stafës është zgjedhur për të simbolizuar lidhjen mes të majtës bashkëkohore dhe së majtës antifashiste shqiptare të Luftës së Dytë Botërore. Por, duke zgjedhur emrin e Qemal Stafës, PS bëri pozicionimin e saj në lidhje me debatin dhe konfliktin brenda së majtës komuniste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga ku e ka origjinën PS e sotme. Sepse është një fakt historik se brenda së majtës komuniste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ka pasur një debat dhe konflikt të madh, që precipitoi deri në luftë civile brenda lëvizjes komuniste, mes krahut stalinist, kominternist, ekstremist, të përfaqësuar nga Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Hysni Kapo etj., dhe krahut antistalinist, të moderuar, të ashtuquajtur trockist, të përfaqësuar nga Zai Fundo, Sadik Premte, Anastas Lulo etj. Në rezolucionin e Mbledhjes themeluese të PKSH, në nëntor 1941, thuhet: «Një nga ligjet themelore të zhvillimit të partisë së tipit të ri, të partisë bolshevike, është lufta në dy fronte kundër gabimeve të vetvetes dhe veçanërisht kundër tentativës së krijimit të grupeve dhe lufta pa pajtim kundër armikut të klasës». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 1, f. 19). Me këtë, PKSH, që në dokumentin e saj themelues shpallte së pari luftën civile në radhët e lëvizjes komuniste në Shqipëri, si një luftë e stalinistëve kundër të komunistëve të tjerë që konsideroheshin si trockistë dhe që nuk pranonin vijën staliniste të Kominternit, që e kishte qendrën në Moskë. Me këto rreshta të rezolucionit, dokumentit themelues të PKSH, përgënjeshtroheshin të gjitha parimet e shpallura publikisht nga PKSH për bashkim të popullit shqiptar pa dallim ideje, krahine dhe feje, në luftën kundër pushtuesve fashistë. Por e vërteta ishte se në rezolucionin themelues të PKSH, që gjatë luftës nuk u publikua (u publikua për herë të parë në vitin 1960), në Shqipëri, në fakt shpallej lufta kundër atyre që kishin ide të ndryshme nga komunistët stalinistë, si brenda lëvizjes komuniste, ashtu dhe jashtë saj. Në rezolucionin e Konsultës së parë të Aktivit të PKSH, të mbajtur në prill 1942 thuhet: «Të luftojmë pa mëshirë grupin e 'Zjarrit', trockistët Zai Fundo, Aristidh Qendro, Niko Xoxi dhe të gjithë armiqtë e partisë, të cilët përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë punën e partisë».(cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 9, f. 64) Rezolucioni i prillit 1942 mbyllet me fjalët: «Rroftë partia bolshevike dhe shoku Stalin!» Të ashtuquajturit trockistë ishin komunistë që ishin antifashistë, por faji i tyre ishte se ishin edhe antistalinistë. Faji i Zai Fundos dhe të ashtuquajturve trockistëve të tjerë ishte se ata ishin deziluzionuar nga stalinizmi pas spastrimeve masive të përgjakshme të tij, dhe nuk e pranon këtë komunizëm brutal. Faji i tyre është se ata nuk besonin tek strategjia staliniste e përçuar nëpërmjet Kominternit që lufta botërore duhej përdorur nga partitë komuniste, që nëpërmjet ekspedientit të antifashizmit, të merrej pushteti dhe të vendosej regjimi komunist në vendet ku vepronin këto parti. Të ashtuquajturit trockistë si Zai Fundo, zjarristët, e më pas Anastas Lulo dhe Sadik Premte besonin se në kushtet e Shqipërisë që ishte një vend i prapambetur kryesisht fshatar, gjysmë-feudal dhe patriarkal-fisnor, nuk mund të vendosej komunizmi, pasi do të dështonte dhe prandaj nuk duhej përdorur lufta antifashiste për marrjen e pushtetit nga komunistët, por duhej bërë një aleancë e sinqertë me antifashistët jokomunistë, ndërsa sa për ardhjen në pushtet të komunizmit kjo i duhej lënë së ardhmes, kur vendi të përparonte dhe të shndërrohej në vend borgjez nga vend feudo-borgjez (sipas terminologjisë komuniste). Pra, faji i të ashtuquajturve trockistë shqiptarë ishte se ata donin që sloganet zyrtare të PKSH që të bëhej luftë antifashiste, në aleancë me jokomunistët, pa dallim ideje dhe çështja e pushtetit të zgjidhej pas lufte, të merreshin seriozisht dhe jo siç bënte PKSH, që i shikonte si «gjethe fiku» që mbulonin lakuriqësinë e politikës së saj për pushtet. Duket qartë se për PKSH, armiqtë ideologjikë, të ashtuquajturit trockistë, qenë më të rrezikshëm se pushtuesit e huaj fashistë, pasi PKSH e abandononte parimin e shpallur për bashkim pa dallim ideje, në luftë kundër pushtuesve fashistë për hir të luftës kundër këtyre kundërshtarëve ideologjikë. Lufta kundër tyre nuk ishte luftë antifashiste, por luftë kundër të ndryshmëve ideologjikë, luftë e stalinistëve kundër antistalinistëve. Grupi komunist «Zjarri» luftohej nga PKSH se, jo vetëm që nuk pranoi të hyjë në PKSH, por e quante veten parti komuniste. Pra lufta e PKSH kundër grupit «Zjarri» ishte luftë kundër të ndryshmit ideologjik. Edhe rezolucioni i prillit 1942 nuk u publikua deri në vitin 1960. Kjo luftë civile ideologjike brenda radhëve të lëvizjes komuniste vazhdoi e përgjakshme gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, madje edhe pas saj. Protagoniste e kësaj lufte qe udhëheqja staliniste e PKSH që i spastroi kundërshtarët e saj antistalinistë, duke i asgjësuar fizikisht në atentate dhe fushata terroriste. Në korrik 1942, lufta ideologjike e përgjakshme u shpall edhe brenda vetë radhëve të PKSH. Në qershor 1942 u mbajt Konferenca e jashtëzakonshme e PKSH, e cila doli me një rezolucion që iu shpërnda komiteteve qarkore të PKSH në korrik 1942. Në këtë rezolucion shpalleshin si tradhtarë dy pjesëmarrës të mbledhjes themeluese të PKSH, Anastas Lulo dhe Sadik Premte, si trockistë. Në qarkoren me direktiva që Komiteti Qendror i PKSH u çonte komiteteve të qarqeve, për zbatimin e vendimeve të konferencës, thuhej: «Në të gjitha partitë e tipit të ri Lenin-Stalin duhet të ekzistojë njësia kështu pra dhe partia jonë duhet të bazohet në këto themele».(cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 11, f. 84) Fjala «njësi» e thënë në sens stalinist ishte një eufemizëm për të treguar diktatin stalinist brenda partisë. Më poshtë shpallej spastrimi i të gjithë atyre që nuk i bindeshin ortodoksisë ideologjike staliniste: «Ne duhet të kemi partinë të pastër prej të gjithë këtyre elementëve, në qoftë se do t’u përgjigjemi realisht detyrave tona duhet ta kemi partinë të fortë, se sipas fjalëve të mësuesve të mëdhenj të proletariatit, partia forcohet me spastrim, gjë që do të thotë se partinë duhet ta spastrojmë prej të gjithë elementeve armiq pa marrë parasysh nën ç’lëkura janë fshehur ose veshur». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 11, f. 82) Pra, preokupimi kryesor për PKSH, edhe në korrik 1942, nuk ishte lufta kundër fashizmit, por lufta brenda radhëve, për asgjësimin e kundërshtarëve ideologjikë, antistalinistëve. Më tutje në këtë dokument thuhej: «Partia ka vendosur të marrë një qëndrim të caktuar për të spastruar radhët e saj. Partia do të shikojë edhe elementet e dorës së dytë që kanë rënë në pozita të tilla dhe këta do t’i spastrojë pa mëshirë».(cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 11, f. 83) Pra, sipas praktikës staliniste, spastrimet e përgjakshme nuk do të kufizoheshin tek krerët, por do të zgjeroheshin dhe në radhët e ndjekësve të tyre. Edhe në Konferencën e parë të vendit, të PKSH, mbajtur në mars 1943, preokupimi kryesor ishte lufta ideologjike dhe spastrimet e dhunshme të kundërshtarëve ideologjike brenda lëvizjes komuniste dhe vetë partisë. Në rezolucionin e kësaj konference thuhej: «Duhet të krijojmë dhe të spastrojmë partinë si na ka mësuar i madhi Lenin, si na ka mësuar i madhi Stalin, duke krijuar partinë më revolucionare dhe të marrin një vend të merituar në radhët e I.K. (Internacionales Komuniste)». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 14, f. 119) «I madhi Stalin» mësonte që partia duhet spastruar në mënyrë masive dhe të përgjakshme nga ata që mendonin ndryshe nga ortodoksia ideologjike staliniste. Më tutje në këtë dokument thuhet: «Duhet të luftojmë pa mëshirë kundër elementëve trockistë, kundër gjithë deviatorëve dhe armiqve të partisë... Organizata dhe anëtarët duhet të vazhdojmë pa mëshirë luftën kundër armikut të Internacionales Komuniste dhe të partisë sonë trockistit Zai Fundo dhe elementëve të ndryshëm trockistë: Dhimitër Fallos, Aristidh Qendros, Niko Xoxit, Niko kondit, Andrea Zisit etj. Nuk duhet harruar se Zai Fundo dhe disa plehra të tjera trockistë kanë lidhje dhe influencë mbi disa patriotë të ndershëm». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 14, f. 119) Pra, armiqtë kryesorë të PKSH, edhe në mars 1943, ishin të ashtuquajturit trockistë, kundërshtarët e stalinizmit dhe jo pushtuesit fashistë. Se këta të ashtuquajturit trockistë shiheshin aq të rrezikshëm, sa për hir të tyre pranohej që të shkelej dhe parimi i hedhur me krijimin e PKSH dhe i adoptuar pastaj nga Fronti Antifashist Nacional-Çlirimtar i krijuar në Konferencën e Pezës, në 1942, për luftë pa dallim ideje kundër pushtuesit fashistë. Lufta civile në radhët e PKSH do të precipitonte veçanërisht në Vlorë, në mes të vitit 1943. Ky episod njihet në historiografinë komuniste si «Likuidimi i fraksionit të Vlorës». Në një qarkore të Komitetit Qendror të PKSH për këtë çështje, për Komitetin Qarkor të Vlorës, të çuar në qershor 1943, thuhet: «Ky akt rebelizmi kundër partisë i frymëzuar dhe i udhëhequr prej Xhepit (Sadik Premte-K.M.) dhe Palit (Pali Terova-K. M.) kishte si pjesëtar kryesor Vangjon (komandant çete dhe përgjegjës celule), Qazim Çakërrin (Difin, komisar politik dhe përgjegjës celule), Xhemil Çakërrin (komisar politik), Zeqon... Lufta jonë kundër këtyre armiqve të poshtër duhet të bëhet me ashpërsinë më të madhe dhe që të mundim ta luftojmë këtë sëmundje të ndyrë duhet t’i urrejmë këta njerëz dhe pa mëshirë t’i godasim kudo që t’i gjejmë e në çdo rast që manifestohen». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 19, f. 142-145). Pra, të gjithë këta komunistë antifashistë, krerë të luftës partizane në Vlorë, komandantë dhe komisarë të çetës së partë partizane të Vlorës, heronj të luftës së Gjormit të dhjetor-janarit 1943, shpalleshin armiq të partisë, pra armiq të Stalinit. Faji i tyre ishte se nuk pranonin diktatin stalinist për spastrime ideologjike në parti. Kundër këtyre njerëzve kërkohej ashpërsia dhe urrejtja më e madhe, me synim që të eliminoheshin fizikisht, dhe në fakt shumë prej tyre u eliminuan fizikisht që në atë kohë dhe më pas gjatë luftës. Sadik Premtë shpëtoi se u arratis jashtë vendit, ndërsa shokët e tij u eliminuan, duke përfshirë dhe Anastas Lulon, pjesëmarrës i mbledhjes themeluese të PKSH. Beteja e fundit për likuidimin e të ashtuquajturit fraksion të Vlorës u zhvillua në gusht 1943, kur u vranë fraksionistët e fundit të mbetur në Vlorë, Neki Ymeri («Vangjo»), komandant i së parës çetë partizane të Vlorës dhe shoku i tij Xhaferr Dalani. Në spastrimet e gushtit 1943, ku luftonin partizanët kundër partizanëve, stalinistët kundër trockistëve, u vranë dy partizanë të krahut stalinist, Shyqyri Alimerko (Hero i Popullit) dhe Sadik Zoto. Në një trakt të Komitetit Qarkor të PKSH për Vlorën, të gushtit 1943, me titull «Dy shokë bien në luftë kundër tradhtarëve», thuhet në lidhje me këtë ngjarje: «Sadiku dhe Shyqyriu u vranë. U vranë duke përmbushur detyrën e tyre të shenjtë-luftë kundër zaptuesit-luftë kundër tradhtarëve... Tradhtarët u qëlluan. Neki Ymeri dhe Xhafer Dalani u shtrinë përdhe si kërmë... Shokët tanë trima partizanë, pasi e mbaruan me sukses këtë detyrë, u larguan plot gëzim». (cituar sipas: «Thirrje dhe trakte të PKSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PKSH, Tiranë 1962, f. 268). Neki Ymeri, komandanti i së parës çetë të Vlorës, u vra si kërmë se kishte bërë fajin e vetëm që si komunist nuk e pranonte stalinizmin brutal. Dhe ish-shokët e tij partizanë, që ranë duke luftuar kundër ish-komandantit të tyre, ranë për idealin e lartë të mustaqeve ideologjike të Stalinit. Në tekstin e traktit të bën përshtypje cinizmi kur thuhet se partizanët u larguan me gëzim pasi e bënë detyrën. Dhe detyra nuk ishte të vrisnin pushtuesit, por shokët e tyre, edhe pse ishin betuar se do të bashkoheshin pa dallim ideje në luftë, dhe se konfliktet për ide do t’i linin për pas lufte. Në këtë luftë civile brenda radhëve të PKSH, që u zhvillua në Vlorë, u përdorën reparte partizane të sjella nga krahina të tjera, të cilat u përdorën për të bërë presion mbi repartet partizane të Vlorës, që ishin nën kontrollin e fraksionistëve. Në të vërtetë, në maj-qershor 1943, kur u shtyp fraksioni i Vlorës, repartet partizane formalisht ishin nën urdhrat e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional-Çlirimtar, të dalë nga Konferenca e Pezës, e shtatorit 1942 dhe duhej t’i bindeshin programit të frontit që kërkonte të pezulloheshin luftërat ideologjike për hir të luftës kundër pushtuesit fashist. Kështu duhet të ishte në letër. Por, në një direktivë të Komitetit Qendror të PKSH të marsit 1942, që u çohej komiteteve qarkore të PKSH, në lidhje me krijimin e formacioneve partizane, thuhej: «Cila është përbërja e komandës: Në ballë të çetës është komandanti ushtarak dhe zëvendësi i tij, është komisari politik dhe zëvendësi i tij. Përbërjen e komandës së çetës e cakton shtabi i batalionit (d.m.th. komiteti qarkor i vendit në territorin e të cilit formohet çeta), Shtabi i batalionit (komandanti dhe zëvendësi, komisari politik dhe zëvendësi) caktohet prej shtabit të aradhes (kështu quheshin fillimisht brigadat-K. M.) d.m.th. prej komitetit qarkor dhe komitetit qendror. Shtabi i aradhes caktohet prej shtabit madhor d.m.th. prej komitetit qendror». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1960, Volumi i parë, dokumenti nr. 7, f. 44). Pra, në këtë dokument konfidencial thuhej qartë se në realitet Shtabi Madhor ose i përgjithshëm i ushtrisë partizane ishte Komiteti Qendror i PKSH. Prandaj dhe repartet partizane u krijuan dhe u përdorën si krahu i armatosur i PKSH dhe u përdorën në luftën civile ideologjike dhe morën pjesë plot gëzim në këtë luftë civile ideologjike. Lufta civile ideologjike brendakomuniste do të vazhdonte ende edhe në vjeshtën e vitit 1944. Në shtator 1944, kur forcat partizane shkuan në Veri, Enver Hoxha, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë partizane, urdhëroi kapjen dhe pushkatimin e Zai Fundos. Në librin “Historia e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të Popullit Shqiptar”(1989) thuhet: «Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH (Enver Hoxha- K.M.) në këtë kohë i dha urdhër shtabit të Korparmatës I, që të ndiqeshin dhe të kapeshin Gani Kryeziu me Zai Fundon dhe majori anglez pranë tyre dhe të shpartallohej veprimtaria e tyre minuese kundër Frontit dhe Ushtrisë Nacional-Çlirimtare» (“Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1989, Vol. IV, f. 740).E vetmja veprimtari minuese e Zai Fundos ishte se ai nuk pranonte vijën e udhëheqjes staliniste të PKSH, dhe se ishte për antistalinist përveçse antifashist. Zai Fundo merrte pjesë në një formacion luftarak antifashist jokomunist, që kishte në krye Gani Kryeziun, pranë të cilit ishte atashuar dhe një oficer britanik. Veprimtaria e tyre minuese ishte se nuk pranonin të bëheshin kukulla të PKSH, në kuadrin e Frontit të kontrolluar prej saj. Zai Fundo qe dënuar me vdekje nga Kominterni si antistalinist dhe ky dënim u shpall dhe nga PKSH, siç e kam cituar më lart. Në librin e përmendur më lart për Zai Fundon thuhet: «Tradhtari u gjykua dhe u dënua si armik i Partisë Komuniste dhe i Luftës Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar».(“Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1989, Vol. IV, f. 740) Pra, në fillim përmendet partia dhe pastaj populli. Duke pushkatuar Zai Fundon repartet partizane, që në letër i bindeshin platformës së Frontit për luftë pa dallim ideje, bënë terrorizëm ideologjik. Do të ishte lufta civile brenda lëvizjes komuniste, në vitet 1941-1943, ose më saktë fitorja e komunistëve ekstremistë stalinistë në këtë luftë, ajo që e bëri të paevitueshme luftën civile mes forcave komuniste dhe nacionaliste në Shqipëri në vitet 1943-1944. Se komunistët stalinistë, pasi likuiduan të ashtuquajturit trockistë, iu kthyen «reaksionit», pra jokomunistëve, që shiheshin si armiq nga pikëpamja e luftës së klasave, siç ishte premtuar në rezolucionin themelues të nëntorit 1941 të PKSH. Tek e majta komuniste shqiptare, dhe tek vetë PKSH ka pasur dy rryma, një ekstremiste staliniste, ku bënin pjesë Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto etj., si dhe një rrymë të të moderuar, antifashiste por antistaliniste, e ashtuquajtur trockiste, ku bënin pjesë Zai Fundo, Sadik Premte, Anastas Lulo etj. Në luftën ideologjike të përgjakshme mes këtyre dy rrymave Qemal Stafa ishte në anën e stalinistëve, si anëtar i Komitetit Qendror provizor të PKSH prej shtatë vetësh (atëherë Komiteti Qendror ishte organi më i lartë i partisë pasi ende nuk ishte krijuar Byroja Politike), dhe si i tillë i nënshkroi të gjitha këto dokumente dhe punoi për realizimin e tyre. Ditën që u vra, në 5 maj 1942, Qemal Stafa do të nisej për në Vlorë, ku do të punonte për zbatimin e rezolutës të aktivit të PKSH për luftë kundër trockistëve. Në letrën që Koço Tashko i shkruante Kominternit në vitin 1942, shprehej për Qemal Stafën: «Sikundër më tha një shok i KQ të Rinisë dhe i KQ të Partisë (shoku më aktiv dhe njëkohësisht më sektar mbi të cilin mbështetej shoku Miladin), s’na duhen më këta nacionalistë se këta nesër do të jenë armiqtë tanë». (cituar sipas: «Politika antikombëtare e Enver Hoxhës», Plenumi II i Beratit, dokumente, Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Tiranë 1995, f. 192.) I vetmi njeri atëherë që ishte anëtar i Komitetit qendror të partisë dhe Rinisë Komuniste ishte Qemal Stafa. Pra, kuptohet se Qemal Stafa ishte aq ekstremist sa e shikonte me skepticizëm dhe strategjinë kominterniste të përdorimit të «kalit të drunjtë» (Frontit antifashist me jokomunistët), për të kamufluar partinë në rrugën drejt pushtetit. Qemal Stafa nuk ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura antifashiste, ai nuk ka qenë pjesëtar i asnjë reparti partizan, çka do të bënte që të justifikohej invokimi i emrit të tij si simbol i luftës antifashiste. Të vetmet poste të Qemal Stafës gjatë luftës qenë ato të anëtarit të Komitetit Qendror të PKSH dhe të sekretarit të përgjithshëm të Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste Shqiptare. Të dy këto qenë poste ideologjike. Pra, fashistët e vranë Qemal Stafën si kundërshtar ideologjik. Qemal Stafa nuk u vra si pjesëtar i një reparti partizan që luftonte kundër pushtuesve italianë, por si komunist. Qemal Stafa duket se u vra i tradhtuar nga Enver Hoxha, që ishte xheloz për të, se siç thotë Tashko, Miladin Popoviçi e kishte në atë kohë Qemal Stafën bashkëpunëtorin më të ngushtë. Veprën e Qemal Stafës, për spastrimet staliniste në radhët e lëvizjes komuniste, si dhe brenda vetë partisë, vepër të cilën ky e la përgjysmë, e vazhduan shokët e vet komunistë stalinistë, Enver Hoxha dhe të tjerët. PPSH gjatë gjysmë shekulli në pushtet ndoqi traditën e rrymës staliniste. Kur PPSH u reformua duke u shndërruar në një parti të majtë jokomuniste, çfarë është Partia Socialiste ajo sigurisht që do ta ruante traditën antifashiste si vlerë të saj. Por duhej pritur që që PS të braktiste traditën e antifashizmit stalinistë, të Enver Hoxhës, Qemal Stafës, Vasil Shantos etj., dhe të bënte të vetën traditën e antifashizmit antistalinist, të Zai Fundos, Sadik Premtes, Anastas Lulos, Neki Ymerit, Pali Tërovës etj. Antifashizmi stalinist ishte në fakt fashizëm i kuq. Në rast se PS donte të ruante vlerat e antifashizmit, duke braktisur stalinizmin, ajo duhej që fondacionit politik të vet mos t’i vinte emrin e stalinistit Qemal Stafa, por të Zai Fundos, ose të Sadik Premtes, Anastas Lulos etj. PS, gjatë kohës që Fatos Nano ishte kryetar kultivoi debatin dhe pluralizmin e mendimeve, gjë që mori fund me ardhjen e Ramës në krye të kësaj partie. Me sa duket triumfi i Ramës në PS është i barabartë me triumfin e Enver Hoxhës në PKSH (PPSH) pas periudhës së debatit të vitit 1941-1943. Aspekti tjetër i keq i kultit të Qemal Stafës shkon përtej PS dhe ka të bëjë me atë se 5 maji, dita e vrasjes së Qemal Stafës, është sot dita zyrtare e përkujtimit të dëshmorëve të të gjitha luftërave shqiptare. Kur Qemal Stafa nuk ka qenë pjesëtar i asnjë reparti partizan dhe u vra në një episod aspak heroik, duke ikur me vrap nga dera e pasme e një shtëpie për t’u shpëtuar milicëve që e ndiqnin. Në fakt në kohën e regjimit komunist, 5 Maji ishte dita e përkujtimit vetëm e dëshmorëve partizanë të Luftës së Dytë Botërore, siç thuhej në vendimin e Komitetit Qendror të PPSH të datës 7 korrik 1959, që e shpalli këtë ditë si festë zyrtare. Në këtë vendim thuhej: «Me qëllim që dëshmorët e luftës të përkujtohen nga gjithë populli të caktohet si ditë pelegrinazhi në varrezat e tyre-5 maji-dita e vrasjes së Qemal Stafës». (cituar sipas: «Dokumente kryesore të PPSH», botim i Institutit të Historisë së Partisë pranë Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë 1970, Volumi i tretë, f. 248) Pra, siç shihet kjo nuk ishte dita e nderimit të dëshmorëve të luftërave të tjera. 5 Maji u bë ditë e nderimit të dëshmorëve të të gjitha luftërave, vetëm me ligjin që bëri PS për ditën e festave zyrtare dhe me sa duket kjo u bë për të ruajtur 5 majin. Sa kohë që PS nuk e ka bërë katarsisin historik të saj, duke u ndarë nga figura si Qemal Stafa, reformimi i saj nuk do të jetë i besueshëm, dhe gjithmonë ka rrezik se ajo do të kultivojë një stalinizëm të azhurnuar, duke përthyer në prizmin stalinist të gjitha modelet që ajo adopton nga homologet perëndimore, siç është rasti sot me statutin e ri ku balanca e pushtetit anon nga kryetari, apo me kodin e etikës, ku mendimi ndryshe shpallet i patolerueshëm. Në një parti që ka adoptuar si simbol emrin e stalinistit ekstremist Qemal Stafa, të gjitha këto do të shndërrohen në një surrogat të stalinizmit. Prandaj, reflektimi në PS duhet të fillojë që nga vitet 1941-1942, si një reflektim historik i domosdoshëm.
  17. 1 Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi! Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi. Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa; se ke shekuj që të flesh në qetësi". 2 Në ëndërr, kur Agimi zbardhëllonte, Një zë që nga Taverna po gjëmonte: "Cohuni, djema, e Verë sillnani, Se Fati na e tha lëngun sonte". 3 Dhe posa në tavernë këndoi gjeli, Besnikët jashtë thirrën "Portat çelni! E shkurter është Jeta, ja, u mplakmë Dhe mbetmë si kofini pas së vjeli". 4 A di përse këndesi po këndon Dhe menatë nga gjumi po të zgjon? Që shkoi një ditë po të lajmëron, Dhe ti, çkujdesur, fle dhe ëndërron. 5 U gdhi! Me verë zëmrën e zbardhëlloj Përdhe çdo Fe të Natës e dërmoj: Në Djall dërgoj Parajsën e përpjetë, Gërshetin me lahutën lavdëroj. 6 Kur Diellin me zjarr kurorëzuar, E pret me gas Natyra faqeshkruar, Shoqen me mall po shoh në gjumë shtruar Dhe foshnjën buzëqeshur më të zgjuar. 7 Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit, Bilbili nisi këngën e dëfrimit Me trëndafilin: Eja, Faqepjeshkë, Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit. 8 Zgjo-hu! Mëngjezi me shigjet' e grisi Perden e Natës, Yjt' i arratisi, Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi Cdo majë mali, pallati e lisi. 9 O Engjëll faqedritë, ja u gdhi, Shtjer Verë dhe këndo me ëmbëlsi! Xhamshidi e Khosroj qysh lulëzuan, Qysh dimërojnë sot në Varrverri. 10 Ja, Mars'i ri dëshirat na valon, Cdo shpirt i mënçur në Gërmadhë shkon Ku dor' e Moisiut zbardh nga degët Dhe frym' e Krishtit tokën gjelbëron. 11 Mbi lulet po pikojnë vesë retë, Dhe me një zë qiellor Bilbili shkretë: Ah, Verë! Verë! Trëndafilit I lyp t'i skuqë faqëzën e zbehtë. 12 Bilbili nëpër kopshtet në Pranverë Sheh Lilin Kup' e Trëndafilin Verë Dhe thotë: "Puthuni e pihuni! S'e gjeni këtë ditë tjatër herë". 13 Shiko luadhe, lule, bukuri, Lumenj kristali, kronj e brohori: Nga dimri Ferr pranvera Qiell na ndriti, Gëzo mi Dhe Parajsën me Huri. 14 Desh Trëndafili e thotë: "Lulëzoj Dhe botës bukurinë po ia shtoj: Pastaj e hap kuletën e mëndafshtë Dhe përmbi kopsht thesarin po e shtroj". 15 "Jam, thotë, lulja e Josefit t'ri T'Egiptes, xhevahir, zëmërflori: Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e çjerur Prej vllezërve dhe gruas Petefri. 16 Tufani kopshtin kur ma çkatërron Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dërmon, Pështillem si burbuq' i Trëndafilit, Po zemra gjak përbrenda më pikon. 17 U dogja dhe u përvëlova: Verë! Nga vrer'i lotëve u shova: Verë! Në Qelq rubin, e Dashur, dhe Luten Dhe nga ky zjarr shpëtova: Verë! 18 Me Ver' e Vajza, me Lahut e Valle, Me Fyell e me Këngë po s'u çmalle, Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle. 19 Nga njëra dorë Trëndafil e Grua, Nga dora tjatër patsha Rrush e krua: "Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!" Po as m'a fal pendimin, as ia dua. 20 Një Engjëll më tërhiqte në Xhami, Një Djall po më zvarrniste në Dolli; Po Ver' e kuqe e fitoi davanë: Gërshet këtej - edhe andej Hardhi. Fotografitë e Bashkëngjitura 21 Në prehërin e Hurisë kur gëzohesh Veten humbet, e veten gjen, bekohesh: Kur pi kungatën shpirtrëmbenjëse, Përsipër Jetës, Vdekjes lartësohesh. 22 Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen, Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen: C'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur, Se Vajzat na e kanë vjedhur mendjen. 23 "Pse s'pi më pak?" më thonë njerëzia, "Për ç'arësye s'ka kufi Dollia?" Një: Faq'e Vajzës; dy: Rubin'i Verës, Ja shkaqe si kristal nga qartësia. 24 Drit' e Kungatës vlen çdo mbretëri N'Evropë dhe n'Afrikë dhe n'Azi: Rënkim'i Vajzës mallëngjen më rëndë Se çdo shamat' e turmës në Xhami. 25 Fito një Zemër, puthe dhe rrëmbeje, Dhe adhuroje si Altar prej Feje: Një qind Qabera s'vlejnë sa një Zemër; Zemër kërko, Haxhi, jo Gur Qabeje. 26 Si mjer' ay që Dashuri s'ka ndjerë Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë: Pa Ver' e Dashuri çdo dit' e shkuar Prej meje s'nëmërohet asnjëherë. 27 S'ka hir apo shëmtim në Dashuri, Për Ferr e për Parajsë s'ka mërzi, As për pallate a kasolle a shpella As për mëndafsh a rrecka a stoli. 28 Kjo zemr' e marr' e mbytur në mjerime Pa prerë vuan e lëshon rënkime: Kur më dha Zoti Verë Dashurie, Ma mbushi kupën gjak prej zemrës sime. 29 E prisja! Si rrufeja më tronditi! E Dashura më shkoi, më neveriti: S'e çmoja kur e kisha... Ah, çma priti! Në Ferrin nga Parajsa më vërviti. 30 Rënkoj e psherëtij, se s'të kam pranë, M'u çuar zëmra, vojtjet mënt s'më lanë, Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punë: Vrermjalt' e flagëves' e qiellhapsanë! Fotografitë e Bashkëngjitura 31 Nga hidhërim'i ndarjes jam përpirë, Sa e sa herë zemra m'është grirë: Ty natën të kujtoj e psherëtij, Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirë. 32 Kur s'dhëmp e s'shëmp nuk është Dashuri, Pa Ferr s'gjen dot Parajsë dhe Huri: Kur zjarr' e ke në gji, me nat' e ditë Sot ndrit me gas e nesër ndes më zi. 33 Te rrug' e Trëndafilit plot me gjëmba Pikova gjak, u çora dhe u shëmba: Pa qindra plag' e çpojtje s'qepeht krehri Në flokët e së Dashurës me dhëmba. 34 Zemrën me sy e dashura ma ndes, Zemraqiri me flakën rron e vdes: Te flak' e bukur zemraflutur turret, Kurban e tëra digjet pa kujdes. 35 Me syrin bukuri e dritë çpall, Në zemrën Dashuri e zjarr më kall: Ti s'më vë re aspak ose më tall, Kur unë pshërtij për ty me mall. 36 Zefire, fryre, syri im të pa, Nga gjoksi zemra m'iku dhe më la Dhe dyke fluturuar pas të ra: Banesën sot në gjoksin tënt e ka. 37 Selvia që më bëri skllav e mbret Tani më nisi prapë muhabet; Më qesh me buz' e sy, se shpirti i thotë: "Bëje të mirën dhe e hith në det". 38 E dashura shkëlqeu, më vërboi, Zemra më fliste gjuha më pushoi: Kush pa me sy torturë kësisoj? Nga etja u dogja, u shova mun te kroj. 39 Kush në Gërmadhen të ka prurë, kush? Kush ta ka çfaqur natën mirë, kush? Kush të ka fryrë të më ndezësh furrë Nga Dashuria të sëmurë, kush? 40 Në këtë Dhe pa prehje, pa pushim, Jam lodhur me kërkim e udhëtim: Të bukur Qiparis si ti s'kam parë, S'të kapërcen as hëna në shkëlqim. 41 O ti mbi Dhe m'e zgjedhura Selvi, M'e shtrenjtë je se shpirt dhe syt' e mi: Gjë më të çmuar se sa jeta s'ka; Një qind herë më e çmuar më je ti! 42 Si në mëngjes burbuqi i vesuar Me rrezet buzëqesh i ngushëlluar, Më ndrit me gas fytyra e përlotur Kur zemrën ti ma ngroh me syt' e shkruar. 43 Ti, që me faqe Rrushin e kapërcen, Dhe që me zë Bilbilin e gënjen, Një sy i luan Mbretit t'Babilonës Dhe mbretëresh' e kulla ia rrëmben. 44 Për ty bëj be të hedh në det dhe nderin; Në shkelça fjalën, shkelmin nem dhe vrerin: Në mos mjaftoftë jeta ime e zezë, Laj borxhin në të Funtmin Gjyq me Ferrin. 45 Sa kohë munt, e Dashur, ngushëllomë, Nga barr' e vrerit zemrën lehtësomë; Se bukuria jote s'rron për jetë; Shpejt! Nesër zbresim që të dy në Llomë. 46 Me buzët gjak, Sirenë, dehm' e mpimë, Me dhëmbët e me thonjtë çirm' e grimë: Me krah' e me gërshetë mbytm' e shtrimë, Me syt' e tu të zjarrtë tretm' e shkrimë! 47 Me Bukë sa për shpirt, me Hën' e Zanë, Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranë Në Pjergull të Gërmadhës jam m'i lumtur Se në pallat a fron një qint Sulltanë. 48 "Sa bukur të jesh Mbret!" disa mendojnë; "Sa ëmbël në Parajsë!" ca besojnë: Ah, merr trumpetat e ler kusurin, Daullet, pompat lark le të gjëmojnë. 49 Në botë kotësira mos lakmo Të mirat e të ligat ia harro: Kthjelloje zemrën si ky Qiell i kaltër, Si Yll më ndrit, si Diell perëndo. 50 Shpirti për ku m'u bë prej Perëndie? Për Qiell a Ferr? S'e di, po veresie S'lë gas të saktë, Ver' e Vajz' e Këngë, Për profka, ëndrra, prralla shenjtërie. 51 Se save që për Dhenë bëjnë rragë Dhe save që për Qiell hedhin flagë, Nga Kull' e Natës Korbi u bërtet: "Të çmëndur! S'ka as lart as poshtë çpagë!" 52 Me vajzën në prënver' e në lëndinë Me Këngën, me Lahutën, me Dollinë Dëfrej: le të më shajnë; s'më ha malli! Këtu e gjej Parajsën, Perëndinë. 53 Me Ver' e Valle, me Huri - në pastë, Te vija në lëndin' u shtri - në pastë, Dhe humbi fare Ferr'i zi - në pastë, Dhe ja, Parajsa na u gdhi - në pastë. 54 Një kupë Verë, mor Saki - ta puth! Vajzën e bukur si selvi - ta puth! Atë gërshet si lak të zi ku kapet I urti plak e djal'i ri - ta puth! 55 Nem kupën dhe këndo një melodi, Me Engjëj dhe Bilbilë simfoni: Se Vera qesh, këndon, kur rrjeth nga shishja Dhe s'duhet pirë veç me brohori. 56 Me gjithë Trëndafijt' Irami u shua, Qelqi magjik Xhamshid u çduk në prrua, Po prapë Vreshta Rrush rubin na nxjerr Dhe kopshti lulëzon ku rrjeth një krua. 57 Shih, mijëra burbuqe lulëzojnë Dhe erët mijëra përdhe rrëzojnë; Dhe ditët që na sjellin Trëndafilin Xhamshid e Kaj-Kobad na i çkallmojnë. 58 Po eni me Khajamin dhe ia shtroni Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosro harroni: Rustemi le t'ju ftojë në kushtrim E Taji në zijafet, mos i dëgjoni. 59 Eja, mbush Kupën e në zjarr gëzimi Vërvit çdo vrer e helm të zi pendimi: Se Shkab' e Kohës Jetën na shkurton, Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi. 60 E Dashur, mbushma Kupën që kthjellon Të sotmen nga vreri q'ikën, tmerr q'afron: Po nesër? nesër ndofta fryra, humba Në shqotën ku e djeshmja fluturon. 61 Na fryri dita, mor Saki: sill Verë! Jetën s'e shohim përsëri: sill Verë! Bota një her' u mbyt në kataklizmë, Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verë! 62 U bëra prapë djal' i ri: sill Verë! Kërcej me flag' e lumturi: sill Verë! S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki, Si jeta ime në Persi: sill Verë! 63 Sakinjtë derdhin Ver' e vala rrushi, Në zemra shuajn' afsh' e avull prushi: Lavdi, o Zot, se dhe këtë ballsam Që na shëroi e me shëndet na mbushi. 64 Si merimanga vallë pse ta tjerim Perin e Jetës, kur pastaj e çtjerim? C'do të fitojmë kur aspak s'e dimë Frymën që marrim jasht' a do ta nxjerrim? 65 Në Nishapur ose në Babilon, Me Kupën që tharton e ëmbëlson, Fletët e Jetës një nga një na bien Dhe lëngu i saj pa reshtur na pikon. 66 Ah, mbushini Kupat! Zemra na thërret, Se Koha nëpër këmbë po na shket: E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen; C'mërziti kur e sotmja ka lezet? 67 Ditën e shkuar fare e harro Dhe për të nesërmen mos u mendo: Gëzo një çast të lumtur, faqebardhë, Dhe Jetën n'erë mos e çkatërro. 68 Për nesër mos u verdh sa pa e parë, Të sotmen e gëzo, mor djal' i mbarë: Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokët Që shkuan shtatë mijë vjet më parë. 69 Me Buzët trëndafilen shtatselvi Këndo e nat' e ditë zbras Dolli: Se nesër Vdekja fryn, te çthurr si lule Dhe fletët t'i përmbledh në Dhe të zi. 70 Të shkuarat mos i kujto me lot Dhe për të pritmet mos u loth më kot: Sa kohë në luadhin je, kullot; Nga drapr' i Vdekjes nukë shpëton dot. 71 Buza që puth e Vera që po pi Vërtet mbarojnë dhe ato si hi: Po sot të paktën je një hi i gjallë, Gëzohu sa s'kalon në Hiç të zi. 72 Sa kohë po vazhdon kjo Jet' e ngratë Për qafe kape Qiparisn' e gjatë. Se nesër Mëmë-Dheu do t'të kapë Dhe posa të pushtoi s'të lëshon prapë. 73 Sa nga të dashurit mbi këtë bar Që m'emëruan për trashëgimtar I zbraznë Kupat rrotull nja dy herë Dhe heshtn' e zbritnë një nga një në varr. 74 Më shkuan shokët! Vdekja pa mëshirë M'i shtrydhi një nga një si Rrush në Tirë: Festuam, pim' e biseduam bashkë, Pastaj u shtrin' e thanë: "Lamtumirë!" 75 Dhe ne, që sot dëfrejmë në lëndinë, Ku pleqtë na bekuan me Dollinë, Dhe ne në shtrat të dheut do të zbresim Dhe do ta zbrazim vendin për risinë. 76 Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu Sis' i jep lules si një çilimiu; Nga varri bukën ia mëkon njeriu: Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu. 77 M'i kuqi Trëndafil i çdo behari Nga toka mbin që piu gjak Qesari: Në gji të kopshtit manushaqja shket Prej faqes Vajzës me ulli nga Varri. 78 Dhe kjo lëndin' e njomë që po çel Bregun e lumit ku tani po ngel, Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel, Se s'di nga cila buz' e bukur del. 79 Ah, Trëndafili me prënverën shkon Vjeshta risisë fletët ia rrëzon: Bilbili, që në degët i këndon, Ikën - e kush e di ku fluturon? 80 Ah, pini dhe Khajamit shtjerini! Profetët le të flasin, lerini! Një gjë ësht' e vërtetë: Lulja vdes, Si lulëzon, - dhe profkat prejini! 81 Cdo shpresë që në flakë na përfshin Shuhet e bëhet hi; a shkrepëtin Mbi kum të shkretëtirës si dëbora Një or' a dy - dhe menjëherë shkrin. 82 Në Dhe, o shpirt, të mirat si për Mbret Dhe gazet e dëfrimet plot lezet S'të janë veç si ves' e lulevet, Që ndrit menatë dhe pastaj humbet. 83 Edhe ay që mbleth e shin flori Edhe ay q'e heth, e derth si shi, Kur vdesin nukë bëhen ar e mjaltë: Po kalben, myken nënë Dhe të zi. 84 Te ky Karvan - Saraj faqekëmbyer, Që netët edhe ditë ka për dyer, Sulltanë pas Sulltanëve u shtruan Sa ish' e thën' - e iknë të pakthyer. 85 Ja, sot gas paske dhe shëndet: pastaj? Ja, mot të patshim si simvjet: pastaj? Ja, qofsh i lumtur një qint vjet: pastaj? Ja, për çudi, dy qint si mbret: pastaj? 86 Dhe tre qint vjet të rrosh e plot me dritë, Këtejza do të shkosh me lot një ditë, Qofsh Mbret i lart' a lipës i ngratë Në **** do të mbarosh pa mot i mpitë. 87 S'banojnë veç luanë dhe zhapi Në sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi: Bahrami, që me lak onagre kapte, U lak, u kap në llom' e pellgpusi. 88 Kështjella gjer në Qiell një herë ndriti Dhe Mbretër e Qesarë brënda priti: Përmbi gërmadha tani qyqja qan: "Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?" 89 Nga mur'i Tusit Korbi po vë re Kafkën e Kaj-Kavusit tej përdhe Dhe kujës ia kërcet: Kaj, Kral i Ngratë, Daullet dhe trumbetat ku m'i ke? 90 C'fitova nga të gjith' andrallat? Hiç! Dhe nga mundimet e vërdallat? Hiç! Sa para bën se sot jam Yll e Dritë Kur shuhem nesër, shkoj me prrallat? Hiç! 91 Aristotel ndriçofsh, ngrysesh e hump! Qesar çdo fron zaptofsh, përmbysesh, hump! Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump! Bahmar u lavdërofsh, mbytesh e hump! 92 Ah, Rrot' e Qiellit vrasëse, mizore, Sa shtyp e shtrydh në Tirën shekullore: Ah, Dhe i zi, në gji sa xhevahire, Përpin, e sa dafina prej kurore! 93 Ah, Zot, që botën me një urdhër themelove, Sa e sa zemra copëtove e shove: C'burbuqe buzëkuqe, flokëzeza, Pa lulëzuar në qivur m'i shtrove! 94 O Racë Njerëzore e verbuar, O Hiç, mbi Er' e Pluhër e ndërtuar, O Hiç, e korkolitur mbi Avushën, Përball' e pas prej Hiçit e rrethuar! 95 Apo mos e harruat Historinë Që Botës i dha Dritën, Diturinë, Se Zoti me ca Llom' e Baltovinë Sipas fytyrës s'Tij gatoi Njerinë? 96 Krijesa zbardhëlloi, Parajsa leu, E para krijatyrë del nga Dheu: Po pak qëndroj! Një drapër Vdekja këreu, Adamn' e shkret' e korri, e rrëmbeu. 97 Si en' e bën me mend e thellësi, Kuror' i thur me nder e me lavdi: Pastaj Poçari Kryeveprën kap Dhe e dërmon përtokë, e bën hi. 98 Pse pra mërziti për mjerimn' e zinë? Kështu e bëri Zoti Njerëzinë: Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm, Vajtojnë pak e çduken në Greminë. 99 Njeri, Margaritari i Krijesës, Q'u shove nga tortyrat e Jetesës, Pi Kupën e harrimit e të prehjes, Ckulu nga pellgu i frikës dhe i shpresës. 100 Përulu Fatit tiranik e vrer, Pi Verë, mos përfill Parajs' e Ferr: Linde nga Pluhuri, në Pluhur kthehesh, Sa je mbi Pluhër, lagu, mos u ter. 101 Ah, kap e kap çdo gas e çdo dëfrim Në Pluhër sa pa zbritur për pushim, Pluhër në Pluhër, nënë Pluhurin shtrirë, Pa Ver' e Këng' e Grua - pa mbarim! 102 Pi, pi sa kohë ligjëron Bilbili, Puth, puth sa ësht' i çelur Trëndafili, Dhe Kupën plot shafran pa drithm' e zbras Kur të ta japë natën Xhebraili. 103 Një çast nga Pus'i Jetës të ngjërojmë Dhe para se të vdesim ta gëzojmë: Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi N'Agimn' e Hiçit! - Oh, le të nxitojmë! 104 Pra, si Zambaku që me sy përpjetë Pret vesën gojëhapur lart nga retë, Ashtu dhe ti, se nesër u përmbyse Si Kupë bosh me kokën tatëpjetë. 105 Kur të gjesh Verë, pije pa mejtuar, Kur të gjesh Vajzë, puthe pa pushuar, Se as për mjekrën tënde as për timen S'kujdeset Zot'i Math i lavdëruar. 106 Rrot' e çkujdesur po vërtit Dynjanë, Shenjtorët nuk ja shqitnë dot Davanë: Kij mendjen, nesër vdes, merr ëndrra fund, Të piu varri, krimbat do t'të hanë. 107 Lëviz, Khajam, se Kup' e Vdekjes vjen, Se Fati nënë Rrotë të mbërthen: Pi Lënk, puth Lule! Lart në Qiell s'i gjen! Se Feja me Parajsën të gënjen. 108 Mos u mërzit me punë Perëndie, As me andrralla e profka Njerëzije: Mbyti të gjitha në duman të Verës Dhe loj me Trëndafij e Rrush Hardhie! 109 Munxosi Qiejt' e shurdhër që shkelmuan Cdo lutje që të mjerët u drejtuan Dhe kap Dollin' e përqafo Selvinë: Kush na u kthye nga ata që shkuan? 110 Gjer kur, gjer kur do të përpiqemi, Me Fe e sherr Sheri të piqemi? Më mirë lagemi me Lënk prej Rrushi Se sa me vrer për hiç të ligemi? 111 Me mjekrën çdo Tavernë ta kam fshirë, Parajsës i kam thënë: "Lamtumirë! E bukur je, po nukë bën për mua!" Kërkomëni në Vreshtë dhe në Tirë. 112 Për Ligjë kam për ditë të dëfrej, Për Besë kam çdo Fe ta kapërcej; Kur mora nuse Jetën, s'deshi pajë; Më tha: "Gas pafsh, atë pagesë vlej". 113 E dini, o miq, se në kasollen time Dasmë të re kam bërë me dëfrime: Tri her' e ndava Fen' e Arësyen Dhe mora nuse Rrushkën Serafine. 114 Për Qënien dhe Mosqënien jam munduar E Qiell e Dhe kam matur e peshuar: Po që të gjitha i hodha n'erë! S'jam I thellë veç në Verën e Kulluar. 115 Kur isha i ri, kujtoja se e gjeta Pallatin ku shkëlqente e Vërteta: Tani q'u mplaka di që s'dija gjë E që s'di hiç nga Bota dhe nga Jeta. 116 Kur isha i ri, me zell, me mall po milja Doktorë me Shenjtor' e trobolitja Të thella argumente: po përherë I marrë hyja dhe m'i marrë dilja. 117 Me ta të Lartën Urtësi e mbolla, Me dorën tim'e rrita, e pështolla, Dhe kjo ish tërë pema që m'u fal: "Si ujë zbrita, dhe si erë dolla!" 118 Në Botë, dhe pa ditur as përse As nga, po rrjedh pa dashur si rrëke, Dhe jashtë saj si er' e shkretëtirës, Pa ditur ku, po fryj te Nat' e Re. 119 Si zok nga pylli sterr' u arratisa, Për një fole në ferr' e driz' u grisa: Po prinjës që di Udhën gjëkunt s'gjeta, Nga dera q'u vërsula jashtë krisa. 120 Me Ujë hiçi Balta m'u gatua, Zemra me zjarr e vrer m'u përvëlua: Fryja në Botë si një flak' e marrë Dhe shkrumbi im në tym u çkatërrua. 121 C'fitoi me ardhjen time Gjithësia? Me ikjen a m'i prishet Bukuria? Përse me kaqë lot po vijm' e ikim? Pyes më kot, - s'përgjigjet Perëndia. 122 Kur shoh një faqelule bukuri Syengjëll, erëmyshk, e shtatselvi, Pyes: Pse, Zot, këtë Huri e çove Në këtë fushë plot me lot e zi? 123 Si flagë digjemi: Ku shuhemi? Si tym vërtitemi: Ku turremi? Si fishkemi e shtrydhemi, kufoma Në Llomë kllitemi: Ku mbruhemi? 124 Të kthjellët lindim dhe të mvrojtur vdesim, Me gas ia nisim dhe me vaj ia presim: Me lot e zjarr e vrer të përvëluar Në tym shpirt japim e në Varr po zbresim. 125 Këtu që nga padashur po kërcasim Dhe që këtej pa dashur ku po shkasim? Kupë mbi Kupë Verë sillnani Këtë mallkim ta mbytim e ta vrasim. 126 Në Botë s'ndisja, po s'më ke pyetur! Në varr s'kërcisja, po s'më ke pyetur! Zot, më zvarrisni me pahir, se s'lintja As rroja as vdisja, po s'më ke pyetur! 127 Në Vijën që përshkruaj në Jetim S'gjej Pikënisje, s'gjej Pikëmbarim: Nga arthmë s'pamë dhe ku vemi s'dimë, Hiç krej, Hiç mezi, Hiçi përfundim. 128 Një Qark, si un' e ti, po përvijojmë, Që jemi lark e s'piqemi vajtojmë: Po në një Pikë po e mbyllim Qarkun Dhe puthemi në Varr, në hiç pushojmë. 129 Nga qëndr' e Dheut në Qiell të Shtat' u ngjita Në fronin e Saturnit u avita Dhe shume lithma e kolla zgjidha udhës Po Fatin e Njeriut nuk e shqita. 130 Një derë ka që Celësin s'ia gjejmë Dhe ka një vel, me sy s'e kapërcejmë: Pak muhabet këtu, jo ti, jo unë, Pastaj dhe un' e ti në tym kërcejmë. 131 S'përgjigjet Dheu as Deti që mban zi Me vala t'errëta për Perëndi, As Dit' as Nat' as Hën' as Yjt' as Qielli, S'përgjigjemi e heshtim un' e ti. 132 Dhe Qiellit rrotullonjës i thërrita Dhe e pyeta: "Cila është Drita Për djemt' e tu të humbur në errësirë?" "Një mendje e verbër!" tha një zë nga prita. 133 Ahere Poçen po rrëmbej si burrë Dhe Zjarr e Shenjt' e gjej në këtë furrë; Ajo më pëshpëriti buzabuzës: "Pi, puth, se posa vdiqe, s'ngrihesh kurrë!" 134 Dhe Poçja e skalisur dhe e larë Ka rrojtur e ka bërë qef me barrë: Dhe buz' e saj e ftohtë dhe e njomë Sa puthje mund të japë dhe të marrë! 135 Kjo Poçe, si dhe unë, qe njeri Q'u doq për një Gërshet e një Selvi: Kjo dorëz ishte krah; e përqafonte Vajzën e rrallë plot me Dashuri. 136 Një ditë, më të ngrysur në pazar Një poçe po artonte një Poçar; Dhe poçja gjuhëmpirë murmuriti: "Ngadalë, vlla, e mos mer aqë zjarr!" 137 Punonte në dyqan të tij Poçari, Një Poçe po artonte nga pazari: Lëfyti ish një kok' e një Qezari Dhe dorëza nga dor' e një lipsari! 138 Dëndroje dorën, mor Poçar mizor, Që garbe bën me trupin njerëzor: Shiko, Khosroit me çark ia shtype zemrën, Dhe gishtin Feridunit mbretëror. 139 Njëndizaj në qoshen jam penguar Dhe ah! e theva Poçen e bekuar; Më tha: "Si je, kam qenë; dhe si jam, Ashtu dhe ti je nesër i dërmuar". 140 Dhe mos kujto se Jeta rregullon Hesapin tënt e timin dhe mbaron; Flluska si ne ka Dete dhe miriade, Saki-Vigani derdh e s'nëmëron. 141 Kur un' e ti të prehemi të mekur Do të vazhdojë Bota e pavdekur, Që ardhjen ton' e ikjen i përfill Si val' e detit rërën e përpjekur. 142 Pas nesh kjo Botë tutje shkon një soj, Dhe ty dhe mua na harron një soj: S'e vuri re që diç mungon, kur s'ishim, Kur vdesim, s'ndrron e s'ngel, vazhdon një soj. 143 Mi Dhe e nënë Dhe gjum' i paprerë, Mi Dhe e nënë Dhe trupa të nderë; Ah, Hiç kudo, e shkretëtir' e Hiçit! Si hije vijm' e shkojmë në Skëterrë. 144 Dhe kur më kot mbi Tokën e pakapur Apo mbi Qiell, mbi derën e pahapur, Sheh sot kur ti je ti, po nesër ç'bën Kur s'je më ti, po hi në Hiç përhapur? 145 Do t'ikim doemos! Përse pra rrojmë Dhe shpirtin me dëshira kot mundojmë? Mbi Dhe pa punë kur na arratisi Në Qiell shpëtim prej Tij si të shpresojmë? 146 Cudi, asnjë i vdekur s'dha një shenjë, Asnjë s'u kthye Udhën të rrëfenjë Për Ferrin, për Parajsën a për Hiçin, Po vet' u dashka cilido t'a gjenjë! 147 I varfëri nga mendja po beson Që Shpirti krejt nga Trupi po ndryshon: Po Vera e përgënjeshtron e para, Se Shpirt e Trup në Dehje i bashkon. 148 Kur Shpirti muntka veten ta çlirojë Nga Trupi dhe në Qiell të fluturojë, Nuk është trup e turp që Baltovina Ta ndyj' e ta burgos' e ta verbojë? 149 Si në një çergë ku pushon një grimë Sulltani i drejtuar në Greminë: Sulltani ngrihet, ikën, tenda çthurret E thurret përsëri për më të rinë. 150 Shpirt, i dënuar gjak për të pështyrë, Për të duruar kot e kot tortyrë, Në këtë Trup të ndyrë pse ke hyrë Kur prapë jashtë paske për të fryrë? 151 Dërgova Shpirtin lart në Qiell mbi retë Dhe n'Errësirën posht' e tatëpjetë: M'u kthye pasi e zbuloi Mysterin; Më tha kështu: "Parajs e Ferr jam vetë". 152 Diell. vizion dëshire të mbaruar, Ferr, hij'e zez' e Shpirtit përvëluar, E hedhur n'Errësirën nga po dalim Dhe ku po zbresim për të perënduar! 153 Kjo botë: Endrr' e shkurtër që shikojmë; Ky lumë; Gjyrm' e lotit që lëshojmë; Ferri: Shkëndij' e zjarrit që kalojmë; Parajsa: çast'i prehjes që gëzojmë. 154 Shenjtorët dhe Doktorët, që bërtitnë Më kot për të dy Botët, u vërvitnë Në Pluhur: fjalët ua mori era, Me Baltën e me Llomën u nemitnë. 155 Zbulimet, që Profetët na zbërthyen Dhe për këto mbi Kryqe u mbërthyen, S'janë veç ëndërra që na rrëfyen Pas gjumit - dhe pastaj në gjum' u kthyen. 156 Arrinë gjer në kulm të Diturisë, I ndrinë si pishtarë Njerëzisë: Po n'Errësirën Udhë s'çanë dot, U mbytnë nëpër gropa t'arratisë. 157 Mysterin sa e sa më kot po tarrë Gjer sot asnjë përgjigje s'kanë marrë; C'gojë memece, Evë, puthe vallë Që na ke bërë shurdhër e të marrë? 158 Një Vel Mysteri kemi për kufi, Ta çpojë syri ynë s'ka fuqi: Në gjoks të Dheut jemi si në burg; Ajme! Sa e gjat' e hidhur histori! 159 Nga Qielli e Vërteta nukë zbret, Me Dij'e Shkencë Udha nuk iu gjet: Se Udhë s'ka, se s'na e kap dot truri Dhe syri ynë gjurmën e humbet. 160 C'e shtyri këtë Qiell të rrotullojë Dhe ç'dorë më në fund do ta dërrmojë S'gjendet në Botë kurrë kut ta masë, S'gjendet asnjë kandar që ta peshojë. 161 Natyra ësht' e mbetet një çudi, Enigmat nuk ia zgjidh dot asnjeri: Askush s'del dot nga qarku i forcës s'tij, Dhe mbetet mjeshtri plak çirak i ri. 162 Darkove tërë Tokën? S'është hiç! Gërmove tërë Botën? S'është hiç! Thellove dokrra Feje, kokrra Shkënce, Ia çmove Fatit Rrotën? S'është hiç! 163 Në Hapësirën Dheu: **** lumi! Dija dhe Shkënca jonë: fjalë lumi! Njeriu, kafshët, lulet: flluska brumi! Jeta dhe lufta jonë: ëndrra gjumi! 164 Kjo Botë me shkëlqime s'është hiç! Ky Qiell me Serafime s'është hiç! Ky fron i Jetës plot me ëndërrime Na varret mbi një qime, s'është hiç! 165 Nga Rrot e Fat e Zot s'kuptova hiç Dhe veç dyshimeve s'fitova hiç: Për Dijen shtatëdhjetë vjet luftova, Më kot i humba, nuk zbulova hiç! 165 Nga Rrot e Fat e Zot s'kuptova hiç Dhe veç dyshimeve s'fitova hiç: Për Dijen shtatëdhjetë vjet luftova, Më kot i humba, nuk zbulova hiç! 166 Të paskan parë ca të shenjtëruar Kur unë me qiri të kam kërkuar: Bëj ç'mund, po je dhe mbetesh i mbuluar: S'të gjej gjëkunt: më ndje, Zot i Bekuar! 167 Ah, këtë copë rrojtje mos e nxi Rrotull Mysterit - shpejt, mor djal' i ri: Një qime ndan Gënjeshtrën nga e Vërteta - Dhe përmi ç'gjë, të lutem, varesh ti? 168 Një qime ndan Gënjeshtrën nga e Vërteta Dhe Celës një Elif të vetëm gjeta: Gjeje dhe ti, si un' i verbëri - Dhe ndofta shkojmë drejt te Vetë Jeta. 169 Rrjeth tinës në çdo dell, në çdo krijesë, Dhe shkel si hidrargjir nga çdo kërkesë: Cdo formë merr; të gjitha format shuhen, Ay s'po vdes - S'ka funt e s'ka mbaresë! 170 Posa e devinojm' e na shpëton Prapa kurtinës ku dramatizon Të vjetrën lodër të përjetëshme, Që vet' e vepëron, Vet' e shikon. 171 Gazmorët që me Kupën po festojnë, Shenjtorët që Xhamive vigjëllojnë Në Det humbasin pa liman, pa funt; Një rron e s'fle, të tjerët flen' e shkojnë. 172 Me mall e tërë bota e kërkon, As kamës as i varfër s'e zbulon: Bërtet, po vesh'i shurdhër s'e dëgjon, Shndrit, po syr'i verbër s'e shikon. 173 Dan pika: "Ah! Sa lark nga Deti jam!" Dhe Det'i jetës qesh: "Më kot po qan; Se tok të gjithë jemi Perëndia; Një qime vetëm, Koha, po, na ndan. 174 Parad' e zbrazët, ëndërr është Bota, Dhe s'gjëndet nga e qysh i kthehet Rrota: Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen Illuzionet, gjepurat e kota. 175 Nga vallë lint kjo Fantazmagori? S'tregohet dot, e vetëm kaqë di: Ngrihet si re nga Det'i Gjithësisë, Kthehet si shi në Detin pa kufi. 176 Se lart e posht' e rreth sa po shikojmë, Të gjitha një fener magjik formojnë Me Diellin si një qiri në mest Dhe ne përqark fantazma vijm' e shkojmë. 177 Jemi një lodër shah me net' e dit' Ku Fati njerëzit si gur' i qit: Andejkëtej i lot, i vret' i ther - Dhe një nga një t'i hodhi në kutit. 178 Dhe topthi as për po as jo s'pyet, Po fluturon për ku Lodrari e nget: Ay q'e heth në lëm' e di përse - Ay e si - Ay e di vërtet. 179 E Madhja Dorë shkruan me shkëndijë, Dhe fletën kthej: dhe asnjë fjal' e vijë Nuk ësht' e mundur kurrë që të shihet Me lotë a me lutje a me dijë. 180 Doktorët, fillosofët le të flasin, - Nga thonjt' e Fatit nukë do të shkasin; S'jemi veç hallka në Zinxhir e s'mundim As t'ikim as ta thyejm as ta ngasim. 181 Dhe ky çetur përmbys, ky Qiell i vrarë Ku të burgosur rrojm' e vdesim zvarrë: Mos i kërkoni ndihm' e sypërpjetë, Se rop si ju vërtit, mor të marrë! 182 Njeriu i funtm' u mbrujt nga Balt' e Parë, Të korrët sot del nga e Para Farë: Mëngjez'i parë i krijesës shkroi E funtmja ditë ç'gjë ka për të parë. 183 Qëkurse Gjithësia u krijua Dhe Qielli me gjith' Yj kur u gatua, Një kopsht për Trupn' e Shpirtin m'u caktua, Ashtu sikundër u predestinua. 184 Cdo dell m'u tor prej Zotit me Hardhi; Ah! le të llomotit ay Sufi: Un' e kam gjetur Celësin për Derën Ku leh ay me buj' e patërdi! 185 C'm'u dirse e ç'm'u thave si skeleti Për Pus Mysteri e Labyrinth Kësmeti! Në dorën tënde s'mbeti plan i Votës; Allahu, kur e vëri, s'na pyeti. 186 C'kërkon të gjesh nga rrodhi Bota? Gëzo të sotmen, let belat' e kota: C'më qahesh? Zaret s'munt t'i loç Veç se ashtu si t'i ka hedhur Rrota. 187 Kur vete mirë, lavdi pastë Zoti! Kur vete keq, më kot po derdhet loti: S'pyetesh as për gaz as për vajtim; Durim! - Kështu i Urti tha qëmoti. 188 Ka vetëm për të marrët lumturi, Për t'Urtët s'ka veç vrer e qesëndi, Pi Verën pra, e cila të maron Me motrat Lumturi e Cmenduri. 189 Shigjetat m'i pusho, o Fat, aman! Për plagët e miplagët nem derman! Posa të marrë mbron, Baba, tamam, Jam fjesht Yt bir, i urt' i mënçur s'jam. 190 Dinaku Fat po buzëqesh, kij mendjen! Se befas me kamçik ta ngjesh, kij mendjen! Helm si sheqer të kllet në gojë shpesh, Mos e gëlltit, të vret rrebesh, kij mendjen! 191 Jetesa rregullisht pas Urtësisë Si ësht' e mundur kurrë Njerëzisë: Se Zoti Fat me një kamçik në dorë Na prin nëpër hendeket t'arratisë. 192 Muzikën Qiellit nuk ia kam dëgjuar, Buzën e qeshur nuk ia kam shikuar: Pa marrë frym' i lumtur për një çast N'Avushën prapë më ka qethulluar. 193 Me vrer për ditë Fati po na des, S'jep gas që s'na e vjeth me interes: Ta dinte i palinduri s'na lintte, I linduri më mirë bën kur vdes. 194 Pa prerë më ndjek këmba-këmbës nëma Me lot vjen dita dhe pa prehje mbrëma: Ta dinte ç'flamur helmi kish në bark, S'më nxirte në mejdan askurrë mëma. 195 Dritën ma nxive, Zot, zemrën ma theve, Gazin ma çore, shpresën ma rrëmbeve, Ujën që pi ma bëre vrer dhe erën Që respiroj në zjarr ma ktheve. 196 Khajam, që Tendën e Mësimit rrite, Në Furrën e Greminës ja ku zbrite; Ta pret gërshër' e Vdekjes pen' e Jetës, Nga thonjt' e Fatit me tërbim u shqite. 197 U çqepa e u rropa, Zot, shëromë! Nga Rrot' e Kryq u ngopa, Zot, shpëtomë! Një her' e mir' e tok, jo copra-copra, Si top me vrap te gropa sot shkelmomë! 198 O Zot, më mirë shuaj nga tefteri Shpirtin e një të ziu e të mjeri Sa sa ta rritësh pikë-pikë prruan Ku rrjedhin njerëzit si vala vreri. 199 Sikur të merrte Engjëll'i bekuar Librën, që Fat'i shkretë më ka shkruar, Për ta rishkruar, për ta mirësuar Ose më mirë fare për ta shuar! 200 Të gjendej ah! Luadhi i Mëshirës, Ku t'arratisurit e Shkretëtirës Të preheshin, dhe qindra vjet pastaj Të ngjalleshin, si lulet, pas dëshirës. 201 Të mirat Botës son' ia studiova. Kudo pa vënt, pa hie ia zbulova: Lavdi me Ty, o Zot! Të paktën unë Nga çdo e mirë tutje u shkelmova. 203 Ah! Vera shkon në derë të myftinjve Dhe Kryevegla n'arkë t'axhaminjve: E Bukura e Dheut flë në shtrat T'eunukëve, në djep të çiliminjve! 204 Mos qaj, or mik, mos u mërzit më kot, Se Rrotën Botës nuk ia ndreqim dot: Po rri mënjan' i qet' e bëj sehir Shakatë që na bën i Madhi Zot. 205 Profetët le të lehin hu mi hu Për Providenc' e Perëndi me tru: Eni, me Poçen shtrojani këtu, Dhe losni me Atë që lot me ju. 206 U dashka që ta lë ballsamn' e Verës Nga frik' e zez' e vrerit të Skëterrës, Ah, për shërbetn' e Qiellit që do t'pi Kur të më thahen koskat prapa ferrës! 207 Kurani thotë, Qielli ka Huri Të bukura dhe Verë me gosti: Posa pra ësht' ashtu, o Perëndi, Stërvitem që këtu e që tani! 208 Në qoftë se Parajsa jote s'qas Veçse ata që lodhen me namas Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim Asnjë njeri s'të hyn në atë kafaz. 209 Parajsa paska Vajza syshkëndija, Me Ver' e mjaltë, lum' e kronj e vija; Saki, më sill një Kupë shpejt! Më mirë Në dorë njëja sot se nesër mija. 210 Ay që ka në zemër Urtësi S'lë asnjë çast t'i shkojë pa dobi; Po adhuron një Dashuri qiellore, Dhe Kupën kap me Ver' e zbras Dolli. 211 Të Madhit Muhamet i çon selam Dhe e pyet Imami Omar Khajam: "O Pejgamber, më thuaj, mor aman, Pse dhallën bën hallall, Verën haram? 212 Përgjigjet Muhameti me selam: "S'më more vesh, Imam Omar Khajam! Dhalla hallall për lolot, mor aman, Verën për t'Urtët nuk e bëj haram!" 213 Kur pi, disa besnikë plot me Shpresë, Më thonë: "Vera ësht' armik i Fesë", O burrani, pra, Kupat mbushini T'ia pimë gjakun qenit të pabesë! 214 Posa e bëri Zoti në fillim, Hardhinë pse m'a thurrni me ndalim? Thomëni, kur s'e njihni për besim, Kush e ka vën' atje këtë mallkim? 215 O vlla i mjerë, mos u mbyt në zi, Se vijës s'Vreshtës bëji Dashuri; Nga nën' e ëmbël rrodhi bij' e keqe, Po Bija ka më tepër bukuri. 216 Vera, vërtet, më doli e pabesë, Se më largoi prej Zotit e prej Fesë, Po fajn' e ka Sakiu: S'ia diti vlerën; Kur t'ia mësojë, nukë do t'ma shesë. 217 Dëfrimet që kam dashur më verbuan, Në sy të Botës krejt më turpëruan; Ma mbytnë nderin në një Qelq të lik Dhe namin për një metelik ma shuan. 218 Dhe shpesh kam bërë be që të pendohem; Po a jam esëll vallë kur betohem? Se, posa shoh Hardhi e Trëndafil, Pendohem për pendimin që zotohem. 219 Pjaniku nukë shpëton dot nga Vera. Faqia iu nxi, ia mori namin era: Saki, më sill ca Verë! Cip' e çjerrur Më s'qepet dot as zbardhet dot Skëterra. 220 Pa Verë, këtë Jetë nuk e rroj dot, Pa kupë barrën, vrerin s'ia duroj dot; Jam mirë vetëm n'atë çast kur shokët "Dhe njëzë!" thon' - e unë s'mëkatoj dot. 221 Kur s'pi, jam krejt i fishkur dhe i tharë, Kur dehem, mbytem, bëhem pus i vrarë; Kërkoj pra mezin, Jetën çakërqef: As that' as qull, po lagur leht' e larë. 222 Me poçen nënë sqetull, me Kuran në bres, Kur drejt, kur shtrëmbër, kur për djall bares; Ajme! S'kam Din e s'kam Iman e s'jam As i Krishter' as Mysliman as Putperes. 223 As Kisha as Xhamia nuk më nxe, Allahu më gatoi s;di me ç'hile; Si grua pa lezet, Dervish pa Fe, Në Qiell pa shpresë, dhe pa shtek mbi Dhe. 224 Besnikëve në Kisha dhe Xhamia U çthurret zemr' e shpirt më çqetësira; Po sa Sekretin e natyrës studiuan S'i trëmp dot Qiell e Ferr me kotësira 225 Shpesh shpirti sulet nga kafazi t'ikë, Nga Lloma në Liri, pa frikë; Po thik' e Sheriatit ia pret krahët Dhe e çalon, e ngrin, e mpin si pikë. 226 Xhami e Kish' e Tempull: robëri! Këmban' e Minare: një patërdi! Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hënë: Pengime që të gjitha për Liri. 227 Në Labyrinth të Besëve kërkova, Me Porosi e Dogma u qarkova; Po u gënjeva; s'gjeta lule fare Dhe vetëm driza t'egëra zbulova. 228 Fe kundër Fesh pa funt luftojnë, Rrobat e çjerra gjithënjë arrnojnë; I hodha që të gjitha tej e tutje, Se Perëndinë s'e përfaqësojnë. 229 "Allahu ësht' i math!" çirren, këlthasin, Nga gjëm' e tyre tunden e kërcasin Për ditë pesë herë Minaretë: Ay s'dëgjon. Vajtimet kot buçasin. 230 Disa bërtasin Dogma dhe Besime, Të tjerë çfryjnë dokrra dhe mohime: Po kuajve u zbulohet e Vërteta? Askujt! S'qas pran' as mu' as ty kjo Trime. 231 Si, qysh! Nga Hiçi i vdekur të na marrë E të na japë Shpirt e të na varë Zgjedhë mbi zverk për gazin e ndaluar Me zjarr e Ferr pa fund për çdo të shkarë? 232 Si, qysh! Nga krijatyra të kërkojë Flori për Baltën e të na gjykojë Për borxhe që s'ia detyrojm' aspak E që s'ia lajmë dot! - O Djell, o Shkronjë! 233 Nga tmerr'i Perëndis' e me pahir Padrejtësinë nuk e quaj Hir; Sepse kur s'thom të Drejtën me çekan S'qas dot në buzë Qelqin Xhevahir. 234 Adamin nga Parajsa pse, o Zot, E dbove kur na je mëshirë plot? Për mëkatarët është Hiri Hir; S'ke Hir kur na e jep me djers' e lot. 235 Mëshirë! Mbytem në mëkat, në llomë, Shpirti m'u err, o Perëndi, ndriçomë; Jo si çpërblim për vepra që s'bëj dot, Po darovisht Parajsë, Hir dhuromë. 236 Ti hiqma Udhën, ti shpëtim rrëfemë Ti çilma Derën, Zot, dhe përdëllemë: Ata që flasin n'emrin tënt gënjejnë; Nga thonjt' e tyre, Perëndi, zbërthemë! 237 Vetëm fajtorët, ne, kemi besim Që mirësia jote s'ka mbarim; Me një pendim, kush nuk e bën të keqen Dhe kush e bën s'të ka asnjë ndryshim. 238 Embël gjykon në Qiell Mëshir' e gjërë, Po s'më pëlqen kjo Drejtësi me vërë; E mira e pabërë s'ësht' e bërë E keq' e bërë nuk ësht' e pabërë. 239 Që ke Mëshirë në Kuran e pashë Dhe kurrë një mëkat pa bërë s'lashë: Më thua se më ndih në të këqia; "Më keq se un' a ka?" o Zot, të thashë. 240 Të mirat një nga një m'i nëmëro, Të ligat togje-togje m'i spastro: Ashtu më bëre dhe ashtu të dolla, Mëshirë pra dhe Drejtësi trego. FLORIRI Shiko Profilin Publik Gjej më shumë postime nga FLORIRI 09-08-2006, 06:45 #36 FLORIRI gjakmatjani Anëtarësuar: 08-11-2003 Postime: 1,549 241 Khajami vark' e fajdeve e shtoi Dhe egjërën nga shpirti s'e qëroi: Po s'dëshpërohet sa për Hir Qiellor, Se Njënë kurrë Dy s'e nëmëroi. 242 Kundër së keqes shpirti më lëfton, Me turp e vrer mëkatet m'i kujton: Kam shpresë se m'i fal Mëshira jote, Po prapë turpi mbetet e s'pushon. 243 Mëshirë lyp për shpirtin e burgosur Mëshirë lyp për gjoksin e brengosur: Fal dorën që Gërshetet përkëdhel Fal buzën që puth Qelqin e Xhindosur. 244 A mundin farisjanët zemërngrirë Për ty të bisedojn' e për Mëshirë? Na ndjek në Ferr me zjarr, o Zot, na thënke! Gjetkë m'i shit ato! Të njoh më mirë! 245 Derën e Shpresës e kam mbyllur vetë, S'dua të shoh njeri e rroj i shkretë: Një Ndihmës vetëm kam, Ay e di, Ay e di ç'kam vojtur nga kjo Jetë. 246 Me bindjen Mbretërin' un' a ta rrit? Me fajet Madhështin' a ta çukit? Mos më punit, po falm' - o Zot - se the Q'i fal mëkatet shpejt - von' i punit. 247 Me gryk' e zemër' - o Zot - kur më krijove Dhe Ver' e Vajza ballazi më shtrove, E dije pa dyshim që do t'u sulem: S'kam faj! Kam bër' ashtu si e caktove! 248 Fytyrën Vajzës ia stolis me gas, Me Lule, Hën' e Diell ma përqas. Pastaj më porosit të mos e ngas! Tamam: përmbys Dollin' e mos e zbras! 249 Me baltë më gatove: ç'faj të kam? Me lesh e li m'arnove: ç'faj të kam? Mbi ballë dhe të Mirën dhe të Ligën, Me urtësi m'i shkrove: ç'faj të kam? 250 Me Llomë, dhe me Pluhër kur na kreve Të Mirën dhe të Ligën na përzjeve: S'fëjejmë dot pa dijën tënd'e lejen; Qysh nesër pra na ndjek në Ferr të Feve? 251 Kur t'erren Tok' e Qiell nga Kijameti Dhe të përmbyset Bota nga tërmeti, E kap për rrobe Zotin e i thom: "S'të kemi faj! S'na dbon dot nga Xheneti!" 252 Vullnet përveç Vullnetit t'tij s'të ka, Për vepërim Ay liri s'më la, Si deshi Vetë, çdo gjë ësht' e bëhet: Kundër s'i vete dot, - a bën shaka. 253 Më la të verbër e më vuri **** Në Labyrinth të Jetës në çdo çap: Më shtyn të bie brenda dhe pastaj Si mëkatar e si rebel më kap! 254 Rebel t'u sulkam, pse s'më shtyp për dhe? Në sterr' u ngulkam, Dritë pse s'më dhe? Parajsën si një rrogë kur e çkulkam, Mëshirën, Mirësinë ku m'i ke? 255 O Ti, që me pusi dhe gracka thure Greminën e përlotur ku na prure, Që me predestinatën na mbërtheve, Dënime për mëkate qysh na vure? 256 O Ti, që njerëzit me Balt' i tore Dhe me Parajsë Gjarpërin na nxore, Për çdo mëkat që faqen po na nxin Epna e merrna ndjesë njerëzore! 257 Më dhe të mjerit mua sqojtësirë Të mjaftë sa të mbytem n'errësirë: Po sikur t'ishe Vet - o Zot - njeri, A do ta deshe këtë tru të mpirë? 258 Në nisje dorëhapur, buzëqeshur, Me forc' e me shkëlqim më pate ngjeshur: Tani më çjerr e më përmbys përdhe! Përse? C'të bëra që më le të çveshur? 259 Jetën këtej, Vdekjen andej më dhe, E nesër do t'më shtypësh nënë Dhe: Veprën e bukur, Zot, përse e prish? Në qoft' e keqe, fajin Vet' e ke. 260 Për Vetëdije miriade vjet Më le në Botë. Si ma jep, ma pret: Kur dije q'e merr prapë, ç'ma dhurove? Përse më ngjalle, kur pastaj më vret? 261 Zot, pse ma theve Poçen e skalisur? Zot, pse ma thave Kopshtin e stolisur? Tani më thuaj cili ësht' i dehur: Un' apo Ti, që sillesh si i krisur? 262 Kush rroi mbi Tok' e s'mëkatoj? Më thuaj! Ay që s'mëkatoi a rroi? Më thuaj! O Zot, kur keq për keq ma kthen një lloj, Mos qënkemi të dy një soj? Më thuaj! 263 Më linde pas dëshirës fuqiplote Më le të mbytem nëpër llom' e lote; Tani tregomë ç'është më e fortë: Mëkati im, apo Mëshira jote? 264 O Zot, barrën e Jetës lehtësoma Nga syt' e turmës çdo kusur mbuloma: Nem paqen sot dhe pas Mëshirës sate Kësulën, kokën nesër rrotulloma. 265 Ti, që sekretet na i di të gjithëve, Që në shtrëngic' e zi na ndih të gjithëve, Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perëndi, Ti, që për hiç u fal Lavdi të gjithëve! 266 Vij në Xhami, po jo të të gënjej; Kur jam atje dëfrim në zemër ndjej Dhe iki shpresëplot; Vend më të mirë Të lahem e të fle ku mund të gjej? 267 O Zot, nga vetja ime Ti shpëtomë! Te lartësia jote Ti afromë! Esëll, të Mirën e të Ligën njih: Dua t'i mbyt e dehem! - Mëshiromë! 268 Khajam, me shpirt e zëmër plot mallkim, Që digjesh në Skëterr' e në Vajtim, Prej teje Zoti a kërkoi drejtim? Cili je ti, që po m'i jep mësim? 269 Kur Ramazani ish më të mbaruar Dhe kur prisnim Hënën e gëzuar Në Furrën e Poçarit isha shtruar Prej Poçeve dhe Shtëmbave rrethuar. 270 Cudi! Si njerëz, mbledhur në pazar, Ca poçe bisedonin plot me zjarr; Dhe befas një prej syresh pa durim: "Kush është Poçe, tha, e kush Poçar?" 271 Një tjatër tha: "Ah, punën e dëfteu Qëkur Ustaj nga Balta na zbërtheu: Pra, duke qenë një Krijesë Dheu, Andej na mori dhe andej na ktheu!" 272 Një tjatër tha: "As foshnja pa gjykim S'e thyen enën që i dha dëfrim: Qysh pra Ay që na krijoi me mall Po na dërmon, na çqyen me tërbim?" 273 Kësaj nuk iu përgjeq askush; po shtoi Një poçe e shëmtuar dhe pa soj: "Më tallin si të shtrëmbër; mos i dridhej Ustajt të vëngër dora, kur m'artoi?" 274 Një tjatër tha: "Na trëmbin me kazan, Me Ferr e furr; e Djall me katran, Me Gjyqe, me vërdalla: jane profka! Se Zoti ka Mëshir' e ka derman!" 275 Një tjatër Poçe tha me psherëtim: "Mua më latë fare në harrim; Po lagmëni, vaditmëni me Verë, Dhe ja, e mblodha veten pa vonim". 276 Edhe kështu kur Poçet bisedonin, Të gjitha Hënën prisnin e përgjonin; Dhe thirrë pasandaj me brohori: "Vjen një Saki!" dhe Verën lavdëronin. 277 O Zot, O Drit' e Vetëm e Vërtetë, Më lumtërofsh a më dënofsh përjetë, Me Ty kungoj më mirë në Tavernë: Se në Xhami s'të puth - e s'rri dot qetë. 278 E gjeti dhe e çpalli Shënt-Elliu Burimn' e Jetës q'ëndërroi njeriu Dhe ma tregoi: tani s'i çkulem dot! Ver' e Pavdekësisë më përpiu! 279 Këtu paraja kallpe nukë shkon, Se menjëherë fshesa e spastron; Një Shenjt na thirri në Tavernë: "Pini! S'ka Jetë tjatër! Vdekja na përgjon!" 280 Në Jetë si mi Detin udhëtojmë Dhe shpejt a vonë mbytemi dhe shkojmë: Po kemi Zotin midis nesh sa herë Me Verën e bekuar po kungojmë. 281 S'do Trëndafili? - Gjëmbin prap' e kemi; Parajsa s'qas? - Në Ferr të lirë vemi: Cfryn Minareja - Ja, gjëmon Këmbana, N'Alltar Kungata pret në re prej kemi! 282 Më thoni që do t'digjem në Skëterrën, Se adhurova Dashurin' e Verën: Aspak! Ju kini vetëm një Ndërmjetës, Unë kam dy: Kungatën edhe Verën. 283 Një plak të shenjtë, t'urt' e mjekërgjatë Kam parë që vraponte që menatë; I thashë: "Ku po shkon kështu, Uratë?" Më tha: "N'Alltar për Mesh' e për Kungatë". 284 Shoqe të bukura, shokë të zgjedhur, Me Këng' e Valle në Gërmadhen mbledhur, Kungojm' e puthemi me Dashuri, Përsipër Fes' e Qiellit jemi hedhur. 285 Rreth Qelqit u afroni: merrni, pini! Rrushkat me mall kujtoni: merrni, pini! Se Vreshta tha: "Ky është Gjaku im, Q'u derth për ju! Kungoni: merrni pini!" 286 Mystikërisht me frikë iu afruam Me Bes' e Shpres' e Dashuri kunguam: Nga Vetja ikm' u tarm' u transformuam, Në Vreshtën e Vërtet' u transplantuam. 287 Te Shpell' e Shenjtë, natën, nga Alltari Një Engjëll dolli me stoli prej ari, Ngre lart Kungatën Vresht' e Xhevair, Ma zgjat - fjesht Rrush! - Puth Qiellin mëkatari! 288 Rrush, Ver' e kuqe, si rubin që rrjeth, Që qesh nga gryk' e shishes kur të derth, Je gjak i zemrës që kërkon Clirim, Kristali, lot i syrit, rreth të ngjeth. 289 Rrush, Rrush, që me Logjikë absolute Të gjitha sektet nëpër vrima i fute, Rrush alkemist, që pistën na e zbardhe Dhe plumbin Jetës si flori ia zbute. 290 Rrush, o Sulltan Muahmud, o Ngadhënuar, Ti helmet e ti tmerret ke larguar Nga shpirti yn' i ngrysur e i ndryshkur, Me shpatën tënde ti na ke shpëtuar. 291 Na fryn në zemër gas e ngrohtësi, Na thurr mbi krye drit' e bukuri, Na çkul nga dimr'i djeshm' e brym' e pritme, Na thyen hekurit, na fal Liri. 292 Sëlargu shtaz' e ndyrë u afërua, Sytym, xhybekatran, as burr' as grua, Na tha: "Vera prej Dinit u ndalua!" Na theu Poçen dhe u shenjtërua!" 293 Mor Hoxh' i egër, ma mbaro qërtimin, Mos m'ulëri në dasmën dhe dëfrimin: Kap me tespie Qiellin dhe Bekimin, Lermë Hurinë, Poçen dhe mallkimin. 294 Mor Hoxhë, një gjë vetëm më dhuro, Beko pa folur, mos më prediko: Un' ecij drejt, ti ecën fare shtrëmbër, Se je i vëngër, sytë çap shëro! 295 E ëmbël është Vera me Dolli, E ëmbël është Harpa, Vallja me Huri: I ëmbël është çdo besnik që s'pi Kur lark një mijë parasanga rri. 296 Me etjen Tavernarin e gëzoj Dhe supet me mëkate i ngarkoj: Kështu Mëshir' e Zotit hyn në punë, Se myshterinjtë gjithënjë ia shtoj. 297 Lus Verën, jam pijanik: po, ashtu jam! Pagan e heretik: po, ashtu jam! Të sajin më kujton çdo Fe: jo, s'jam! I Vetes jam besnik: po, ashtu jam! 298 Kam parë një heremit pa Ligj' e Fe, Syrgjyn nga Qielli dhe nga çdo Atdhe; E njoha dhe pyeta duke qarë: Më trim se ky, o Zot, a pe? 299 Të vjetrit shok' e miq më neveritnë, Të rinjt' prapë të vjetrat përsëritnë: Tani kam hequr dorë nga çdo mik; Kurrë Besnikë miq mi Dhe s'u rritnë. 300 Ky mik i zemrës, ku më var çdo shpresë, Hap sytë! t'ësht' armiku m'i pabesë: Miq mos kërko në turmën posht' e lart; Të puthi kush? - Largohu pa vonesë! 301 Miq mos kërko nëpër pazaret kurrë; Vrerin që s'ka shërim e pi si burrë: Më kot mos lyp nga miqtë ndihmë; hesht; Prit buzëqeshur nga armiqtë gurë. 302 Të lik të bëjnë, kur fiton lavdi, Dhe intrigant, kur rron në vetëmi: Qofsh pra Profet prej Qielli, Shënt-Elli, Më mirë mos u njih, mos njih njeri. 303 Mos qas veç shokë t'Urtë në shtëpi, Largohu nga të marrët pa kufi: Kur t'ep i marri mjaltë hidhe tej, Kur t'ep i Urti vrer, e merr, e pi. 304 Të marrët, të stolisur, syverbuar, Që kurrë me kandilin e pashuar S'kanë kërkuar natën Drit' e Shkencë, Asnjë të Madh s'na lanë pa çnderuar. 305 Rrëmbyen mall, memuriet e ar Dhe t'Urtin plak e t'urët shkencëtar E quajnë Gjaur, se s'beson prralla, Se s'qas mi supet, si ata, samar. 306 Cudi, që parësi e titulluar, Nga skllavëria kalbur, shtazëruar, Kur shohin një të varfër po të lirë, E quajn' a t'marr' a të mallkuar. 307 Nga Bot' e Lartë një Myster m'u zgjidh; Me ty, Njeri, Krijes' e tër' u thith: Je djall a ëngjëll, shtaz' a lule e pisë; Je ç'dukesh; pamja me çdo gjë të lith. 308 Njeriu qënka thelb'i Gjithësisë Dhe drit' e syrit t'madh të Perëndisë: Qarku i Qënies qënka si Unazë Me vulë xhevair; e Njerëzisë! 309 Kemi në Qiell një Ka me yj të shkruar Dhe nënë Dhe një tjatër të mbuluar: Kështu në syt' e Perëndisë jemi Kope gomarësh prej dy Qesh rrethuar. 310 Te Bot' e murme dhe e trumbulluar Dy farë shtazësh janë lulëzuar; Ata që paskan çdo gjësent zbuluar Dhe sa s'të kanë asgjësent mësuar. 311 Ari s'lint Mënt, po Mënt që bukë s'kanë Në Kopsht të Dheut qajnë si n'hapsanë: Qesh Trëndafili se ka qesen plot, Kur Vjollc' e vafër kokën var mënjanë. 312 A dini pse Zambakun dhe Selvinë I quajmë symbole për Lirinë? Kjo një qint duar ka, po s'vret e s'vjeth, Ay me dhjetë gjuhë, s'e kafshon njerinë. 313 Më mirë bukëthat' e rrobëçquer Me ujë rro, i lirë, poçethyer, Se sa tiran prej skllevësh gjakpërlyer A skllaf në zgjedhë shtypëse mbërthyer. 314 Mos e përdor për shtypje zgjuarsinë, Mbaj veten, zotëro me fre mërinë: Në daç të shkosh në Paqen e përfuntme, Goditje prit, po mos godit njerinë. 315 Lakmim' i Trupit ngjan me qen të lik, Që leh pa funt e gjumin na e fik: Si dhelpër shket, si ljepur fle syhapur, Na çjerr, na copëton si ujk armik. 316 Në leqet e ambicjes mos u zir, Nga thonjt' e avaricjes mos u çirr; I mprehtë zjarr, rrëke i shpejt' u prir, Si pluhër n'erë mos u drith, u tir. 317 Sa kohë nerva, gjallësi gëzoni Me burrëri dhe dinjitet qëndroni: Përballni dhe armiq si Rustem Zalli, Nga miq si Taj dhurata mos pranoni. 318 Harxhova jetën kot nëpër këneta Dhe asnjë pikë lumturie s'gjeta: Tani kam frikë se u mplaka, shkoj, E s'provoj dot si duhet rrojtur jeta. 319 Ah, nesër Botën plot shamat' e lashë, Nga qindra xhevahire njëz' i dhashë: Pa folur kanë mbetur qindra fjalë, Se nuk' i merrte vesh kjo Bot' e trashë. 320 Ah, nesër ndahem mga e murmja Botë Ku shkova një Jetesë krejt të Kotë; Asnjë s'kam zgjidhur prej Enigmave; Dyshimi më ka shtypur nënë rrotë. 321 Ah, nesër Fati do të na gremisë Dhe çdukemi nga Kopsht'i Dashurisë: O Vajzë, sillmë Ver' e lagm' e puthmë, Dhe prapë nem gëzimn' e djalërisë. 322 O Hën' e shpirtit tim e pavenitur, Ja, Hën' e Qiellit del nga ret' e ndritur: Sa herë do të dal' ajo si sot - E kot në kopsht për ne ka për të pritur! 323 Tavern' e Shenjtë na u çthur me vrima, Veriu vërshëllen, na grin thëllima: Ma bëni baltën tulla e m'i mbyllni Të mos më ngrijnë Verë shokët trima. 324 Për Vdekjen s'dridhem as derth fare lot; M'e mirë gjë në Botë s'gjendet dot: Trëmbem nga Jeta që i Madhi Zot Më kot ma dha - e un' ia kthej më kot. 325 Pas Vdekjes nukë dua veç pushim; Se sy e shpirt m'u tretnë me vajtim: Më keq se sa kam vojtur në Ferr s'ka; S'dua Parajsë! S'dua veç harrim! 326 Miq, shpresa, Qiell' e Tok' e Djaj më lanë, Zi brënda, lart' e posht' e anembanë: Veç Verës s'më ka mbetur tjatër mik, Dhe dua dhe në Varr ta kem pranë. 327 Me Verë, kur t'ap shpirt, kungomëni, Në Verë lamëni, bekomëni, Me fletë Pjergulle pështillmëni, Në kopsht me Këng' e Rrush mbulomëni. 328 Me Pemë, Trëndafij, e me Hardhi Varrin stolismani, qëndismani: Rreth meje buzëqeshur shtrihuni Spërkatmëni me Ver' e pihuni! 329 Te Varri im me Ver' e Rrush të shirë Tym, afshe të lëshojë si një Tirë Sa kur të shkojë Mysliman' i mirë Si në pusi të dehet i papirë. 330 Dhe kur të shkosh, moj Dor' e këmb' argjënde Për të gostitur miqtë në ato vënde, Ku pinim bashkë, e t'arrish ku rri, Mos psherëti! - po zbrasmë Kupën tënde. 331 Dhe kur të shuhem nënë Dhe të zi Dhe kur të bëhem prapë Balt' e Hi, Mbrumëni Poçe, mbushmëni Dolli - Dhe shihni po s'u ngjalla përsëri!
  18. Gjergj Fishta-figura Me E Larte E Letrave Shqipe Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937). Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940. VEPRA Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime. Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.
  19. Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga permbledhja satirike "Nikolejda. Krijimet ne kete permbledhje jane shkruar gjate viteve 1898 - 1907. Permbledhja eshte bere e mundur nga Razi Brahimi, bazuar ne nje kopje te doreshkrimit te Gjergj Fishtes Kur pata kenë ba Papë P. Anton Harapit Sonte vetë kam pasë nji kllapë Kam pa n’andërr se m’banë Papë Faj’n ia vë nji miku Nji ky miku më pat thirrë Dje mbasdite me pi birrë N’hije t’gjanë t’nji fiku Diku veç ndoj gotë ma tepër Piva vetë, q* mendja lepër Mue m’kje ba gjith’ natën Si kje puna nuk po di Veç po u tham’ si Papë i ri Kam sjellë n’andërr patën Mbasi cilsat n’dorë i mora Kardinala e mosinjora Un’ t’i la mbas dore E t’fillova me sundue Tuj bekue e tuj mallkue Veshë me petka bore Se shka t’zit’ n’at andërr bana Mue ndër mend s’po m’binë të tana I kam qitë n’harresë Veç nji punë po m’bjen ndër mend: Si Shqipnin ta vuna n’mend Porsi i parë i Fés Bana’ i ligjë un’ pikë ma s’parit q* i peshvijt t’jenë rod shqiptarit Anë e kand n’Shqipni E pse mue – shndritun me rreze Shum’ m’u dukën shtatë dioçeze M’dy pllambë vend Gegni N’dioçez t’Lezhës un’ bana ‘i vizë Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz Tuj ia pshtetë Nënshatit Pukë e Iballë, Kthellë, Selitë I bashkova me Mirditë Nën sundim t’abatit - Mandej lshova ‘i mallkim t’randë - Gur e dhé, bëra më t’randë – M’t.gjith’ njata ipeshkvij q* tue rrue petlla n’Shqipni Biba t’pjekme “mish jahni” Pata e pulastrij Shkruejn ‘çarkorët” n’gjuhë të huej Si asht’ dishiri i s’di se i kuje N’fyt kti i dredhsha lakun! E jo n’gjuhë t’ambël t’shqiptarëve T’cilt’ për besë e Fe të Parëve Rrkaje kanë derdhun gjakun - Zot t’u kenun Krishti i lum t’ana gjuhët ka dijt kotrum Me gjithnduer kuvendit Po, po popullit t’Israelit Fole s’i ka n’gjuhë t’Schiapparellit… Veç në gjuhë të vendit – Atëherë un’, për t’u shtie mnerën Do meshtarve, q* të mjerën Kishe dugajë e kan’: q*, për t’mbushë ma mirë kuletën Nuk kan’ turp me shitun veten Ndër shkje e ndër taljan Katër priftën m’fik i vara; Dymbdhetë tjerë jashtë kishe i nxora; Tridhetë lashë pa meshë E tue dijt se faj’ i ksajë pune Rrjedht pse shkollë t’huej kta zune Un’ t’a çova peshë Edhe atje kah Kisha e Madhe Ndër do megje e do livadhe T’ngrefa nji kolegj q* t’a mbusha me xhakona Të gjith’ zgjedhë prej fisesh tona N’msim aty me i rregjë Por n’Shqipni pse nji meshtar Po se prift, do t’jet shqiptar – Shqiptar, po, pa dredha Un’ rektor e profesor Sakristan e baçevan T’gjith’ shqiptarë i zgjodha Mbasi ndreqa kto punë t’mbara Jezuitët t’i vuna para Me kamxhik në dorë T’u dhashë det e t’u dhashë mal N’kolegj t’tyne nji spital Bana për malsorë Atëherë kapa nji dajak M’fretën t’huej e t’gjith vandak T’i hodha andej detin Edhe motrat salezjane T’i flakrova n’tokë taljane Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin As nuk çava shum’ pallavra Me mungesha q* bajnë havra Ndër shpia t’veta T’rejat t’gjitha i shartova Due me thanun se i martova Plakat dheut i treta E nuk di se ç’t’zit’ e motit Kjeshë tue ba m’kët’ tokë t’Kastriotit T’majkesh gjatë kllapin; Por kur bana me kapë “plumin” Nji dreq minit m’a xuer gjumin: M’tokë m’a lshoi Papnin!
  20. Pjesa e meposhtme eshte shkeputur nga permbledhja satirike "Nikolejda. Krijimet ne kete permbledhje jane shkruar gjate viteve 1898 - 1907. Permbledhja eshte bere e mundur nga Razi Brahimi, bazuar ne nje kopje te doreshkrimit te Gjergj Fishtes Kur pata kenë ba Papë P. Anton Harapit Sonte vetë kam pasë nji kllapë Kam pa n’andërr se m’banë Papë Faj’n ia vë nji miku Nji ky miku më pat thirrë Dje mbasdite me pi birrë N’hije t’gjanë t’nji fiku Diku veç ndoj gotë ma tepër Piva vetë, q* mendja lepër Mue m’kje ba gjith’ natën Si kje puna nuk po di Veç po u tham’ si Papë i ri Kam sjellë n’andërr patën Mbasi cilsat n’dorë i mora Kardinala e mosinjora Un’ t’i la mbas dore E t’fillova me sundue Tuj bekue e tuj mallkue Veshë me petka bore Se shka t’zit’ n’at andërr bana Mue ndër mend s’po m’binë të tana I kam qitë n’harresë Veç nji punë po m’bjen ndër mend: Si Shqipnin ta vuna n’mend Porsi i parë i Fés Bana’ i ligjë un’ pikë ma s’parit q* i peshvijt t’jenë rod shqiptarit Anë e kand n’Shqipni E pse mue – shndritun me rreze Shum’ m’u dukën shtatë dioçeze M’dy pllambë vend Gegni N’dioçez t’Lezhës un’ bana ‘i vizë Edhe i bana ‘i kryq n’kurriz Tuj ia pshtetë Nënshatit Pukë e Iballë, Kthellë, Selitë I bashkova me Mirditë Nën sundim t’abatit - Mandej lshova ‘i mallkim t’randë - Gur e dhé, bëra më t’randë – M’t.gjith’ njata ipeshkvij q* tue rrue petlla n’Shqipni Biba t’pjekme “mish jahni” Pata e pulastrij Shkruejn ‘çarkorët” n’gjuhë të huej Si asht’ dishiri i s’di se i kuje N’fyt kti i dredhsha lakun! E jo n’gjuhë t’ambël t’shqiptarëve T’cilt’ për besë e Fe të Parëve Rrkaje kanë derdhun gjakun - Zot t’u kenun Krishti i lum t’ana gjuhët ka dijt kotrum Me gjithnduer kuvendit Po, po popullit t’Israelit Fole s’i ka n’gjuhë t’Schiapparellit… Veç në gjuhë të vendit – Atëherë un’, për t’u shtie mnerën Do meshtarve, q* të mjerën Kishe dugajë e kan’: q*, për t’mbushë ma mirë kuletën Nuk kan’ turp me shitun veten Ndër shkje e ndër taljan Katër priftën m’fik i vara; Dymbdhetë tjerë jashtë kishe i nxora; Tridhetë lashë pa meshë E tue dijt se faj’ i ksajë pune Rrjedht pse shkollë t’huej kta zune Un’ t’a çova peshë Edhe atje kah Kisha e Madhe Ndër do megje e do livadhe T’ngrefa nji kolegj q* t’a mbusha me xhakona Të gjith’ zgjedhë prej fisesh tona N’msim aty me i rregjë Por n’Shqipni pse nji meshtar Po se prift, do t’jet shqiptar – Shqiptar, po, pa dredha Un’ rektor e profesor Sakristan e baçevan T’gjith’ shqiptarë i zgjodha Mbasi ndreqa kto punë t’mbara Jezuitët t’i vuna para Me kamxhik në dorë T’u dhashë det e t’u dhashë mal N’kolegj t’tyne nji spital Bana për malsorë Atëherë kapa nji dajak M’fretën t’huej e t’gjith vandak T’i hodha andej detin Edhe motrat salezjane T’i flakrova n’tokë taljane Me gjith’ Dom Gjon t’shkretin As nuk çava shum’ pallavra Me mungesha q* bajnë havra Ndër shpia t’veta T’rejat t’gjitha i shartova Due me thanun se i martova Plakat dheut i treta E nuk di se ç’t’zit’ e motit Kjeshë tue ba m’kët’ tokë t’Kastriotit T’majkesh gjatë kllapin; Por kur bana me kapë “plumin” Nji dreq minit m’a xuer gjumin: M’tokë m’a lshoi Papnin!
  21. Sugrite, Mortui! (Cohi, të dekun!) Vendimet e padrejta t'Europës kundra tokvet të Shqypnis mbushin me mëni e egersojn zemren e Poetit. Në furi të ketij idhnimi u siellet Shqyptarvet e u ep lajmin, tue brigue rrebtas plozhtesin e tyne, e i grishë të rrokin armët, tue u drejtue sidomos prisavet ma ne shenj. Kjo kangë shquhet posë gjith tjerash per sulm e fuqi e zbulon nji nder veti të Zanës së Fishtës. Shqyptarë, a ndiet? Europa, mrrutë e ndyt, Shkerdye me Evrej t' Parisit e t' Londonit, (Së cilles dreqi i a plasi të dy syt E marren ma s'e sheh, njitas n'e s'vonit) E bani gjyq, q* t'nipat e Kastriotit Shkjevet t' Balkanit urë t'u rrijn mbas sotit. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Europa, q* shi njatyne urë t' u rrijn per dhe, Të cillët kishat rrenue u a kanë me topa E n' djep foshnjet e njoma u a kan pre: q* ' ndertat vasha u kanë koritë perdhuni E rrugash bamë i kanë me dekun uni. E mbas sotit Shqyptarët n' gjuhë t' huej do t' flasin; E gjaksvet t' vet do t'bajn kta t' u ngjatët jeta? Hajnat lapera zotëni do t' thrrasin, E t' pa rodit do t' i apin pagë e t' dheta; Me armë shqyptare, n' za gjithmonë e n' namë, Sogje Shqyptari shkjaut do t' rrijë sod m' kamë. Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n' ketë jetë? A ka si i bahet kuj ma teper dhun?... Ehu! shka do t'bajn, thue, tash Shqyptarët e shkretë: Ata, q* m' vedi pasë e kanë kanun: Ata, q* n' dej kanë gjak të Skanderbeut: q* sheklli mbajtë i ka per burra t' dheut? - Shka bajn Shqyptarët?... Han fiq e kastraveca: E pijn mastikë, e qesin petlla n' uej; E ngrehen rrugës e fryhen si gjeldeca; E rrijn tue kqyrun udhës ushtarët e huej Pale a kanë ksulen qyp a se kapelë, A e ka uficiali kalin at a pelë. E armët e t' Parvet shkojn kta tue kerkue, Ndo 'i karajfile t' gjatë, a ndo 'i tagan: - Por, jo, - mos drueni! - jo per me luftue Me malazez të shkyem a me serbjan: Por per me mujtë me xjerrun kund ndo 'i grosh Tue rrejtë me to ndonji hingliz balosh. Jo, po; Shqyptarët kanë sot të madh kujdes... Njata, po thom, q* ndo'i miras e presin, E druen se emta a gjyshi vrik s' u des: Pse per Shqypni, q* krajlat po u a shesin, S'cajn kryet aspak me sa caj kryet un sot Per shkarpa t' vjetra, q* kam shkye kahmot. Ahi! turp e marre! Burra, le e rritun Me armë mizore n' dorë, e q* fatosa T' parët i kanë pasë, me ndejë kshtu sod t' toplitun Si t' dekunt n' vorre, sod q* i mbrikka sosa Së mjeres moj Shqypni edhe Shqyptarvet, E u shueka Atdheu e u shueka ndera e t' Parvet! Ktu, ktu shqyptarë!... A ndiet?... Ku u kam... Ku jeni Mo' leni, burra !... M' armë!... Mbaroi Kosova !... Ianina humbi !... e ndoshta, Tepeleni... Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !... Vendet ma t' mirat ne na i mori shkjau, E, shk' ast ma zi, ne vlla me vlla na dau! Ah! m'kambë, bre burra! m' kambë! shka jini mshehun Nder furka t' gravet, si do rrole t' kqija?... Sod armët duen rrokë; taganat sod duen prehun; Asht turp, per Zotin! shurdhë me hupë Shqypnija. Mo' leni, burra, bre! Kushtrim! Kushtrim! A gjallë me nderë, a dekun grue e trim! Ku je, Bibdoda, ti nji rrfe prej qielle?... Je derës bujare, e trim i drejtë ti je! Flamurin e Shqypnis, sod n' ajr ti stielle; E grishi malet me qindrue p'r Atdhe. Ku themra e jote per Atdhe të shklase, Atje kryet t' onë, po, per Atdhe t' humbase! Mo' le' Toptan, q* me shpatë t' ande binde Nji shekull mbarë m' at maje Taraboshi! Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind'e, - Ndejun n' voter s' prarohet jo kondoshi... Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari Qindro, si 'i herë qindrove me trimni. M' kambë Dedë Gjo' Luli! Thonë se 'i t' biri t'shkinës Lekët e Malcis sod t' dhetat do t' i a lajn S edhe do t' vejn kapicen e Cetinës: A 'i mend, thue, ti, kaq marre do t' a bajn; Ata sokolat t' u Lekët e Malcis, q* aq gjak kanë derdhun per Liri t' Shqypnis? Jo kurr! Jo kurr! Por mbi Deciq ti xiri Shkaf asht i Lekë, e thueju, se Shqypnija, Aty kufin e ka, per ball me Viri, E ke me pa ti atë herë, se rrokullija Me u cue m' e zhgulë andej, nuk mund t' a hjekun; Pse per Shqypni Malcoret janë msue me dekun. Ah! m'kambë, Shqyptarë! e mos t' u lshojë, jo, zemra, Pse Perendija s' ka me u lanë me u thye. T'u biejë nder mend, se fort ma e randë asht themra E shkjaut kokëtrashë, se guri i vorrit m' krye. Urra! po, djelm! Shqyptar kushdo ka le, N' mos mujtë Shqyptar me mbetë, Shqyptar t'hije n'dhe! E n' kjoftë se lypet prej s' hyjnueshmes Mni, q* flije t' bahet ndo'i Shqyptar m' therore, Qe, mue tek m' kini, merrni e m' bani fli Per Shqyptari, me shue cdo mni mizore. - Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë, E nami i sajë per jetë u trashigoftë! Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n' Dri E porsi krandja e that n' nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo Shqyptar, q* s' brohoritë me za, Kushdo Shqyptar, q* s'brohorite me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!
  22. Gjergj Fishta - Anzat e Parnasit Qe besa, or burra, Nuk dij kah t'çajë, Mbasi do t'thirret Sod derri dajë... Me anmiq t'Shqypnís Un pa u frigue Mjaft jam, i mjeri, Kacagjelue. Pse kam pasë thânun Deri sivjet: Lum aj q* shkrihet Per atme t'vet; Edhe kam pritun, Mbas ktij mendimi, Trimnisht per atme Ç'farë do ndeshkimi. Por tash, t'a dini T'tânë rreth e çark, Se mue m'ka hi Sod lepri n'bark. M'âsht bâ shtupë zêmra, E m'la trimnija, Si jam tue njoftun Se ç'm'qet Shqypnija... Po, po; kujdesi Për Gegë e Toskë Mue sod m'ka hjedhun Si hút n'ketë prroskë, Kû, ndêjë harû Si dac n'govigj, M'janë bâ, qe besa, Kërçikët si vigj, E shtati tjeter Porsi degë pishe, Thue se kam hanger Haram gjâ kishe. Si me pasë lé M'ndo'i knetë n'Zejmên, A me pasë ndêjun Tue tredhun qen. Ehu! t'kishe shkue Pak mâ kadalë, S'kisht' kênë nevoja Me tjerrë ktû fjalë; Përsè ishe màjun, Si mâjet njala, E punue m'kishte Kuleta e fjala; Porsi njatyne, q* ndêjë n'Shqypní, Kujtojn se gjinden Shi n'Australi; E per dhé t't'Parvet S'u bjen nder mend Me sa per kpurdha q* bijn n'dervend. Ata, eh t'paça! Kanë spaten n'mjaltë, E si balona, Per ditë mâ t'naltë: Per ditë t'u mâjun, Si mâjet njala, U punon m'shekull Kuleta e fjala. As per punë t'ême S'kanë t'lodhët, hae i keq, Me sá druen halen Se i therë n'perpeq. E pse, pra, t'rrekem Pa i bâ gjâ kujë? Persè t'a mbajë Un shatin n'ujë? A thue dishroni Prej ktyne s'ligash Gjithmonë me m'pamun Si t'pimun shtrigash? Ehu jo, bre burra, S'kam lé per s'teprit!... Mâ mirë u rrnueka Me zêmer t'leprit... Kam dá, t'a dini, Me vjetë t'sivjetit Me u shporrë Shqypnijet, Me kênë i vetit. E dij se kini Ju t'gjith me m'shá, E se me m'thirrun Mâ s'kini vllá; Por n'dashtë; le t'thohet Se dredhoi Leka, Veç kurr mos t'thohet Se ka mbetë Leka. T'a dijë Shqypnija Prá, e sheklli mbarë, Se mâ mbas sodit Uu s'jam Shqyptár, A ndiet, Zotni, q* rrini m'shkam? Un mâ me sodjet Shqyptár nuk jam. M'thirrni si t'doni U tham: Urdhno! Zulù m'a njitni... Shqyptár, por, jo. Per mue Shqypnija Kufij mâ s'ká, Nuk kam kund atme As fis, as vllá, Fis kam mâ t'fortin E vllá bujarin, Per atme barkun, Per erz kam arin. Prandej, mbas sodit, Kur t'm'leverdisin Un kam me shndrrue Sá herë t'due fisin. Kshtû, kam me rá Un n'mbramet Grek, Kam me ndjehë n'nesret Shkjá ja Zejbek. Dér sod kjeç dhanun Per gjuhë shqyptare: Por shka, me sodjet, Per mue dalët fare. Per mue janë baras Si bukë si pane, Por due q* gjindja Pa tê t'mos m'lâne. Persè veç shqypja Do folë n'Shqypní, (Si duen me thânun Nji palë zotní), Kur me 'i gut'n Morgen! A kali imera! Me 'i dobra vecer! A buona sera! Mue punët të tana M'hecin për fille, E dér morrizi M'qet drandofille?... Luftët e Kastriotit E t'Dukagjinit Un kam me i mbajtun Per dokrra hînit. Sot per mue Leka E Skanderbegu Janë Palok Cuca E Jaho Begu. Mâ s'kam me i qitun Zavall un krés Per krena t'vendit As per t'parë t'fés; Kushdo per mue Le t'jét i pár: T'jetë dreq me bryna, Por jo Shqyptár. Pse krejt sod jeten Un ndrrue e kam, Kam lé per s'dytit: Shqyptár mâ s'jam. E prej se s'dytit Kam lé sivjèt: Kurdo t'pagzohem A t'm'bâjn synèt, Un due t'm'a njesin Pantaleone Pse mbarë bjen fjala Me napolione. Pantaleone, O 'i tjeter êmen q* t'dáj se mashkull Nuk jam, as fêmen: Taman si duhet Shqyptari t'jét, q* don me pasun Kuleten xét. Tash bjer kavallit, O barku i êm, Porsi bylbyli q* kndon mbi gêm! Persè me sodjet Nji jetë e ré Do t'xâje filli N'Shqypní per né. Per né xén filli, Po, koha arit, Sod q* i rám mohit Rodit t'Shqyptarit. O i lum ti i lumi, Si padishà Tash ké m'u lkundun Mbi ndo'i sofá. Per né mbas sodit Per çdo punë t'liga Nuk do t'na marre Mbi shekull friga. Kemi per t'kênun Si hy mbi tokë, Kem' per t'zotnue Pa dhimbë mbi shokë, Kemi me shkelun Mbi rrashtë t'Shqyptarvet, Tue lànë mbas krahit Burrnín e t'Parvet. Tjerët kanë m'u ushqye Me lakna t'veja. Me shllinë (n'i paçin, Medjè, dhênt plleja), Ti ké me rrue Bibâj e pata, E makerona Edhe sallata. Tjerët kanë me shkimun Edjen me hirrë; Ti, veç a mundesh Shampanjë e birrë. Pa lodhë na menden Per dhé e gjuhë t't'Parit, Kem per t'kênë çmue Prej zogjsh s'Shqyptarit. S'ka per t'ngranë palla Pse t'digjet ara Ase mos t'gjindet Kund rrushit fara. Kúr per tý greza Bâjn malit bungat E mjaltë per tý Kullojnë dér cungat. Ehu! dy germaza Sod kjeçë tue dashtë E 'i plandc lastiket Krejt mbrendë e jashtë: Kjé at-herë tu' u zgjâ Ti sá koteci, E tu' u kuqë hunda Mue m'kje si speci. Oh! Kúr t'xâsh filli Me vû ti strehë, Sa t'u ngjatjetat Ké per t'i njehë! E ka me u gjetun Ndo'i farë Orfeut q* lavdet t'ua T'i a kndojë dheut. E ti, tue qeshun Kangë e kangtár, Tash mban perkthesen: Nuk jam Shqyptár Mandej, kúr plakun E lodhë prej vjamit, Ké m'u dá shekllit, (Per sherr t'Adamit), Njata q* zhaben N'ketë jetë t'a rrasen Kshtû kanë me t'shkrue Mbi vorr ty rrasen: "Ktû njaj fatbardhi Âsht tue pushue Per Fé e per Atme q* pat jetue." A thue se âsht vorri Bash i Spartanvet q* n'Thermopila Bânë báll Persjanvet... Prá, bjer kavallit, O barku i êm, Porsi bylbyli q* kndon mbi gêm! SHËN FRANÇESKU I ASIZIT 1. Prej s' pangishmes ûjes s' arit, q* trazon nierin në zêmer, Prej dishirit t' mbrapshtë t' krenarit q* me i vû vllazent nen thêmer, N' ato t' mesmet t' egrat mota, Kúr nen dhunë e Drejta prâte, Para Hy'it randue isht' bota, Edhe mnêrshem n' terr ofshâte, 2. Ishte bâ, po, ligjë krenija, N' khetra t' fortit kjate i drejti, N' vend sundote paudhnija, Zot mbi gjâ isht' bâ dorshpejti. M'armë m' shoshojn gjindja mberthye, Lott e shkeluna të t' mjerit, Keq kunora edhe perlye Lypshin gjyqin kundra njerit. 3. Kur qe, ndiehet prej Parrizit Nji 'i ngushllueshem zâ qielluer, Serafinit t' lum t' Asizit q* me i thânun kështû muer: – Shpija e ême âsht tu' u rrênue: Çou, Françesk, shka rrin tue pritun? Çou, Françesk, tash pa pritue, Edhe shpin shko me m' goditun! – 4. N'atë fjalë t' ambel t'Pernedís Shpejt Françesku po i rrin gati; I a kthen shpinen gjâs e shpís, Petkat tretë q* ja dha i ati, E me 'i thes të vrashtë ai veshun, Edhe m'kambë pa mbathun gjâ, Me nji t' ashper litár njeshun Fushës e malit thotë me zâ: 5. – Deh! Ndigjoni, o t' bijtë e ni'rit: T' gjithë n' Tynëzonë ju vllazen jini; Per jetë t' gzueshme t'naltë Empirit Gjân e shekullit n' mní t' a kini, Perse veç me pervûjtní, Perse veç n' vobsi t' shêjtnueshme, Perse veç me dashtuní Gëzon nieri n' jetë t' amshueshme. 6. Kshtû i Asizit Serafini N' dashtní shêjte ndezë, këndote; N' atë zâ t' ambel Apenini Anë e kand per máll jehote; Edhe e ndiente zaje e djerre Mal e fushë, pshatra e gjyteta, Zâ'n e ndiente shpend e berre Sheklli i ndjeu kto fjalë t' verteta. 7. E qe u shkrehen armët mizore, Me anmiq u vendue besa, U fashiten mnít gjaksore, Edhe humbi n' atë zâ resa; Dashtunija e ligja e Zotit Xûne vend prap permbí dhé, Krishtenimi, si 'i herë motit, U pertri krejt n' jetë të ré. 8. Shpresë e ambel i u çil robit, q* n' travajë rrite tue kjá, Pse bujari lott e kobit Me dorë dhânse xû m' i a dá; Edhe xûni m' i u pastrue N' ftyrë kadifja vashvet t' reja; Xû kunora me u nderue Gjithmonë shêjte si e nep Feja. 9. Edhe atë herë, bujarë e mbreta Lanë pellazet e madhnueshem, I lanë trimat armët e veta E n' kuvende të mjerueshem, Prej dishirit t' sendve t' epra, Në vobsí s' cillës i u kushtuene, Me Silvestra e me Gjinepra: Ata bashkë u vllazënuene. 10. N' mal t' Alvernes n' nji ag dite Krejt Françesku marrë n' Tynëzonë N' per vedrime të nji drite Po skjurton si atje mâ vonë, Per nen hije t' Flamrit t' ti Veç mbi Fé e skam naltue, Isht' tue dalë nji fis i rí Luftët e Zotit me luftue. 11. Po skjurton Bonaventuren q*, me vapë t' nji Serafimit, Mendes s' nierit i a shtron uren Per me u kapë te kroj i Amshimit Po skjurton, po, edhe Dun Skotin, Cilli anmiqt e Asajë, q* n' Zêmer Për nandë muej e barti Zotin, Mende-kthielltë i vû nen thêmer. 12. Ezelinin, nieri t' dhunshem, E sheh n' gjûj perpara Antonit, E sheh mushkun trí dit ûnshem Tu' u perkulun t' Pergjithmonit; Edhe sheh sá prej Eufratit Prej së lémes m' t' rame t' di'llit Sá i bekuem âsht petku i Fratit, Rrezet ky kah lshon t' Ungjillit. 13. Edhe i njeh sá bijt e tí Fén e Krishtit t' amëshueme Me gjak t' vet e bâjn dishmi Nder krahina të mjerueme; Sheh prap kryqa edhe tjara Se n' krahnuer e permbi krye Bijve t' skamit per punë t' mbara Janë per kishë tuj u shkelxye. 14. Zêmer-knaqun n' kto vedrime Xên me kndue Françesku atë hera: – Zot i Madh e plot ngushllime, Tý të kjoftë lavdi edhe ndera! Levdue kjosh per rreze t' diellit, Levdue kjosh per hânë t' argjântë, Levdue kjosh per hyj të qiellit, Levdue kjosh per t' kthielltë e t' vrântë! – 15. Mbi krah t' tij, ndejë zogu i verës, E percjellë atë kndim t' hyjnueshem, Edhe i ambli flladi e erës E perkthen n' per gjeth t' blerueshëm. Larg e larg n' per hapësire Prej së kthielltë p'rherë Qytetit Tue ardhë ndihet nji kumbë lire Porsi e paqta vala e detit. 16. E nji Êjll nder Serafima Nji mâ n' shêj, si drita e larta, Tuj u djergun si vetima, Per krah t' tij rreh fletët e arta, E me rreze të bindueshme M' trup t' shenjueme, kah e priri, Njato varrë i a la t' hyjnueshme, Prej kah rodh per né gjith hiri. 17. O ju t' bijt e ktij t' Vobegut, Êmni i t' cillit tu' u permendun Ndihet malit edhe bregut, Kahdo rrezja t' shkojë tu' u endun, Me ftyrë t' çiltë ju kqyrnje dhén, Pse njerzimit, humbë n' mes t' territ, Me dashtní tue mbajtun Fén, Mproje u bât ju kundra ferrit. 18. Jú edhe i vorfni prind u ká E i papasni n' ju gjên ndihmen; Lott atij, q* rrin tue kjá, Ju i a fshini e zbutni dhimen. Ju n' pellaza e n' ksollë t' bueqarit Pagjen shêjte gjithkah çoni, Per nen thêmer të krenarit Me u ndrydhë t' ligshtin nuk e lshoni. 19. Gajret, pra, nder sá t' vështira, q* u pershkohet n' ketë tokë jeta, E amshueshmja perse e Mira E ka dá nder kshille t' veta, Se me skam e pervûjtní, Me dashtní, q* âsht prej Parrizit, Ka me ngjatë p'rherë me lumní Urdhni i Vobekut t' Asizit. Burrnija Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem, Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta T'cepit t'shpulpuem, Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit, Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit, Rrin Deka e tmerrshme. Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori, Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme Kundron në mni, E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza, Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët E jetës ndër fejza. Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm I vjen rreth bota. Felgruemun njerzit nën tjara struken; Për nën kunora pshtimin ato lypin! Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken; N'andrra t'dheut zdrypin. Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë, Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit; Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell E nën kambë të nierit. Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija; Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue, Ulëron stuhia. E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta; Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen; Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta Ka' ajo sjell kosën. T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj, E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet; Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj Shekulli përlulet. Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi, N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga, E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra) As paja as friga. Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme; Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme I rrin kundruell. Përpara tijë shkon moti t'uj u endun: Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da; Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun Kanë për t'u pa. Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm, Si' i kep, q* vala smundet n'det m'e e lkundun, Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm, Ngelë n'vend pa u tundun. Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye, As buzës humnerës nuk i dridhet themra: Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye S'i ban lak zemra. Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore: Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike Asaj i rrshet dore. N'mos i paça mendt mbi hatull, Mali i Zi e ka i vorr n'shpatull. Venu shej ti fjalve t'mija, Pse do t'vijë po lum zotnija, Koha n't'cilën Shqyptarija, Zojë n'vetvehte ka me dalë, Por m'fal faj'n ti për këtë fjalë: Mal i Zi ma s'ka me pasë, Serbi vëlla do ta humbasë, Pa kqyre t'drejtë paa kryre arsye, Serbin shqype ke mbi krye. Ka me t'lanë ky i ditë pa sy, Thellë n'rrashte, po t'ue t'i gërrye, Se kshtu ecte në shekull lodra, Ulu maje e çohu kodra...
×
×
  • Create New...