Sporti
20°Tiranë
Hyr

Sporti › Champions League

Përplasja në gjysëmfinale/ Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit Ronaldo dhe Torres

Cristiano Ronaldo dhe Fernando Torres shkëmbyen ofendime me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.Sherri ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas golit të Iscos. Cristiano kishte festuar golin e…

·

Përplasja në gjysëmfinale/ Ja çfarë i thanë njëri-tjetrit Ronaldo dhe Torres
Cristiano Ronaldo dhe Fernando Torres shkëmbyen ofendime me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, e vlefshme për gjysmëfinalet e Champions League.

Sherri ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe menjëherë pas golit të Iscos. Cristiano kishte festuar golin e Realit duke u bërë me shenjë tifozëve kundërshtarë që të mbyllnin gojën.

Ky gjest nuk i pëlqeu sulmuesit të Atleticos, i cili përfitoi nga një ndalesë e lojës për t’ia vënë në dukje portugezit.

“Palaço” dhe “bir k...” ishin fjalët që Torres ia përsëriti disa herë Cristianos, ndërkohë që e shtynte me trup dhe madje e pengoi. Ndërkohë, Cristiano vetëm qeshte dhe iu përgjigj duke i thënë “ik në shtëpi, budalla”.

Ishte arbitri Çakir ai që i ndau dhe nuk lejoi që situata të dilte jashtë kontrollit.

1.122 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?