Sporti
16°Tiranë
Hyr

Sporti › Champions League

Bayern ’’harikiri’’ ndaj Realit, Ançeloti beson tek përmbysja

Reali i Madridit i dha një shuplalë Bayernit në cerekfinalen e parë të Championsit të zhvilluar në "Allianz Arena" falë një dygolëshi të Cristiano Ronaldos. 2-1 për Los Blancos u mbylk kjo klasike e futbollit europian, me nxënësin Zidan që…

·

Bayern ’’harikiri’’ ndaj Realit, Ançeloti beson tek përmbysja

Reali i Madridit i dha një shuplalë Bayernit në cerekfinalen e parë të Championsit të zhvilluar në “Allianz Arena” falë një dygolëshi të Cristiano Ronaldos.

2-1 për Los Blancos u mbylk kjo klasike e futbollit europian, me nxënësin Zidan që i dha leksion mësueit të tij Ancellotti.

Në fakt kjo humbje mund të cilësohet si një vetëvrasje  e Bavarezëve, pasi në pjesën e parë dominuan ata lojen duke shënuar që në minutën e 25-të me Vidal, i cili shpërdori më pas një 11 – metërsh në pak para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me gol për Realin, që barazoi rezultatin me një goditje të saktë të Cristiano Ronaldos thuasje nga pika e bardhe e penalltisë.

Për Bayernin u bë gjithcka më e vështirë pas ndëshkimit të Javi Martinezit me kartonin e dytë të verdhë në të 67-ën.

Në të 77-ën Ronaldo i shërbyer nga Asensio shënoi golin e fitores për Los Blancos, që në sfidën e kthimit kanë edhe avantazhin e fushës për të prerë biletën për në gjysmëfinale.

Ne “Vicente Calderon” Atletico e Madridit fitoi me rezultat minimal ndaj Leicecter Cityt, duke lënë gjithcka të hapur për takimin e kthimit.

Antoine Griezmann shndërroi në gol një 11-metërsh të fituar po vetë në minutën 26-të, me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Mund t'ia dalim në Madrid

Pavarsisht humbjes së sotme në Mynih, Carlo ancelotti beson akoma se Bayerni i tij mund të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Champions League, në ndeshjen e kthimit.

"Kur mbetëm me dhjetë futbollistë, madrilenët mund të "vrisnin" ndeshjen, por nuk ia dolën dhe lanë të hapura shpresat tona për kualifikim. Jemi akoma gjallë dhe do të provojmë të kualifikohemi, por duhet që në Madrid të luajmë të 90 minutat, ashtu siç luajtëm pjesën e parë sot", tha trajneri italian.

Ancelotti vlerësoi shumë edhe portugezin Cristiano Ronaldo, i cili mundi i vetëm Bayernin sot, me dygolëshin e tij. "Ronaldo do të ishte mirë të ishte në stol sonte. është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe këtë e dinim mirë, por te goli i parë gabuam në markim".
Trajneri i Bayern komentoi edhe mungesën e sulmuesit kryesor të Bayernit, Robert Levandoëski. "Në pjesën e parë bëmë mirë edhe me Mylerin, por Levandoëski është një futbollist mjaft i rëndësishëm. është nga më të mirët në rolin e tij dhe është e vështirë ta zëvendësosh", tha Ancelotti.

Në fund, trajneri italian i Bayernit, nuk harroi të ngacmojë edhe ish ekipin e tij, Juventusin.

"Nuk më ka surprizuar aspak paraqitja e Juves, përkundrazi jam habitur nga paraqitja e Barcelonës", tha italiani.

641 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?