Sporti
16°Tiranë
Hyr

Sporti › Champions League

Champions/ Përcaktohen çiftet gjysëmfinaliste

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet me Monakon.Ndeshjet e para do të jenë Real vs Atletiko dhe Monako vs Juventus.Në letër shorti duket favorizues për italianët që…

·

Champions/ Përcaktohen çiftet gjysëmfinaliste
Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet me Monakon.

Ndeshjet e para do të jenë Real vs Atletiko dhe Monako vs Juventus.

Në letër shorti duket favorizues për italianët që eleminuan në çerekfinale Barcelonën, ndërsa dëshira e të dyja skuadrave madrilene për të shmangur njëra-tjetrën para finales së madhe të Kardifit mbeti një dëshirë.

Reali do të presë në Bernabeu Atletikon më 2 maj, ndërsa Monako në principatë Juventusin një ditë më vonë. Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas ndeshjeve të para.

Finalja e madhe luhet në Kardif më 3 qershor.

638 lexime

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?