Celsi dhe Benfika në finalen e Europa Ligës
Blutë e Londrës kanë mundur 3-1 Bazelin në ndeshjen e kthimit duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-2 Janë luajtur dje ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Europa Ligë. Çelsi dhe Benfika janë dy finalistët e këtij kompeticioni. "Blutë…
Ndaje

Blutë e Londrës kanë mundur 3-1 Bazelin në ndeshjen e kthimit duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-2
Janë luajtur dje ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Europa Ligë. Çelsi dhe Benfika janë dy finalistët e këtij kompeticioni. “Blutë e Londrës” mposhtën Bazelin në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa Benfika mposhti Fenerbaçen më të njëjtin rezultat, 3-1. Finalja e madhe do të luhet në Amsterdam në datën 15 Maj.
David Luiz udhëheq Çelsin drejt Amsterdamit
Vendasit e nisën takimin me një lojë mjaft të bukur dhe i vunë në vështirësi miqtë nga Zvicra shpesh herë. Në minutën e tetë, vjen rasti i parë për londinezët, ku Huan Mata godet shtyllën e portës së Bazelit. Minutat e para të lojës flasin tërësisht për vendasit, të cilët tregojnë një lojë të bukur po nuk arrijnë të shënojnë gol. Loja vazhdon e qetë nga të dyja ekipet.
Kur të gjithë mendonin se pjesa e parë do të mbyllej me barazimin pa gola, janë lojtarët e Bazelit ata që surprizojnë pasi gjejnë të “përgjumur” mbrojtjen e Çelsit. Salah shënon në minutën e 46-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit tregojnë se kush janë të “zotët e shtëpisë”, duke u hedhur në sulm. Ata krijojnë mjaft raste për shënim dhe në minutën e 50-të gjejnë golin me anë të sulmuesit Fernando Torres.
Ky i fundit përfitoi nga një goditje e Lampard, e cila nuk u neutralizua mirë nga portieri, dhe e dërgoi topin në portë me shumë lehtësi. Dy minuta më vonë, është Moses që shënon golin e dytë për londinezët. Por asgjë nuk ka mbaruar akoma. Kësaj radhë është David Luiz që shënon një super gol nga distanca. Braziliani, pasi merr një pasim nga Lampard, godet me të majtën duke e dërguar topin drejt e në rrjetë.
Kështu, Çelsi ndihet i qetë me rezultatin dhe vihet re një ulje e ritmit të lojës. Edhe lojtarët e Bazelit nuk ishin shumë optimistë për të përmbysur rezultatin, kështu që loja nuk ka më atë ritmin e shpejtë që u vu re në pjesën e parë. Loja mbyllet me shifrat 3-1 në favor të Çelsit, i cili e fitoi përballjen e gjysmëfinales me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Përfundon këtu “udhëtimi” për zviceranët e Bazelit.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.