Finalja e Europa League është Benfika - Sevilja
JUVENTUS 0-0 BENFIKAPas titullit të kampionit në Portugali, Benfika kaloi në finale të Ligës së Evropës, duke eliminuar kampionin në fuqi të futbollit italian, Juventus.Benfika arrit të marrë një barazim 0:0 në sfidën e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Torino…
Ndaje

JUVENTUS 0-0 BENFIKA
Pas titullit të kampionit në Portugali, Benfika kaloi në finale të Ligës së Evropës, duke eliminuar kampionin në fuqi të futbollit italian, Juventus.
Benfika arrit të marrë një barazim 0:0 në sfidën e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Torino dhe falë fitores 2:1 një javë më parë në Lisbonë ka siguruar finalen e madhe të Ligës së Evropës.
Benfica këtë sfidë e mbylli me dy lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Perez dhe Markoviq, teksa te Juve me të kuq doli Vuçiniq në një ndeshje që pati tetë minuta lojë shtesë.
SEVILJA 2-0 VALENCIA
Sevilja arriti që me një gol të shënuar në minutën e katërt shtesë të kalojë tutje.
Sofiane Feghouli (14’), Beto (autogol-26’) dhe Jeremy Mathieu (70’) shënuan për Valencian në sfidën e kthimit, mirëpo goli i Stephane M'Bias në aksionin e fundit të takimit bëri që Valencia të fitonte vetëm 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:3 në të dyja ndeshjet, Sevilla të kalonte tutje.
Andaluzianët triumfuan 2:0 në sfidën e parë, teksa sonte arritën të shënonin gol si skuadër mysafire.
Benfica dhe Sevilla, janë finalistet e Ligës së Evropës.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.