Hidhet shorti i Europa League, përballje delikate për ekipet Italiane
Pas shortit të Champions League, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti i 1/16 të Ligës së Europës. Ky short ka vënë përballë njëra -tjetrës skuadra mjaft interesante. Interi do të ketë përballë skocezët e Celticut, ku pavarësisht gjëndjes…
Ndaje

Pas shortit të Champions League, në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti i 1/16 të Ligës së Europës.
Ky short ka vënë përballë njëra -tjetrës skuadra mjaft interesante.
Interi do të ketë përballë skocezët e Celticut, ku pavarësisht gjëndjes aktuale jo të mirë që po kalojnë zikaltërit duke të favorizuar.
Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni spanjollët e Sevillës do të zbresin në fushë kundër gjermanëve të Borusia Monchengladbachuit në një sfidë mes dy skuadrave që nuk kanë diferenca ë mëdha.
Wolfsburg- Sporting Lisbonë është një tjetër sfidë interesante, ndërsa Roma do të përballet me holandezët e Fejnordit në një takim ku nuk përjashtohen edhe surpriza.
Tottenham – Fiorentina duket të jetë të paktën në letër një nga takimet më tërheqëse të këtij raundit të Eruropa League, me skuadrën e Pocchetinos që disponon lojtarë me eksperiencë si Adebayor e Lloris ndërsa në krahun tjetër ekipi vjollcë i ka të gjitha premisat për ti shkuar deri në fund këtij turneu.
Liverpuli i shumë problemeve nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër një ekipi insidioz si Besiktasi, ndërkohë që Napoli i Rafa Benitezit do ët sfidojë turqit e Trabzonspori.
Përballja holandezo-ruse mes PSV Eindhovenit dhe Zentitit pritet të dhurojë mjaft emocione duke parë edhe përbërjen e këtyre dy ekipeve, megjithatë skuadra nga Shën Peterburgu duket më e favorizuar.
Anderlehti i Besnik Hasit do të presë në takimin e parë të këtij raundi Dinamo Moskën, me skuadrën e kryeqytetit belg e cila nën drejtimin e shqiptarit mund të bëjë mjaft mirë në turneun e dytë për nga rëndësia në rang klubesh.
Ja edhe çiftet e shortit:
Young Boys-Everton
Torino-Athletic Bilbao
Siviglia-Borussia Moenchengladbach
Wolfsburg-Sporting Lisbona
Ajax-Legia Varsavia
Aalborg-Brugge
Anderlecht-Dinamo Mosca
Dnipro-Olympiacos
Trabzonspor-Napoli
Guingamp-Dinamo Kiev
Villarreal-Salisburgo
Roma-Feyenoord
Psv-Zenit
Liverpool-Besiktas
Tottenham-Fiorentina
Celtic-Inter
Përballjet e para do të luhen më 26 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 19 mars.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.