Europa League, Rubin ben Interin Kazan
INTER - RUBIN KAZAN 2-2GOLAT: Livaja 39’, Nagatomo 92’/ Rjazantsev 17’, Rondon 84’INTER (4-3-3) Handanoviç; Xhonatan (46’ Guarin), Ranokia, Samuel, Nagatomo; Zaneti, Kambiaso, Gargano; Kutinjo, Kasano (67’ Pereira), Livaja (61’ Milito). Trajner: Andrea StramaçoniRUBIN KAZAN (4-5-1) Rizhikov; Kuzmin, Sharonov, Boketi…
Ndaje
INTER - RUBIN KAZAN 2-2
GOLAT: Livaja 39’, Nagatomo 92’/ Rjazantsev 17’, Rondon 84’
INTER (4-3-3) Handanoviç; Xhonatan (46’ Guarin), Ranokia, Samuel, Nagatomo; Zaneti, Kambiaso, Gargano; Kutinjo, Kasano (67’ Pereira), Livaja (61’ Milito). Trajner: Andrea Stramaçoni
RUBIN KAZAN (4-5-1) Rizhikov; Kuzmin, Sharonov, Boketi (81’ Kaleshin), Markano; Rjazantsev (70’ Orbaiz), Natço, Eremenko, Navas, Karadeniz (85’ Kasaev); Rondon. Trajner: Kurban Berdjev
KARTONË TË VERDHË: Guarin 89’ / Boketi 36’, Markano 74’, Orbaiz 76’
GJYQTARË: Deniz Ajtekin (Gjermani)
Është një mallkim, dhe nuk mund të quhet ndryshe. Stadiumi “San Siro” është bërë një tokë e pamundur për Interin, aq sa nëse nuk do të ishte për një japonez, dështimi do të ishte total. Nagatomo është ai që shmang humbjen në sekondat e fundit të sfidës së djeshme dhe në këtë mënyrë shmang humbjen me Rubin Kazanin, duke i blinduar shifrat e takimit në 2-2. Gjithsesi, nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, së bashku me takimin e djeshëm, tashmë ndeshjet pa fitore në Milano për Interin janë shtatë radhazi (duke llogaritur edhe sezonin e kaluar, ndërsa sivjet në 4 takime janë grumbulluar 2 humbje dhe 2 barazime), diçka që nuk ndodhte prej 25 vitesh.
Lexo edhe
Komentet (0)
Ende asnjë koment. Bëhu i pari.