Sporti
16°Tiranë
Hyr

Sporti › Sporti Ndryshe

Europa League, shorti rezervon përplasje të mëdha

Shorti i fazës së grupeve të UEFA Europa League nuk ka evituar përplasjet e mëdha, edhe për faktin se ky edicion ka shumë ekipe të njohura mes pjesëmarrësve.Shorti më i vështirë ka qenë padyshim ai i Liverpulit, i cili në…

·

Shorti i fazës së grupeve të UEFA Europa League nuk ka evituar përplasjet e mëdha, edhe për faktin se ky edicion ka shumë ekipe të njohura mes pjesëmarrësve.


Shorti më i vështirë ka qenë padyshim ai i Liverpulit, i cili në Grupin A është vënë përballë italianëve të Udinezes dhe rusëve të Anzhi, të cilët kanë në gjirin e tyre shumë kampionë mes të cilëve Samuel Eto’o si dhe drejtohen nga Gus Hidink.


Një përballje shumë interesante pritet të jetë ajo e Grupit J ku Totenhem dhe Lacio do të kenë kundër tyre edhe ekipin grek të Panathinaikos.


Një short më i lehtë për kampionët në fuqi të Atletiko Madrid, të cilët si rival kryesor kanë Viktoria Plzen. Edhe Inter ka patur një short relativisht të lehtë, pasi rivalë në grupin e zikaltërve janë skuadra si Rubin Kazan, Partizan Beograd dhe Neftçi Baku.


Shorti i fazës në grupe të Europa League


GRUPI A


Liverpul


Udineze


Jang Bois


Anzhi


GRUPI B


Atletiko Madrid


Hapoel Tel-Aviv


Viktoria Plzen


Akademika Koimbra


GRUPI C


Olimpik Marsejë


Fenerbahçe


Borusia Mynshengladbah


AEL Limasol


GRUPI D


Bordo


Klub Bryzh


Njukasëll


Maritimo


GRUPI E


Shtutgart


Kopenhagen


Steaua Bukuresht


Molde


GRUPI F


PSV


Napoli


Dnjepro


AIK


GRUPI G


Sporting Lisbonë


Bazel


Genk


Videoton


GRUPI H


Inter


Rubin Kazan


Partizan Beograd


Neftçi Baku


GRUPI I


Olimpik Lion


Atletik Bilbao


Sparta Praga


Hapoel Kiriat Shmona


GRUPI J


Totenhem


Panathinaikos


Lacio


Maribor


GRUPI K


Bajer Leverkusen


Metalist Kharkiv


Rosenborg


Rapid Vjenë


GRUPI L


Tuente


Hanover


Levante


Helsingborg

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?