Sporti
16°Tiranë
Hyr

Sporti › Sporti Ndryshe

Atletico Madrid mund Bilbao-n dhe shpallet kampion i Europa League

Atletico Madridi ka triumfuar në finale të Europa League duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Arena Nationala në Bukuresht.Ekipi nga kryeqyteti spanjoll luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës duke arritur…

·

Atletico Madridi ka triumfuar në finale të Europa League duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Arena Nationala në Bukuresht.Ekipi nga kryeqyteti spanjoll luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës duke arritur të realizojë dy gola. Ishte minuta e shtatë kur Radamel Falcao pranoi një top nga Diego për ta kaluar Atleticon në epërsi. Kolumbiani Falcao e dyfishoi epërsinë (34’) pas asistimit të Arda Turan dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në gjysmën e dytë, më të mirë në fushë ishin baskët, të cilët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke krijuar raste, mirëpo nuk mundën ta thyenin mbrojtjen madrilene. Ndërkohë që Bilbao nuk mund të shënonte, këtë e bëri Atletico me anë të Diegos, i cili fundosi çdo shpresë të baskëve në minutën e 85-të. Atletico Madridi është fitues i Europa League për edicionin 2011/2012, ndërsa Athletic Bilbao do ta kërkojë një trofe këtë sezon në finale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës. /Telegrafi/

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?