Shije
19°Tiranë
Hyr

Shije › Pjata te dyta

Receta: Krahe dhe kofshe te vogla pule me patate

Sot du t’ju tregojme nje recete e cila ne pamje te pare e keni bere ose pare edhe here te tjera por kesaj rradhe do t’ju bejme te lepini gishtat.Perbersit:- 4 kofshe te vogla pule dhe 4 krahe pule-Vaj-Kripe-Rozmarine- 5…

·

Receta: Krahe dhe kofshe te vogla pule me patate

Sot du t'ju tregojme nje recete e cila ne pamje te pare e keni bere ose pare edhe here te tjera por kesaj rradhe do t'ju bejme te lepini gishtat.

Perbersit:

- 4 kofshe te vogla pule dhe 4 krahe pule
-Vaj
-Kripe
-Rozmarine
- 5 patate
-1 luge kafeje spec i kuq pluhur
- spec i zi
- Hudher pluhur, nje luge kafeje
-Djathe kackavall (parmixhano) i grire, nje luge gjelle

Pergatitja:

Marrin ferteren dhe mbi te hedhim pak vaj, mepas krahet dhe kofshet e pules duke i vendosur ngjitur me njera-tjetren. Mepas hedhim pak kripe dhe pak rozmarine. Siper kofsheve dhe kraheve te pules vendosim nje peshe (psh. nje tepsi me uje qe beje peshe) ne menyre qe te rrine te shtypura mire gjate fergimit.
Fillojme me fergimin me zjarr te vogel te gazit dhe i leme ne zjarr per 30 minuta.

Nderkohe mund te pergatisim patatet e shijshme. Marrim patatet dhe i presim si zakonisht por ne pjese me te medha pa i qeruar. U hedhim pak nga speci i kuq pluhur, pak nga hudhra pluhur, piper dhe kripe. Ne fund i hedhim djathin e grire (parmixhano) kackavall, i perziejme mire dhe ne fund i vendosim ne nje tepsi flete-alumini (leter-alumini qe gjinden ne supermerkato). Pasi i vendosim ne tepsine e flete-aluminit i hedhim pak vaj mbi patate dhe e fusim ne furre (me ventilim te aktivizuar) ne 180° grade per 45 minuta.

Ne fund servirim kofshet dhe patatet bashke te ngrohta ne pjate.

Koha e përgatitjes
60 min
Nr. i personave
4
Origjina e recetës
itali
Koha e zierjes
45 min

17.855 lexime

Komentet (5)

Përgjigju

Në përgjigje të dima: Nuk eshte ndonje gje e vecante · anulo

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

  1. halim morina

    veq vazdhoni se esht shum mir

    Përgjigju

  2. astrit

    E provova e mrrekullushme

    Përgjigju

  3. adrian fazliu

    Shum e mir

    Përgjigju

  4. dima

    Nuk eshte ndonje gje e vecante

    Përgjigju

  5. hejla

    recet e thjeshte

    Përgjigju

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?