Tavë me peshk
Pergatitja:Merr 2 fileto peshku të freskëta 200-300 gram secili.Merr 3 qepe të kuqe ose të bardha të mëdha dhe i preni në feta. Filloni të piqni qepet në zjarr të ngadaltë duke i trazuar shpesh, për çdo 15 minuta derisa…
Ndaje

Pergatitja:
Merr 2 fileto peshku të freskëta 200-300 gram secili.
Merr 3 qepe të kuqe ose të bardha të mëdha dhe i preni në feta. Filloni të piqni qepet në zjarr të ngadaltë duke i trazuar shpesh, për çdo 15 minuta derisa të shkrihen, duke mos i djegur.
Merr pesë ose gjashtë thelb të hudhrës dhe tri ose katër domate të mëdha dhe i preni ato në formë kubike para se më i hedh në të njëjtin tigan me qepet. Aty i gatuani së bashku duke ja hedhur tri ose katër gjethe dafinë.
Pasi i kapardisni mirë qepet, domatet dhe hudhrat të cilat edhe zbuten.
I hidhni kripë dhe pipër më masë, duke ja provuar shijen. E ndez furrën në 350 gradë Celsius dhe e lëni të ngrohet për disa minuta .
Gjatë ngrohjes së furrës i hedh gjellën e krijuar nga qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat në një tavë mesatarisht të madh. I vendos filet e peshkut sipër “gjellës” duke i spërkatur me vaj ulliri dhe krip. E vendos tavën e mbuluar me letër alumini në furrë dhe e pjek për 20-30 minuta (varët edhe nga trashësia e filetove të peshkut). Pas 20 – 30 minuta kontrollon peshkun nëse është bërë ose jo. E heq letrën e aluminit nga tava dhe e vendos tavën në furrë përsëri duke e lënë për pesë deri në 10 minuta.
Pas kësaj e heq tavën nga furra dhe e lënë të ftohet për ta ngrenë.
- Koha e përgatitjes
- 60
- Nr. i personave
- 3
- Koha e zierjes
- 30