Shëndeti
18°Tiranë
Hyr

Shëndeti › Shëndeti

Vetëvrasjet në "Shefqet Ndroqi" si pasojë e përdorimit klorokinës pa kriter

Vetëvrasjet në spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë ndodhur si rezultat i përdorimit pa kriter i ilaçeve që kanë si princip bazë klorokinën. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Evropiane e barnave e cila konfirmon se këto medikamente nëse jepen pa…

·

Vetëvrasjet në "Shefqet Ndroqi" si pasojë e përdorimit klorokinës pa kriter

Vetëvrasjet në spitalin "Shefqet Ndroqi" kanë ndodhur si rezultat i përdorimit pa kriter i ilaçeve që kanë si princip bazë klorokinën. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Evropiane e barnave e cila konfirmon se këto medikamente nëse jepen pa kriter shkaktojnë pasoja të natyrës psikiatrike.

Përdorimi i klorokinës ose hidroksiklorokinës, ilaçe të përdorura kundër Covid-19 veçanërisht në fazën e parë të urgjencës, mund të shkaktojë çrregullime psikiatrike dhe sjellje të shoqëruara me vetëvrasje. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) paralajmëroi pas një rishikimi të të gjitha të dhënave në dispozicion, i cili konfirmon një efekt anësor pjesërisht të njohur.

Rishikimi, që lexohet në portalin e organit rregullator, filloi në maj 2020 pasi EMA "u informua nga Agjencia Spanjolle e Barnave (Aemps) për 6 raste të çrregullimeve psikiatrike në pacientët Covid të cilët ishin administruar doza të hidroksiklorokinës më të larta se ato të autorizuara ".

Komentet (0)

Shkruaj një koment

Komenti yt botohet pasi ta shohë një moderator.

Ende asnjë koment. Bëhu i pari.

Hyr

Me llogarinë e forumit: e njëjta për portalin, forumin dhe komentet.

ose me email

Harrove fjalëkalimin?

Nuk ke llogari?