Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vrasjet (vdekjet) e bujshme. Cfarë fshihet pas tyre?
Publikuar me 27 Qer 2014

Vrasjet (vdekjet)  e bujshme. Cfarë fshihet pas tyre?

Gjate ketyre 22 viteve demokraci, kemi pare jo pak here ngjarje qe kane tronditur opionin publike dhe qe kane pasur si viktima personazhe te njohur. Kryesisht biznesmene pa dallim aktiviteti se cfare kane ushtruar e ndonjehere edhe politikane majtas apo djathtas qofshin ata. Vdekje qe kane mbuluar me mister keto ngjarje.

Te mbuluar nga dhimbja e te afermeve, mediat shpesh here kane nguruar te bejne drite mbi arsyet se pse kane qene viktima te vrasesve duke u munduar te fshehin te vertetat nje rrjeti kriminal te tipit mafioz qe ushtrojne bizneset ne shqiperi. Vrasje rastesore apo te paramenduara mire? Pazaret e kujt mund te kene shkelur apo interesat e kujt? Larje hesapesh?

Ajo qe eshte e sigurte se askush nuk vret kot. Vrasja nuk eshte e justifikueshme gjithashtu. Me kete nuk dua gjykoj apo ti jap merite dikujt qe kryen nje akt te tille. Por eshte shume e rendesishme te bejme drite mbi te kaluaren e viktimave te atentateve ne menyre qe te kuptojme se ne cfare shoqerie po jetojme. Sa te sigurte jemi nese ndermarrim nje biznes. Me te vertete kemi te bejme me vrases dhe kriminele nese duam t'i futemi nje biznesi?

Ajo qe vecon gjithe vrasjet apo vdekjet e bujshme ne shqiperi eshte pjesemarrja ne bizneset mediatike. Media eshte nje instrument shume i rendesishem per t'i prishur apo rregulluar pune dikujt. Politika (pushteti) eshte nje tjeter aktor negativ i ketyre ngjarjeve e cila shkon krah-per-krah me biznesin.

Shpesh degjojme politikane qe thone se media eshte e kapur nga mafia apo qe media thote se biznesi eshte i kapur nga mafia, mos valle e gjitha keto bashke jane vete mafia? Nese eshte vertete keshtu, atehere mireserdhet ne Siciline e re.


1379
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI