Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vendodhja dhe pronat, vazhdon gjuetia për kapjen e “Eskobarit të Ballkanit”
Publikuar me 09 Dhj 2016

Vendodhja dhe pronat, vazhdon gjuetia për kapjen e “Eskobarit të Ballkanit”

Prokuroia e Krimeve të Rënda ka regjistruar dy procedime penale ndaj ish-drejtorit të Transportit Rrugor të Sarandës, Klement Balili, i konsideruar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Pa kaluar shumë ditë nga mbërritja e dosjes prej 10 mijë faqesh, burimet thanë se akuza shqiptare regjistroi procedimin penal për veprat e grupit të strukutruar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ndërkohë, thuhet se është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit Antimafia për pasuritë e 43-vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati.

Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë e Klement Balilit dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Për shkak të dosjes me një volum 10 mijë faqe, prokurorët nuk shpjegojnë se kur do t’i drejtohen gjykatës për masë sigurie ndaj Balilit, i cili rezulton sipas sistemit TIMS se në 22 mars ka kryer një udhëtim njëditor në Malin e Zi.

Policia nga ana e saj, gjatë muajit tetor dështoi për kapjen e Klement Balilit operacion për të cilin u hodhen dyshime se ishte dekonspiruar.

Në gjurmët e “Eskobarit të Ballkanit”.
Policia e Shtetit ka tentuar edhe më herët të ndalojë, Klemend Balilin, i cilësuar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.

Top Channel ka mësuar nga burime konfidenciale, se në fund të muajit tetor, një operacion i zhvilluar për kapjen e tij, nuk ka rezultuar i suksesshëm. Uniformat blu kishin marrë informacion se një mbrëmje Balili do të kalonte me një automjet në qafën e gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës.

Për kapjen e tij, është nisur nga Tirana një grup i forcave të posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke shmangur përfshirjen e policisë lokale për shkak të frikës së dekonspirimit të operacionit.

Megjithatë pas ndjekjes dhe ndalimit, brenda  automjetit të dyshuar, forcat operacionale nuk kanë gjetur Klemend Balilin, por vetëm 2 persona të afërm të tij. Sipas burimeve, informacioni për lëvizjen e Balilit në këtë aks, rreth 6 javë më parë ka qenë tepër i saktë, por dështimi i ndalimit të tij ka hedhur dyshime për dekonspirim të operacionit pasi ai mund te jetë vënë në dijeni.

Dy ditë më parë, Top Channel bëri me dije se dosja e Balilit kishte mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë që në 12 nëntor, ndërsa pas përkthimit ajo i është dorëzuar Prokurorisë vetëm ditën e djeshme.

Avokati i Balilit: Në dosje nuk ka asnjë provë

Dorëzimi i dosjes voluminoze në ngarkim të të kërkuarit për trafik droge, Klement Balili prej autoriteteve greke në Ministrinë Shqiptare të Drejtësië ka sjellë reagimin e avokatit të tij.

Aleksios Kugias kontaktoi me Televizionin Klan, duke pretenduar se në dosjen prej 10 mijë faqesh ku përmendet klienti i tij nuk ka asnjë provë. Sipas tij, edhe në Greqi çështja është ende nën hetim megjithëse ka disa të arrestuar dhe që po mbahen në burg.

Avokati me seli në Athinë thotë gjithashtu se vetëm dorëzimi i dosjes te autoritetet shqiptare nuk justifikon arrestimin e Balilit, pasi së pari dokumentacioni duhet studiuar nëse është i mbështetur në prova. Sa u përket provave avokati i ish – kreut të Transporteve të Sarandës thotë se asnjë prej të arrestuarve nga policia greke nuk ka përmendur emrin e Klemend Balilit.

“Studimi i dosjes së çështjes tregon se të gjithë të pandehurit e arrestuar në Greqi janë të huaj për Balilin, askush nuk e njeh atë dhe askush nuk pretendon se ai ka kryer ndonjë krim” – thotë avokati i tij për Televizionin Klan.

Sipas avokatit mbrojtës, e gjithë çështja ka prapavijë politike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, duke implikuar në këtë skenar edhe disa oficerë të policisë greke të lidhur me politikanë grekë.

Balili ka ndryshuar emër. Hetohet pasuria e tij

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për pasurinë e Klement Balilit, pas mbërritjes në Shqipëri të dosjes 10 mijë faqe nga Greqia.

Në bazë të ligjit antimafia, hetuesit do të verifikojnë pasurinë e ish-zyrtarit në Sarandë. Balili akuzohet zyrtarisht për veprën penale, trafikim të lëndëve narkotike në shtetin fqinji së bashku edhe me disa persona të tjerë shqiptare të arrestuar më herët. I cilësuar nga grekët si ‘Escobari i Ballkanit, Klement Balili zotëron kompleksin luksoz në Sarandë, “Santa Quaranta”.

Ne dosjen greke thuhet se ka dyshime se 46-vjeçari ka ndryshuar identitet. Sipas hetuesve, ai fshihet në zonën e Sarandës duke pasur edhe mbrojtjen e policisë lokale. Për ta forcuar këtë akuzë, prokurorët grekë kanë shkruar në dosje se të dielën e 16 tetorit 2016, Balili kishte kaluar drejt shtetit maqedonas nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit, me kartë identiteti të ndryshuar, ndërkohë që ishte kthyer po atë ditë në mbrëmje në vendlindje, raporton Vizion Plus.


982
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI