Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Vrasja e Lamajt, mbulohet me mister pyetja e dëshmitarit kyç
Publikuar me 01 Tet 2014

Vrasja e Lamajt, mbulohet me mister pyetja e dëshmitarit kyç

Vazhdon te mbulohet me mister pyetja e dëshmitarit okular ne procesin ndaj Arben Frrokut i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Ndonëse ishte parashikuar qe dëshmia e tij te zhvillohej këtë te mërkure, me anë të videokonferencës kjo gjë mesa duket nuk u bë e mundur, ndonëse forcat e sigurisë rrethuan Gjykatën.

Pas daljes nga seanca, avokatët mbrojtës të Arben Frrokut thanë se e gjithë seanca e cila zgjati mbi katër orë u shoqërua me debate mes akuzës dhe mbrojtjes për shkak të shkeljeve procedurale që mbrojtja pretendon se ka pasur gjate marrjes se dëshmisë paraprake.

“Dua të sqaroj. U bë disa seanca që debatohet për këtë çështje. Janë konstatuar shkelje të rënda për procedurën që e bëjnë të pavlefshme dëshminë e tij. 

Ai nuk ka ardhur pasi është insistuar të rregullohet baza proceduriale mbi të cilën ai do pyetet. Ligji kërkon që një dëshmi të merret në formë të caktuar nga ligji. 

Ne kemi konstatuar shkelje të rënda të Kodit të Procedurës Penale dhe në këtë rast procesi hyn në një rrugë pa krye. “ tha avokati Genc Gjokutaj me të dalë nga seanca.

Përfaqësuesi ligjor i Arben Frrokut shtoi se prokuroria ka një dëshmitar por “ai dëshmitar ka 3-4 seanca që nuk vjen pasi është shkelur ligji”

Qe ne momentin qe është vendosur pyetja e dëshmitarit te mbrojtur identiteti i te cilit u bë publik nga vete i pandehuri, gjykata ka vendosur zhvillimin e procesit me dyer te mbyllura.

Ndërkohë një ditë më parë u mësua se këtij dëshmitari Fatmir Vladi, i është vënë eksploziv në automjet rreth dy javë më parë. Prokuroria prej muajsh ka deklaruar se dëshmia e tij është kyçe për procesin, por deri tani seanca ka dështuar.

Deshmitari kyç u tentua të eliminohej
Fatmir Vladit i është vënë tritol në makinë më 15 shtator 2014, por ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia. 

Edhe pse policia reagoi duke pretenduar se ky lajm është i pavërtetë, Ora News ka sjellë komunikatën për shtyp të komisariatit nr. 3 që konfirmoi ngjarjen e 15 shtatorit 2014.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Don Boskos ku ai kishte dërguar mjetin në servis.

Pasi e ka marrë automjetin tip Volksvagen me targa AA 750 GT ka zbuluar se poshtë serbatorit kishte një pako të dyshimtë.

Dyshimi për lëndë shpërthyese ka detyruar Vladin që të njoftojë uniformat blu që në fakt kishin detyrën për ta ruajtur 24 orë në 24.


1091
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI