Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

S i e themeloi Roosevelt Ameriken moderne dhe superfuqine e botes
Publikuar me 24 Kor 2006

S i e themeloi Roosevelt Ameriken moderne dhe superfuqine e botes

  Presidentet shkojne e vijne, por monumentet dhe vepra e tyre mbeten gjithmone mes nesh. Ka nje arsye pse Teodor Ruzvelt (Theodore Roosevelet) apo si ju pelqen amerikaneve ta quajne Teddy, eshte i vetmi president i shekullit te 20 te, portreti i te cilit eshte skalitur ne malin Rushmoore, krahas potreteve te pararendesve te tij te cilet kane bere vete historine moderne amerikane. Pra, krahas Xhorxh Uashington, Abraham Lincoln e Thomas Jefferson. Teddy Ruzvelt, jo vetem e riberi

 

Ameriken, jo vetem krijoi Ameriken moderne, por ai solli edhe Lindjen e nje Superfuqie! Historia e presidenteve amerikane ka njohur dy te tille, te cilet paten te njejtin mbiemer Ruzvelt e qe udhehoqen Shtetet e Bashkuara ne periudha te ndryshme. Ata qene Thoedore Ruzvelt dhe Franklin T. Ruzvelt dhe ishin kusherinj te larget. Theodore Ruzvelt (Teddy), jo vetem qe themeloi Ameriken moderne dhe Lindjen e nje Superfuqie, por si brenda dhe jashte atdheut u njoh si Presidenti Nismetar i shekullit te 20 te, Presidenti qe drejtoi Ameriken ne 10 vjeçarin e pare te shekullit te 20 te. Ndersa pasardhesi i tij, Presidenti Franklin T. Ruzvelt, do te kujtohet si Themeluesi i Lidhjes se Kombeve te Bashkuara dhe fituesi i luftes se Dyte Boterore. Teddy Ruzvelt ishte ai burre shteti, i cili e çoi kombin e tij drejt progresit dhe modernizimit. Pak nga pak, po behet gati nje shekull qe ai ka lene Shtepine e Bardhe (1909) e akoma edhe sot ne memorjen e kombit, ne Shtepine e Bardhe, ndihen: Forca, Intelekti dhe Karizma e tij. Pasardhesit e tij perpiqen te adaptojne akoma nga aureola e personalitetit te Teddy Ruzvelt. Bill Klinton mbante gjithmone portretin e tij ne tavolinen e punes. Xhorxh W. Bush, vitin e kaluar i kaloi pushimet e Krishtlindjeve duke lexuar per here te dyte biografine e Teddy Ruzvelt. Teodor Ruzvelt lindi me 1858 te shekullit te kaluar, por ai ishte njeriu qe i takoi shekullit te 20 te, shekull i cili gjate dy mandateve te tij, e çoi Ameriken drejt perparimit dhe lulezimit. Vitet e qeverisjes se Teddy Ruzvelt, hodhen themelet e nje Amerike moderne dhe te nje superfuqije boterore. Kur Teddy Ruzvelt, hyri ne Shtepine e Bardhe, ai e kuptoi se sa energji ishin investuar per tere ato dekada per ndertimin e Ameriken mbas Luftes Civile. Ai e nisi punen e tij i angazhuar per zhvillimin e fuqise industriale e shperberjes se impulsit ineluktabel. Ai e perdori mandatin e tij, me gjithe energjite e tij e duke bere reforma ekonomike te tilla qe ndryshuan Ameriken dhe e bene ate nje shtet te fuqishem. Mandati i tij presidencial i dha atij mundesine qe te ushtronte parimet e tij, te cilat konsistnin ne faktin se nje qeveri duhet ne radhe te pare te influencoje mbi ekonomine. Kete thoshte ai duhet te bejme ne si komb, te mbrojme mjedisin te dime se cila eshte forca e mendimit dhe e veprimit te Amerikes per te ndikuar ne tere boten e ne supremacine detare. Me buzeqeshjen qe e karakterizonte, ai shpehej gjithmonA" se: Ne duhet te bejme me shume! Dhe impakti themelor per Teddy in ishte Ekonomia! Kur Teddy Ruzvelt u be president, mbas vrasjes se William Mckinly, Shtetet e Bashkuara kishin nisur te ishin nje nga kombet me te zhvilluara ne bote. Ato renditeshin te parat ne prodhimin e lendes drusore, qymyrit, hekurit dhe celikut. Qe me 1860 popullsia e Amerikes ishte dyfishuar si rezultat i vershimit te emigranteve drejt saj dhe, krahu i punes ishte shtuar, nderkohe qe edhe eksportet qene trefishuar. Kjo rritje e vrullshme, ky zhvillim i kapitalizmit me hapa te shpejta, kishte edhe anet negative si varferia, shfrytA"zimi i punes se femijve dhe kushtet e keqija ne fabrika. Teddy Ruzvelt me te ardhur ne pushtet, te paren gje qe beri ishte modelimi i ekseseve te vetA"veprimit. Kjo qe nje "choc", per sistemin e asaj kohe. Por, Ruzvelt, si nje republikan insistoi ne faktin se, nje nga gjerat qe duhej te bente qeveria e drejtuar prej tij ishte te mbareshtonte, zhvillonte e kontrollonte ekonomine e vendit. Si per problemet brenda vendit, ashtu dhe ne problemet e jashtme, Teddy ishte nje aktivist i palodhur. Ai ishte Presidenti i Pare qe bindi boten, per te pranuar rolin e SHBA se si nje fuqi globale. Ai ishte Presidenti i Pare qe kur u kthye ne politike me 1912 duke tentuar per nje mandat te trete nepermjet Partise Progresiste. Ai u ndje teresisht i lire per te paraqitur reforma te cilat paraqisnin nje vizion radikal e qe duheshin perligjur, te tilla si: Numuri i punes (Social security number), vendosja e nje pagese minimale per zbutjen e varferise, ide te cilat do te adaptoheshin dy dekada me vone e do te viheshin ne veprim ligjor nga kusheriri i tij ne distance, Franklin T. Ruzvelt. Si President i kombit amerikan ai do t'i bindte amerikanet te kuptonin se, paraqitja e tyre e re globale ishte nje propozim i kahershem. Dhe ne ate drejtim ai kishte te drejte! Teddy Ruzvelt ishte nje nga zerat e pare te shekullit amerikan. Lufta mes Amerikes dhe Spanjes do te ishte nje fitore e lehte. Impulsi ekspasionist i tij, kishte anen idealiste. Ai, gjithashtu, u shpreh per perhapjen e demokracisene vendet e tjera. Dhe ju, mund te shihni e te kuptoni edhe sot e kesaj dite, trashegimine ne zhvillimet e mepashme qe ai la pas vdekjes se tij. Per shembull, Planin Marshall. Por gjithmone SHBA te perpiqen te nxjerrin nje lider qe ka provuar rezistence, ne ndihmen qe SHBA japin per vendet e tjera, dhe si ato kooperojne sipas trashegimise e eksperiences qe ka lene Teddy Ruzvelt. Gjenerate pas gjenerate, amerikanet duhet te falenderojne dhe t'i jene mirenjohes liderit dhe pararendesit te tyre, jo vetem se ai krijoi 150 pyje kombetare, 5 parqe kombetare e 51 strehe refugjatesh por, gjithashtu, ai do te mbahet mend si nje nga presidentet qe i kushtoi rendesi te vecante mjedisit dhe ambientit duke bere qe ajri, uji, pyjet dhe jeta e kafsheve te ishin ne kontrollin dhe sigurine e shoqerise te civilizuar amerikane, pra ne sigurine kolektive. Ne rast se do te ish gjalle sot, ai do te ishte thellesisht i interesuar per problemet e ngrohjes globale dhe ruajtjen e specieve. Teddy Ruzvelt ishte nje Sigmund Freud bashkekohor dhe njeri vetanalitik dhe i veshtire per tu imagjinuar. Ai ishte nje njeri qe pershtatej me situaten dhe me zgjuaresi thithte mundesite per te dale dhe marre ne kontroll situaten. "Presidencat imperiale "qe pasuan me pas qe nga Franklin T. Ruzvelt e Lindon Xhonson, Xhorxh W.Bush, te gjithe i jane mirenjohes Shembullit te Tij. Kur Kongresi nuk beri asgje per te forcuar fuqine e trusteve korporatave te medha monopoliste Teddy Ruzvelt dha direktiven per te ribere reformimin e Sistemit te Drejtesise duke i rishikuar ligjet. Ai bente gjthçka emfatike. Por mbi te gjitha, ai kishte nje ndjenje supreme besimi per nje te ardhme te shkelqyer te SHBA si edhe siguri per fatin e kombit. Para tij disa presidente paten qene te frikesuar, per te marre vendime per fatet e kombit, por jo Teddy Ruzvelt. Ai e beri kombin amerikan nje figure qendrore ne bote. Nje vend qe s'e njeh deshtimin por sukseset, sepse ai eshte nje vend qe "prodhon" njerez te fuqishem dhe energjike qe dine te drejtojne. Njerez si TEDDY RUZVELT! Teddy Ruzvelt i pelqente shume te luftonte. Nga mesi i vitit 1890, kur Kongresi amerikan deklaroi lufte ndaj Spanjes, midis vullnetareve te pare e te shumte ishte edhe Teddy, i cili shprehej se: "Nje burre duhet te paguaje edhe me jeten e tij per ate ç'ka ai beson ne jete! Ai u be hero kombetar i pupullit kuban, ne ndihmen qe ai i dha Kubes ne luften me Spanjen. Po ashtu, lufta ruso japoneze, ishte nje tjeter dhurate e perendive per Ruzvelt. Ai kish kohe qe shqetesohej per ambiciet e Carit te Rusise ne Azi, ashtu si edhe per ambiciet e Gjermanise ne Atlantik. Ai kish nje admirim te jashtezakonshem per forcat e armatosura Japoneze, qe kur ato mposhten e shpartalluan hordhite dhe floten ruse , ne betejen epike te Tsushimes, ne maj te vitit 1905. Por, nga ana tjeter, Teddy Ruzvelt nuk deshironte dominimin e plote japones ne Lindjen e Larget. Duke u treguar shume aktiv ai, me zgjuaresi i loboi te dyja palet ne tryezen e Paqes. Qe kur Britania kish bere alence diplomatike me Japonine, askush nuk luante rolin e arbitrit, sepse Gjermanine e Kaiserit askush s'e besonte e kjo solli qe SHBA te behen ndermjetes te natyrshem. Teddy Ruzvelt i bindi te dy palet qe te dergonin perfaqesuesit e tyre ne tryezen e Paqes ne SHBA, per negociata. Lidhur me kete, Teddy tregoi nje interes te jashtezakonshem duke i mikluar te dyja palet, shpesh edhe duke i detyruar, ne menyre qe te dy nderluftuesit t'i jepnin fund LUFTES! Dhe Teddy ia arriti qellimit. Per rolin qe luajti ne tryezen e Paqes, atij i eshte dhene çmimi Nobel i Paqes, me 1906. Eshte me se e vertete se mbas vitit 1909, SHBA po thoshin fjalen e tyre ne punet e rendesishme boterore, duke ritrajtur edhe krizat europiane. Me pas, ecuria e kombit amerikan do te bente qe Teddy Ruzvelt te ndjehej i justifikuar dhe krenar para kombit te tij. Ai kishte qene gjithmone i bindur se ishte e pamundur te shmangnin: "Shnderrimin e SHBA ne nje fuqi nga me te medhate e te fortat te shekullit te 20 te, ne nje superfuqi! Ishte kjo nje zgjedhje qe dashur padashur do te behej nje nga marifetet e berjes SUPERFUQI ishte edhe SUPREMACIA DETARE, sipas principeve te teorise se Mahan it, gje e cila sherbeu si nje praktike efektive per perparimin e interesave dhe vlerave amerikane. Asnje nga presidentet e Amerikes nuk beri ate qe beri Teodor Ruzvelt (Teddy). Pak biografi per Teodor Ruzvelt: Theodore Roosevelet ka lindur me 27 Tetor 1858, ne New York dhe ishte femija i dyte i Theodore dhe Martha Bullock Roosevelet. Ne moshen 22 vjeç, ai martohet dhe do te kete nje vajze te quajtur Alice. Ne diten e Shen Valentinit me 1884, kur s'kishte mbushur 4 vjet martuar i ndodhi nje tragjedi. Humbet ne nje dite, nenen dhe bashkeshorten e tij. Me pas, ai martohet me miken e femijerise se tij, Edith Carow. Nga kjo martese paten 5 femije. Ne nentor 1886, ne moshen 28 vjeçare, ai humbet ne zgjedhjet per Kryebashkiak te New York ut, por me pas ai zgjidhet Guvernator i New York ut (1891 1901). Ne vitet 1901 1904, ai fiton mandatin e pare presidencial. Keshtu ai u be Presidenti nismetar i shekullit te 20 te. Me 1904 1909 fiton nje mandat te dyte presidencial. Mbas perfundimit te mandatit te dyte presidencial, ai se bashku me djalin e tij Kermit, shkon ne Afrike per te eksploruar dhe kthehet perseri ne politike me nje tentative tjeter per te kandiduar per president ne nje mandat te trete (1912) por humbet perballe presidentit Wilson. Teddy Ruzvelt eshte njeriu qe donte PAQEN!.. (Marre nga revista prestigjioze amerikane "Time")


2333
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI