Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

DOKUMENTI/ Kur Nexhmije Hoxha ishte pjesë e Partisë Fashiste
Publikuar me 25 Nen 2016

DOKUMENTI/ Kur Nexhmije Hoxha ishte pjesë e Partisë Fashiste

Në një kohë kur debati i madh historik partizanë-ballistë është rihapur sërish në prag të festës së çlirimit të vendit, ish-kreu i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokumente që tregon se Nexhmije Hoxha ka qenë pjesë e Partisë Fashite.

Bashkëshortja e udhëheqësit komunist u bë pjesë e fashitëve në tetor të vitit 1941 para se të martohej, tregon ky dokument që ruhej nga Enver Hoxha, thotë Dervishi.

Meqë tani jemi në prag të 29 nëntorit “të lavdishëm”, për të gjithë antifashistët e vërtetë apo falsë, po postoj për njohje e ndërgjegjësim dokumentin e regjistrimit në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglinit.

Ky dokument është i datës 10.11.1941. Dokumentin e kam publikuar në librin tim “Historia e lëvizjes komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”.

Dokumenti në fjalë si dhe disa të tjera rreth saj, ruheshin nga Enver Hoxha.

Nuk dihet ende se si do të pritet ky zbulim nga fanatikët e sistemit të kaluar, të cilët e shihnin shoqen Nexhmije si ''Dishepulle'' e Marksizëm-Lelinizmit, ndërkohë që njërin sy e paska pasur dhe nga fashizmi. Çdo gjë në varësi të situatës me pak fjalë.


792
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI