![]() |
Revista
|
|
Në kabinetin “Berisha” nuk ka më beqarë. I fundmi i tyre, ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, është fejuar rreth një muaj më parë. E zgjedhura e tij, një bionde simpatike quhet Ilda dhe punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Drejtorinë e Integrimit. Për më tepër, Ilda është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Mësojmë se kjo lidhje ka nisur që në kohërat kur zoti Bumçi nuk mbante post ministror për t’u kurorëzuar vetëm pak kohë më parë në fejesë. Mesa duket, kabineti i kryeministrit shqiptar rezulton i suksesshëm në drejtim të lidhjeve private të anëtarëve të tij po të kemi parasysh edhe martesën e zonjës Trashani, pak kohë pas emërimit të saj si ministre e Integrimit. Vetëm një javë më parë ministri Bumçi dhe e fejuara e tij janë parë së bashku në Festivalin e Këngës në Radiotelevizion.
Tashmë që lidhja e tyre është bërë zyrtare, ministri Bumçi dhe e fejuara e tij kanë qenë tërësisht të hapur dhe aspak të rezervuar nga shikimi i kureshtarëve përreth. Ata kanë ardhur së bashku, pak minuta përpara fillimit të koncertit dhe natyrisht janë ndaluar disa çaste për t’u përshëndetur me me Drejtorin Artistik të festivalit, Edmond Zhulali njëkohësisht xhaxhai i Ildës.
Më pas janë drejtuar në vendet rezervuara për ta. Të ulur në radhët e para, pikërisht pas kryeministrit Berisha, duket se zoti Bumçi dhe e fejuara e tij, nuk kanë pasur asnjë arsye për t’iu fshehur syrit të fotografëve dhe kameramanëve, por kanë shijuar me mbrëmjen me qetësi, për t’u larguar pas ndarjes së çmimeve. Ende nuk dimë se kur do të bëhet ceremonia martesore e çiftit sepse është herët për të folur.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje