![]() |
Revista
|
|
Një lajm i mirë për aktorin e njohur të “Portokallisë”, Bes Kallakun.
Aktori ka njoftuar përmes një statusi, se tashmë i është bashkuar “Zelig”, programit të famshëm e shumë të suksesshëm të humorit italian.
“Kur u nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot lavdi Zotit, përveç Portokallisë, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në Laboratorio Zelig në Itali, ku përgatiten aktorët e rinj. Në spektaklin më të bukur dhe profesional të humorit në Itali. Prej nga kanë dalë të gjithë aktorët e humorit më në zë.
Ka rreth 2 muaj që unë jap shfaqje në Laboratorio Zelig, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të Portokallisë, Top-Channel mbi tëgjitha, dhe Giancarlo Bozzo për besimin.
Duhet dëshirë dhe punë për t’i arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të Portokalli-së. “Ëndrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falenderoj edhe Nard Ndokën”, shkruan Besi.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje